(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Federata e Basketbollit të Kosovës
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:

Lajmet e fundit

08/09/2024
Peja kualifikohet në gjysmëfinale

FBK

Peja u kualifikua në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, pasi mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 100:81 (28:24, 20:15, 21:19, 31:23).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me verdhezinjtë që e fituan këtë pjesë 28:24, derisa vazhduan me lojë më të mirë në periudhën e dytë, 20:15, për të shkuar në pushim me rezultat 48:39.

Pejanët menaxhuan epërsinë edhe në pjesën e dytë për të fituar në fund 100:81.

MVP i ndeshjes ishte Daniels Jawauhn i Pejës me 23 pikë e 11 kërcime.

07/09/2024
Sigal Prishtina në gjysmëfinale

FBK

Sigal Prishtina është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Superkupën e Kosovës.

Bardhekakltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 78:73 (14:23, 20:19, 22:15, 22:16).

Ndeshja në fakt ishte mjaft interesante në Prizren, ku po zhvillohet ky turne. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar çerekun e parë 14:23, derisa periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34:42.

Por, Bardhekaltrit në pjesën e dytë ishte më të përqendruar dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe e kthyen në favor të tyre për të triumfuar 78:73.

MVP i ndeshjes ishte Jalen Moore i Sigal Prishtinës me 23 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

07/09/2024
Çereku i fundit vendimtar, Trepça kalon në gjysmëfinale

FBK

Në Prizren filloi Superkupa e Kosovës në basketboll. Trepça depërtoi në gjysmëfinale, por jo pa vështirësi, pasi mundi Borën me rezultat 85:76 (22:23, 19:21, 20:18, 24:14).

Ndeshje tërësisht e barabartë u zhvillua në pjesën e parë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke bërë që të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë në Prizren. Çereku i parë ishte 22:23, derisa i dyti 19:21, ku skuadra prishtinase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 41:44.

Në periudhën e tretë, prishtinasit u shkëputën në 48:57, por mitrovicasit u rikthyen dhe shifrat pas 30 minutash ishin 61:62. Në dhjetë minutat e fundit, kampionët e Kosovës u rikthyen për të bërë përmbysjen dhe për të fituar 85:76.

MVP i ndeshjes ishte Sammy Hunter i Trepçës me 24 pikë e 12 kërcime.

07/09/2024
Mesazhi i Kryetarit Arben Fetahu për edicionin e ri 2024/25

FBK

Të nderuar basketbollistë/e, trajnerë/e, punëtorë sportivë dhe të gjithë dashamirësit e basketbollit,

 

Pas një edicioni të jashtëzakonshëm, na pret një edicion edhe më emocionues dhe interesant në basketbollin e Kosovës.

Rrugëtimi ynë i gjatë do të nisë me Superkupën, për të vazhduar me garat e tjera. Ky edicion do të jetë plot sfida, por gjithashtu do të na sjellë edhe momente të paharrueshme në sportin tonë të dashur.

Basketbolli në Kosovë është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, dhe jam shumë i lumtur që këtë rrugëtim po e përjetojmë së bashku, me të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e tij.

Rritja e cilësisë dhe interesimit për basketbollin kërkon më shumë përgjegjësi dhe përkushtim nga të gjithë ne që jemi të angazhuar në këtë sport. Ne punojmë pa u ndalur për të mirën e basketbollit, dhe përkushtimi ynë reflektohet në investimet dhe përgatitjet që kemi bërë për këtë edicion, të cilat na paralajmërojnë një nga edicionet më interesante të viteve të fundit.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të vazhdojë të jetë në mbështetje të fortë për të gjitha klubet, për të dy konkurrencat dhe për të gjitha kategoritë. Ne, si FBK, jemi përgatitur maksimalisht për edicionin e ri dhe do të jemi pranë jush nga ndeshja e parë deri në përfundimin e edicionit.

Ju uroj suksese çdo klubi dhe shpresoj që ky edicion të mbahet mend për cilësinë dhe shikueshmërinë e tij. Gjithashtu, skuadrave që garojnë në arenën ndërkombëtare ju dëshiroj suksese të mëdha, për të përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në garat evropiane.

Të gjithë ne-punëtorë sportivë, lojtarë, trajnerë dhe të gjitha Grupet e Interesit-le të angazhohemi për të mirën e basketbollit dhe për zhvillimin e masivizimin e sportit, të cilit i kemi kushtuar pothuajse tërë jetën tonë.

Pa dashur të harroj askënd, dua të falënderoj secilin për kontributin tuaj dhe ju uroj një edicion sa më të suksesshëm për të gjithë.

Le të jetë një edicion i bukur dhe i paharruar!

I juaji,

Sinqerisht,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës

40

Lojë

9

Fitore

31

Humbje

Highlights

Statistikat e lojtarëve për xhiron e 1 në Prince Caffe Superliga

# Lojtari Minutat e luajtura Pikët e shënuara Kërcime Asistime Indeksi
Statistics powered by Genius Sports

Na ndiqni në rrjetet tona sociale