(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Mitrovica - Wikipedia Jump to content

Mitrovica

Coordinates: 42°35′02″N 21°34′30″E / 42.58389°N 21.57500°E / 42.58389; 21.57500
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mitrovicë)
Mitrovica
Косовска Митровица
Kosovska Mitrovica
Ura e Ibrit, lumi Sitnica, Monumenti i Minatorëve, Lumi i Ibrit, Kisha Ortodokse e Shen Dimitrit, Ish Hotel Jadran, Xhamia e Sandit, Kisha Katolike e Fshatit Vinarc, Kisha e Saksoneve Trepçë, Mitrovica gjatë natës.
Ura e Ibrit, lumi Sitnica, Monumenti i Minatorëve, Lumi i Ibrit, Kisha Ortodokse e Shen Dimitrit, Ish Hotel Jadran, Xhamia e Sandit, Kisha Katolike e Fshatit Vinarc, Kisha e Saksoneve Trepçë, Mitrovica gjatë natës.
Official logo of Mitrovica
Vendndodhja e komunës së Mitrovicës në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Mitrovicës në Kosovë
Koordinatat: 42°35′02″N 21°34′30″E / 42.58389°N 21.57500°E / 42.58389; 21.57500
ShtetiKosova Kosova
RajoniMitrovica
Qeveria
 • KryetariBedri Hamza (Jugu) (PDK) & Erden Atiq (Veriu) (VV)
Sipërfaqja
 • {{{area_blank1_title}}}331 km2 (128 sq mi)
 • {{{area_blank2_title}}}15,980 km2 (6,171 sq mi)
Lartësia mbidetare
500 m (1,600 ft)
Popullsia
 (2020)
 • Qytet dhe komunë83,235 (Jo e saktë për shkak të bojkotimit të regjistrimeve të popullsisë të vitit 2.024 nga serbët e veriut të Mitrovicës).
 • Popullsia urbane
54.132
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
40000
Prefiksi+383 (28)
Targa e automjeteve02
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/mitroviceejugut/

Mitrovica (serbisht: Косовска Митровица Kosovska Mitrovica "Mitrovica e Kosovës" ose Митровица Mitrovica) është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kanë ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponent i rëndësishëm në ngritjen e një qendre të rëndësishme të vendbanimit. Me pasuritë e tij që nga koha antike e deri më sot, Albaniku (Monte Argentraum) është bërë një qendër joshëse për qëllime ekonomike.

Nga zbulimet arkeologjike të bëra në këtë territor, lë të kuptohet se banorët më të vjetër janë dardanët të cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit të bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shëndrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak, ky territor bie nën sundimin e carit bullgar Simeoni (879-927), sundim i cili më vonë zëvendësohet nga familja serbe e Njemanjve. Gjatë sundimit të kësaj familjeje, ky territor mbushet me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të car Dushanit, vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin ortodoks.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shndërrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".

Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë mjedis. Pra, motivet ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këtë anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.

Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, një nekropol ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit) etj. Jeta ekonomike në Dardani, pra edhe në trevën e Mitrovicës është mbështetur në radhë të parë në bujqësi. Në shek. I të e.r., Iliria u gjend nën sundimin romak. Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve. Në kohën romake, pas Ulpianës, qendra e dytë e rëndësishme ishte Municipium DD afër Soçanës (Soçanicës) e banuar edhe në parahistori. Në fund të shek. IX, treva e Mitrovicës, bashkë me territorin e Kosovës u gjend nën sundimin e shtetit bullgar të car Simeonit (897-927), ndërsa pas rënies së kësaj mbretërie u rikthye nën sundimin e bizantit. Në 1185-ën viset shqiptare të veriut të Kosovës u pushtuan nga shteti serb i Nemanjve. Këtu fillon periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare. Sundimtarët serbë e shndërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike, kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese. Në kohën e sundimit të car Dushanit, shqiptarët ishin të detyruar të braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me ardhjen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX, Mitrovica u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Në afërsi të Mitrovicës, në fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”. Si stacion i fundit hekurudhor, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues. Përgjatë rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyqane të ndryshme zejtare e tregtare. Ndër objektet më të rëndësishme shquhej sharra e Dragajve.

Stacioni i trenit në Mitrovicë në vitin 1894

Krijimi i rajonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas fundit të sundimit osman dhe disa llojesh administrimit të gjerë pas shtetrrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapësira të ndryshme. Pas shtetrrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Mitrovicës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shndërrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunshëm i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i përgatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë-Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komuna, sistemi i Milosheviqit me heqjen e Autonomisë dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrëveshjes teknike për sektor e mori edhe NATO-ja.


Mitrovica është një ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë.

Pozita gjeografike është e volitshme për shkak të relievit. Korridori veri – jug përmes luginave Ibër – Sitnicë ka rëndësi ekonomike e kulturore, pasi e lidh atë me shumë vende të ndryshme. Qyteti kufizohet nga shpatet e Kreshbardhës (Kopaonikut), Rogoznës, Moknës dhe Qyqavicës. Territori i kësaj komune kufizohet me komunën e Zveçanit (në pjesën veriore), me komunën e Besianës (në pjesën lindore), me komunën e Vushtrrisë (në pjesën jugore), me komunën e Skënderajt (në pjesën perëndimore) dhe me komunën e Zubin Potokut (në pjesën veriperëndimore). Në drejtim të Sitnicës lidhet me Rrafshin e Kosovës. Qytetin, nga ana jugore e ndan prej basenit të Kosovës kodrina tufoide e Bajrit (520 m).

Territori i rrethinës së Mitrovicës ka një pozitë të rëndësishme, sidomos për komunukacionin transitor. Mitrovica shtrihet në shkallën 42,53° të gjerësisë gjeografike veriore dhe në atë 25, 52° të gjerësisë gjeografike lindore si dhe në lartësinë mbidetare 508–510 m.

Territori i rrethinës së Mitrovicës ka një pozitë të rëndësishme, sidomos për komunukacionin transitor. Në këtë trevë, rrugë të rëndësishme të çojnë në brendësi të Gadishullit Ilirik, në bregdetin Adriatik, në Detin Egje dhe në Detin e Zi. Po këtu kalon edhe hekurudha që lidh pjesën jugore dhe veriore të Gadishullit Ilirik. Territori i komunës së Mitrovicës, së bashku me Zveçanin, sipas shënimeve të vitit 1987, ka pasur 56 zona kadastrale me një sipërfaqe prej 45.918 ha, 96 ari, 55 m. Si pjesë mikroregjionale e fushëgropës së Kosovës, baseni i Mitrovicës nga veriu mbyllet nga kodra dominante vullkanike e Zveçanit (799 m), Kodra e Sokolit (918 m) si dhe nga Mali Majdan (1268 m). Nga lindja, Mitrovica kufizohet me kodrën e Lisit (665 m), nga juglindja me Kodrën e Shkemzetit (Cërrnushës, 1010 m) dhe në perëndim me kodrën e Zmiqit (822 m) dhe të Gërrmovës (782 m). Karakteristikat dominante morfologjike të territorit të komunës së Mitrovicës, janë malore – kodrinore. Në rrethinën më të gjerë të Mitrovicës mbizotëron peizazhi malor, ku jetojnë mbi 120.000 banorë.

Në Mitrovicë ekziston Biblioteka Komunale “Latif Berisha”. Kjo bibliotekë ka edhe njësitë e veta në Bare, Tunel të Parë etj.

Muzeu i qytetit gjendet në godinën e ish-armatës serbe dhe kohët e fundit është konsoliduar mjaft mirë. Puna më e madhe në këtë drejtim është bërë nga restaurimi i kullës së Isa Boletinit në Boletin.

Në Mitrovicë ekziston Shtëpia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në të ka teatër kinema etj. Megjithatë, funksionon Teatri i qytetit “Sandër Prosi”, Teatrot amatore si “Aleksandër Moisiu”, “Kacageli”, “Showmeselation” etj., grupi i këngëve e valleve: Klubi letrar “Lumi i Bardhë”, i cili deri tani ka nxjerrë 12 numra të revistës letrare: “Fjalë e valë" etj. Edhe Klubi i artistëve është duke kryer një punë të lavdërueshme, të cilët kanë hapur ekspozita individuale e kolektive.

Në Mitrovicë aktualisht ndodhet një radiotelevizion privat dhe tri radio.

Olympisches Stadium "Adem Jashari" Mitrovicë

Përfshirja e popullsisë së Mitrovicës dhe pjesëmarrja e tyre në aktivitetet sportive është realizuar dhe realizohet kryesisht përmes pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e klubeve sportive, në rrafshe të ndryshme, në kuadër të federatave gjegjëse, si:

  • Klubi i basketbollit “Trepça” (m) – Federata e basketbollit
  • Klubi i basketbollit “Trepça” (f) – Federata e basketbollit
  • Klubi i Hendbollit “Trepça” (m) – Federata e hendbollit
  • Klubi i Hendbollit “Trepça” (f) – Federata e hendbollit
  • Klubi i futbollit “Trepça 89” – Federata e futbollit
  • Klubi i futbollit “Trepça” – Federata e futbollit
  • Klubi i futbollit “Birliku” - Federata e futbollit
  • Klubi i xhudos “Trepça”- Fedetara e xhudos
  • Klubi i atletikës “Trepça” – Federata e atletikës
  • Klubi i shahut “Trepça” – Federata e shahut
  • Klubi i shahut “Minatori” – Federata e shahut
  • Klubi i biliardos "Trepça" - Federata Kosovare e Biliardos
  • Klubi çiklistik “Trepça” – Federata e çiklizmit
  • Klubi çiklistik “Besi Petroll” – Federata e çiklizmit
  • Klubi i boksit “Trepça 89” – Federata e boksit
  • Klubi i karates “Trepça” – Federata e karatesë
  • Akademia e Arteve Marciale "Mitrovica" (me shumë lloje të arteve marciale për të gjitha moshat dhe gjinitë)
  • Klubi i automobilizmit “Trepça” – Federata e automobilizmit
  • Klubi i skitaris “Trepça” – Federata e skitarisë
  • Klubi i notit “Trepça” – Federata e notit
  • Klubi i shenjëtaris “Trepça” – Federata e shënjtërisë
  • Klubi i pingpongut “ Trepça” – Federata e pingpongut
  • Klubi i tenisit “Trepça” – Federata e tenisit
  • Klubi i gjimnastikës “Trepça” – Federata e gjimnastikës
  • Klubi i bodibildingut “Forca” – Federata e bodibildingut
  • Qendra Nacionale e Vëzhguesve te Kosoves - QNVK

Në kaudër të të gjitha këtyre klubeve veprojnë të gjitha kategoritë si fatosat, pionierët, kadetët, juniorët, seniorët e në disa raste dhe në disa klube edhe veteranët që në përgjithësi arrijnë shifrën prej afro 2.200 pjesëmarrës të cilët defilojnë dhe marrin pjesë në aktivitetet sportive, përmes klubeve sportive dhe në federatat gjegjëse.

- Objektet sportive - Palestra e sporteve “Minatori” Stadiumi i sporteve të vogla “Fatime Xhaka” Stadiumi olimpik “Trepça” Stadiumi i vjetër i qytetit “Riza Lushta” Stadiumi i futbollit “Ismet Sejdiu” Bair – Mitrovicë Stadiumi ndihmës i qytetit “Nexhat Taraku” Stadiumi i futbollit – Kçiq i Madh – Mitrovicë Stadiumi i futbollit – Koshtovë – Mitrovicë

Në kuadër të objekteve sportive bëjnë pjesë edhe poligonet sportive, sallat sportive të shkollave fillore dhe atyre të mesme, të cilat në rast nevoje mund të përdoren edhe për zhvillimin e sportit.

Nga niveli i zhvillimit, që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomiko-socialë, Mitrovica, ndonëse vendi me rezerva më të mëdha të plumbit e zinkut, gjatë periudhës 1913-1999 ka qenë rajoni më i prapambetur. Shkaqet e kësaj prapambetjeje nuk kanë qenë vetëm niveli fillestar i zhvillimit ekonomiko-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarë, por ndikimi negativ i faktorëve politikë dhe ekonomikë jugosllavë edhe ndërkombëtarë, politika shtetërore e ndjekur ndaj Kosovës në përgjithësi dhe ndaj rajonit të Mitrovicës në veçanti. Qarqet drejtuese të Beogradit edhe në këtë mjedis kanë ushtruar trysni të madhe për shkombëtarizim, për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin me kolonë sllave.

Pas Luftës së Dytë Botërore është hetuar një rritje e zhvillimit ekonomik dhe industrial në këtë mjedis. Në aspektin e punësimit industria përfshinte 40 % të sektorit shoqëror, apo gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në komunë. Mitrovica mori epitetin e qytetit të minatorëve në sajë të numrit më të madh të të punësuarve në “Trepçë”. Trepça si vendburim i xehes është i njohur që në periudhën ilire. Sipas dokumenteve mesjetare Trepça është e njohur me emrat: Trepza, Trepice, Tripza, Trepza, kurse në 1455-ën del edhe me emrat Triepdchia e Trepza Turcha (Trepça turke). Tradita shekullore e ripërtërirë me krijimin e ndërmarrjes xehetare metalurgjike “Trepça” nga fundi i viteve ’30, u finalizua në dekadat e fundit me krijimin e Kombinatit Xehetar-Metalurgjik-Kimik me qendër në Zveçan pranë Mitrovicës. Qysh në fillim të viteve ’80 prodhimi vjetor i xehes së plumb-zinkut kishte arritur në rreth 2 milion ton. Mbi këtë bazë Kombinati ka prodhuar dhjetëra mijë ton plumb të rafinuar, zink, elekrtrolitik, argjend të rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat piriti, kadmium, akumulatorë plumbi etj. Sidoqoftë, gjysma e prodhimit të plumbit dhe pjesa më e madhe e metaleve të tjera kanë sjhkuar për përpunim të mëtejshëm në njësitë e tjera të Federatës, sepse degët e industrisë finalizuese kosovare gjithnjë mbetën me zhvillim të pamjaftueshëm. Kombinati “Trepça” deri në fillim të viteve ’90 ka qenë prodhuesi më i madh i plumbit e zinkut dhe i akumulatorëve në ish Jugosllavi. Kombinati “Trepça” merrte pjesë me 50-60 % në prodhimtarinë e tërësishme të Pb në ish-Jugosllavi. Prodhimi bruto i këtij sistemi ekonomik para vitit 1989 kapte vlerën prej afro 50.000.000 dollarë amerikanë, kurse fitimi neto arrinte në 80.000.000 dollarë (paga, konsumi, akumulimi). Gjatë viteve 1990-1992 nga kombinati janë larguar me dhunë 12.000 punëtorë shqiptarë.

Meqë Mitrovica ishte qytet industrial, ka qenë një nga mjediset më të ndotura.

Pas përfundimit të luftës (1999) në Trepçë nuk është bërë eksploatimi i xehes. Deri tani janë punësuar një numër simbolik i punëtorëve për ta mirëmbajtur. Nuk punon më as fabrika e akumulatorëve, as fabrika e plehrave artificiale.

Fabric and accumulators of Trepça mine
Fabric and accumulators of Trepça mine

Në Mitrovicë vazhdon të punojë fabrika e betonit, fabrika e bukës, si dhe ndërmarrje të vogla private ku janë punësuar një numër simbolik punëtorësh.

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Universal për Mitrovicën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.

Kodi postar i Kosovës - 40000 Mitrovicë
Qarku Komuna Vendbanimi Numri
Mitrovicë Mitrovica Mitrovica 40000
Mitrovicë Mitrovicë Mitrovicë 1 40010
Mitrovicë Mitrovicë Mitrovicë 4 40040
Mitrovicë Mitrovicë Mitrovicë 5 40050
Mitrovicë Mitrovicë Mitrovicë 6 40060
Mitrovicë Mitrovicë Tuneli i parë 40500
Mitrovicë Mitrovicë Bare 40550
Mitrovicë Mitrovicë Shipol 40600
Mitrovicë Mitrovicë Zubin Potok 40650
Mitrovicë Mitrovicë Runikë 40700
Mitrovicë Skenderaj Skenderaj 41000
Mitrovicë Skenderaj Prekaz 41050
Mitrovicë Vushtrri Vushtrri 42000
Mitrovicë Zveçan Zveçan 43000
Mitrovicë Albanik Albanik 43500
Ref: PTK
 Commons: Mitrovica – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]