(Translated by https://www.hiragana.jp/)
A ka të drejtë Omersoni? | Gazeta Panorama ONLINE
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20140118015440/http://www.panorama.com.al:80/2014/01/15/a-ka-te-drejte-omersoni/
Home » Opinion » A ka të drejtë Omersoni?

A ka të drejtë Omersoni?

REXHEP MEIDANI

  Këtë janar, në Paris, me rastin e Vitit të Ri, më dhuruan një libër të akademikut, shkrimtarit e gazetarit Zhan d’Omerson (Jean d’Ome-rsson).  Është ai që ka ndikuar për përdorimin dhe popullarizimin e termit inaptokracia në Francë. Në fakt, si term, ai është një neologjizëm i krijuar nga bashkimi i fjalës inapte – jokompetent, i paaftë, pa kapacitetin e duhur, dhe kratos – fuqi, autoritet.
I ndeshur shpesh në internet, ai nënkupton një qeverisje, drejtim ose menaxhim jokompetent, i udhëhequr nga njerëz të paaftë – nga inaptokratë. Por, Omersoni, i orientuar qartësisht djathtas, nuk ka qëndruar aty, duke i dhënë edhe një përmbajtje ironike këtij termi në talljen apo vënien në lojë të qeverisjes socialiste, të politikës së ushtruar nga e majta, sidomos pas zgjedhjes së Fransua Holand (François Hollande) në postin e Presidentit të Republikës më 2012-n…
Por, ç’është inaptokracia?
Inaptokracia është “një sistem qeverisje, ku më pak të aftët për të qeverisur janë zgjedhur nga më pak të aftët për të prodhuar, ndërsa anëtarët e tjerë të shoqërisë më pak të aftë (të paaftë) për të përballuar jetën rikompensohen ose mbështeten me mallra e shërbime të paguara nga konfiskimi i pasurisë dhe punës së një numri gjithmonë e më të vogël prodhuesish…”. Nisur nga një konceptim i tillë ekstrem, sipas disa autorëve, demokracia i favorizon sistemet politike inaptokratike, në të cilët drejtuesit ose zgjidhen me lloj-lloj gënjeshtrash, mashtrimesh, marifetesh ose “pompimesh” karizmatike, por jo sipas aftësisë, kapacitetit e mençurisë së tyre. Kjo “logjikë” moskompetence transmetohet poshtë në mënyrë piramidale; ajo shoqëron edhe nivelet më të ulëta…    Sidoqoftë, kur fillova ta analizoja këtë lloj përkufizimi, të propaganduar aq fuqishëm nga Omersoni, por dhe dy parimet bashkëshoqëruese të tij, sa jam trishtuar, po aq edhe kam qeshur. Veçse sytë m’u mbushën me lot, jo nga gazi, por nga dëshpërimi gjatë krahasimit të fakteve dhe të dhënave për qeverisjen në mjedisin shqiptar!
Përmbajtja e dy parimeve empirike.
      Në organizimet sociale – politike hierarkike, parimet empirike të inaptokracisë janë: parimi i Piterit dhe parimi i Dilbertit. Sipas parimit të Piterit, në një organizim hierarkik “çdo punonjës tenton të avancojë deri sa të arrijë nivelin e tij të jo-kompetencës”, dhe kështu: “Me kalimin e kohës, çdo post okupohet nga punonjës jokompetentë, të paaftë për të kryer detyrat apo për të ushtruar përgjegjësitë e veta”. Kjo është dhe sindroma e promovimit në organizimin inaptokratik!
E thënë ndryshe, në fillim tentohet që puna të kryhet nga ata që nuk e kanë arritur akoma nivelin e jo-kompetencës. Pra, një punonjës super-kompetent në një pozicion të ulët të papërshtatshëm ka dy rrugë të ndryshme avancimi në karrierë në varësi të lidershipit. Drejtues apo menaxherë të aftë e promovojnë të aftin, kompetentin, në të mirë të organizimit përkatës, të qeverisjes, strukturës apo kompanisë; ndërsa drejtuesit e paaftë, pa kompetencën e nevojshme, duke nuhatur rrezikun prej tij, ose e lënë atë sa më larg, pse jo, bëjnë çmos që ta eliminojnë atë. Një punonjës super-kompetent dhunon, kështu, nenin bazë të organizimit inaptokratik (të organizimit hierarkik me drejtim jokompetent): pikërisht ruajtjen e kësaj inaptokracie (hierarkike). Në përfundim, në këtë lloj qeverisje: një zyrtar apo punonjës jokompetent e ruan postin e tij; kurse ai kompetenti zëvendësohet nga një tjetër, potencialisht jokompetent (por edhe nëse i sapoardhuri është kompetent, ai do të zëvendësohet më tej nga një i ardhur rishtas, derisa ai post të bjerë në dorë jokompetente; kështu, në një shtrirje të gjatë kohe, postet do të okupohen nga punonjës jokompetentë për funksionet përkatëse). Dhe ajo që të sjell më tepër trishtim është se pjesa më e madhe e punës të kryer bëhet nga individë që nuk e kanë arritur akoma “pragun e inkompetencës”.
      Sipas principit të Dilbertit, që është një version akoma më shqetësues se principi i Piterit, “në trupën e menaxhimit (apo qeverisëse), njerëzit më pak kompetentë kapin sistematikisht poste ku ata mund të shkaktojnë më pak dëme”. Pra, njerëzit (zyrtarët) më pak kompetentë vendosen e promovohen në poste ku ata rrezikojnë të shkaktojnë më pak dëme, apo rezultojnë më pak të rrezikshëm, pra, në drejtimin ekzekutiv ose mbikëqyrje. Në një strukturë “piteriane”, një drejtues jokompetent rezulton kompetent kur ai zë vendin e njërit prej vartësve të tij (pra kthehet në një detyrë më të ulët); përkundrazi, në një strukturë “dilbertiane” drejtuesi jokompetent është akoma më i paaftë në pozicionet e vartësve të tij. Në veçanti, ai nuk e kupton fare teknologjinë dhe i mungon orientimi i drejtë në raste serioze. E thënë ndryshe, punonjësit më kompetentë më shpesh nuk promovohen, sepse ata janë të pazëvendësueshëm në postet që zënë aktualisht.
Në përgjithësi ndeshet një përzierje e këtyre parimeve, që në fund të fundit shpreh një mospërfillje, deri humbje, për njerëzit kompetentë. Ata mbetën të “ngurtësuar” në shkallën e poshtme të karrierës (pra, dhe një rrogë të vogël), ngaqë ata konsiderohen (por dhe janë) të pazëvendësueshëm në vendet që kanë. Kurse ata që ngrihen në shkallën hierarkike, duke u bërë jokompetentë, do të mbeteshin më të dobishëm, më efektivë, në poste të poshtme. Në kushte të tilla, nisur dhe nga një analizë mbi hierarkinë që më ka pëlqyer (por jo se ishte e tim biri), në një qeverisje dhe shoqëri hierarkike si e jona, një person jokompetent nuk merakoset fare për të ardhmen e tij, sepse ai mund të bëjë karrierë pa ndonjë shqetësim nëse ka ndonjë  “piston” politik (ose nepotik)…
Krahasimi
Në mënyrë krahasimore, parimi i Dibertit është një version i rënduar i parimit të Piterit, aq më tepër që, në dhjetëvjeçarët e fundit, drejtimi e menaxhimi kanë evoluar në një mënyrë të tillë saqë epoka e aplikimit të parimit të Piterit mund të konsiderohet sot si e artë. Kjo ka bërë që formulimi i mëparshëm me pamje më tepër politike të marrë një trajtë më tepër administrative. Konkretisht, theksohet se: “Njerëzit më pak kompetentë vendosen në mënyrë sistematike në poste ku ata rrezikojnë të shkaktojnë më pak dëme: në ato të menaxherëve apo administratorëve”. Siç u theksua më sipër, sipas parimi piterian, një drejtues jokompetent është kompetent kur ai zë postin e njërit prej vartësve të tij, ndërsa në organizimin dilbertian, përkundrazi, drejtues bëhen ata që kanë qenë më të dobëtit, më të paaftët, më zerot në postet vartëse. Në veçanti, ata nuk marrin vesh asgjë nga teknologjia, madje iu mungon edhe orientimi në situata të improvizuara apo raste serioze. Vetë zyrtarët (nëpunësit) më kompetentë nuk promovohen fare, sepse ata janë të pazëvendësueshëm në detyrat e tyre aktuale. E thënë ndryshe, zyrtarët (nëpunësit) jokompetentë nuk mbeten në të njëjtën detyrë ku ata nuk janë kompetentë (sepse promovohen); kurse zyrtarët (nëpunësit) kompetentë mbeten në detyrën ku ata janë kompetentë (sepse ata nuk promovohen).
Një humor cinik omersonian.
Pavarësisht teprimit në orientimin djathtist të tij, sipas Omersonit, praktika të tilla janë karakteristika të qeverisjeve të majta (socialiste). Por, për këtë nuk ia vlen të dëshpërohesh, sepse, sipas tij, duke cituar Theçerin (Margaret Thatcher): “Socializmi zgjat aq kohë sa do të mbarojë paraja e të tjerëve”. Po ashtu, ai citon dhe Çërçillin (Winston Churchill), sipas të cilit: “Socialistët, njëlloj si Kolombi (Christophe Colomb), kur nisen ata nuk e dinë se ku do të shkojnë, ndërsa kur arrijnë, ata nuk e dinë se ku janë”… Por, Omersoni nuk ndalon këtu, ai vazhdon të bëjë lojëra fjalësh me GPS dhe Guide Pour Socialiste (Guidën Për Socialistë)! Pikërisht, nisur nga ky orientim apo GPS, që në shkollën “fillore” të socializmit mësohen, pak a shumë, këto katër operacione: 1. rritja e taksave; 2. ulja e të ardhurave; 3. rritja e shpenzimeve, shtesa në numrin (pozicionet) e funksionarëve; 4. ndarja (copëtimi) e (i) punës. Po të analizohen këto operacione, vihet re, për fat të keq, që ato vihen re dhe te ne, jo vetëm operacionet 1 dhe 2, por edhe ato 3 dhe 4. Së fundi, humori i Omersonit arrin deri te “këshilla” cinike: Në zgjedhjet e ardhshme votoni Ali Babën; të paktën, ashtu do të keni të bëni me vetëm 40 hajdutë, por jo më shumë…

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

29 Komente per “A ka të drejtë Omersoni?”

  1. Bukur, por shume me vonese, prof. Mejdani.

  2. Z. Mejdani, te pergezoj per kete shkrim brilant apo krahasim i goditur me qelberin ton (qeverin).Keta(specialistet) vertet kan hyr ne nje rrug qe se din se ku i çon por ky s’eshte qellimi i tyre ata fillimisht do mbushin mir thaset se xhepat i kan plot dhe besoj e shpresoj se do gjejn rrugen (per te fshehur ato qe grabisin ) por do din edhe vend ndodhjen! me te pyetur kan gjet stambollin. Per kete mos u shqetesoni zoti Mejdani kete gajle (merak) po t’a heq une por shqetesimin qe ngre eshte i drejt dhe udha qe po ndjekin eshte vertet pa krye.

  3. E hodhe tuc Edi Ramen o Mejdan! Perfundimisht e firmose vete largimin nga PS-ja omersiane…

  4. Prof. Mejsani, shume gjate e torret muhabetin…
    1. Me vjen jashtezakonisht keq qe ju, me kete shpirtvogelsi e cinizem, keni qene presidenti i Republikes sime…
    2. Me keto qe po shkruani, djalit tuaj i beni vetem keq…
    3. Me keto qe po shkruani po na bindni se keni ndermarre rrugetimin “DJATHTA”, bashke me kolegun tuaj Islami…
    4. Sa turp!!!

    • O tirka, per c’turp flet? E ke hallin tek te paaftet qe kaperdisen
      ne ekrane apo per hajdutet qe i kemi me teprim si ne Shqiperi, edhe ne Kosove?! Kur e lexova me pelqeu te shkruarit etik, prandaj kujt i djeg le te kruhet, apo os fshihesh me kete emer dhe je nje nga ata?
      Albani

    • 4. Sa “turp”!!! O me ne, o kundra nesh, rruge te mesme nuk ka!

    • Kjo eshte analize brilante, o i mbaruar. Kush je ti ne fund te fundit t’i shkruash “Sa turp” nje opinionisti qe ka qene edhe president i “Republikes tende”.

    • Shihet qarte se pas nofkes “tirka” fshihet dikush qe eshte lenduar shume nga artikulli i profesorit, sepse tek artikulli shihni ne paqyre veten dhe paaftesine tuaj. Por, ky eshte problemi yt dhe jo i profesorit.
      Nje prorosi: me mire per ty eshte te te lendoje e verteta (e paftesise tende) sesa te te ngushelloje mashtrimi (se je e afte per pozicionin qe mund te kesh).

  5. E cte ben femija sta ben as perendia. Nga urrejtjet personale po na kthehesh I indoktrinuar djathtas mejdan efendi. Nga dashurite dhe pasionet per filozofet e majte tani na citon vetem curchil, thatcher. Etj.

  6. Me se fundi nje opinion i sakte, me shume kulture.
    Ju falemnderit PROFESOR !

  7. Problemi ketu eshte se nje Ali Baba ka kohe qe eshte qeveri me shum hajdutet e tij dhe ky eshte Ilir Meta por u bene dy tani me gjithe Ramen dhe banden e tij. Edhe pak po e sigurte qe Ilir Baba do vazhdoje te mbreteroje cdo zgjedhje me banden e tij qe vetem rritet e fuqizohet ne placke e numer.

  8. wow ca artikulli!!! nje pershkrim dinjitoz te realitetit shqiptar!! kam lexuar me mijera artikuj por ky esht vertet bombastik per shtetaret tan qe sja kan iden se ku po e cojn ket vend!!!!

  9. Mesencial ,i qarte me niviel te larte!! Pergezime prof Mejdani …:! Shpresojme qe ta kuptojne ata qe zgjodhen,ramen e pa afte,inaptokrat,e jo vetem……

  10. Z.Meidani, sa per saktesim :
    - Omersoni qe ju permendni quhet Ormeson
    - Teksti i tij i drejtohet te majtes franceze (e cila efektivisht, e prej kohesh, ka harruar te jete progresiste)
    - Me kete mendim qe paskeni per te majten (ne pergjithesi), si ka mundesi qe qe prej 96′es u rradhitet mes saj ?
    - Sipas logjikes suaj (ose parimit te personazhit humoristik Dilbert), ju paskeni qene ne maje te paaftesise, e si i tille, keni qene dhe me i paafti…

    • Ja dhe perpleks wikipedia. OMG! Ti kapesh tek gramatika dhe e kaluara. Zoti Mejdani po te jep leksion pa leke si t’a shikosh, gjykosh dhe transformosh per mire realitetin, kurse ti ben derr-derr-mel-mel kot.

  11. bujar haznedari

    socializmi zgjat aq kohe sa te mbaroje paraja e te tjereve,socialistet si kolombi kur nisen nuk dine ku do te shkojne kur arrijne nuk dine se ku jane.bukur ,shume bukur profesor.

  12. Fiks mos u merzisni se Socializmi vazhdon sa te mbaroje parate e te tjereve e kete here nuk ka shume para qe ta zgjasi. :)

  13. fjalet perseriten e perseriten dhe behen si nje lesh i tjerrurr. sipas kesaj filozofie te me falin lexuesit e tjere po kemi te bejme me nje shkrim sa cinik, aq edhe inatçor. vete shkrimtari te cilin mejdani e permend si kur te ishte perle e letersise boterore ,nuk eshte tjeter veçse nje spekulant i regjur i asaj qe quhet jo antagonizem. pra ai paraqet si ideologjine e vetme superiore te djathten duke lene te kuptohet dorezimin pa kushte te alternatives tjeter pra te se majtes. nuk besoj se mejdani e beson vete kete. po ka gjasa qe edhe nje ish president perfshihet nga emocionet e çastit. sipas tezes besoj shume te rrezikshme qe z. mejdani po na i servir i bie te mos nderrojme me presidente, kryeatare qeverish apo gjykatash. sepse rrjedhimisht kush kap ate post dikur nuk e ka pasur e si rrjedhim ka qene me poshte pra”i pa afte”. djali juaj z. mejdani mund te kete qene i zoti, por kurrsesi i pa zevendsueshem.. shkrimi eshte dhe permban rrezikshmeri si ideologjike po edhe ne praktiken e perditshme pasi na ve para faktesh tmerresisht te mbrapshta. fjala bie, nje minister i korruptuar me nje staf te korruptuar nuk duhet te zevendsohen sepse ata qe i zevendesojne ngaqe kane bindje te majta do korruptohen me keq e do punojne me keq. ne keto kushte debati behet i pa vlere pasi teza te tilla i perkasin sistemeve ku sundojne dinasti e jo vende me pluralizem e alternativa qe nderrohen natyrshem ne kohe.

  14. Denion Meidani

    Tirka mos me qaj hallin mua shif veten moj te keqen aman. Ose te pakten qaji hallin Rames se aty ju djeg e ju dhemb. He mos u merzit shpirt se me mire do behet po he. Hahaha!

  15. Profesor Mejdani! As nje filozof nuk mundet me baza me e provuar te kunderten e asaje cfare ju shkruani. Do te kisha deshiruar qe ju te jeni e te kishit qene gjithemone i ketije mendimi. E djathta akumulon pasuri te shperndare tek ata qe punojne e sfidojne veshtersite dhe investojne ne ngritjen e mireqenjes se pergjitheshme duke punesuar e investuar, duke paguar taxa e pergjigjur detyrimeve per te mbajtur shtetin me demokraci ne konsolidim. E djathta stimulon punsimin. E majta stimulon injorancen e dembelismin. E djathta ben ndarje jo te barabarte te kapitalizmit ndersa e majta ben ndarje te barabarte te mjerimit.Kush eshte e majta. Kush eshte filozofia e saje. Ajo nuk ka filozofi. Ajo ka hipokrizi extreme. Ajo nuk ka identitet qofte ne bote e aq me teper ne Shqiperi. A e shikoni se kush jane e majta Shqipetare. Shumica e tyre jane miljarder. Ata flasin per barazi sociale por e rjepin shoqerine nen petkun e mbroitjes sociale. Cfare te thuash. Madhekuar qofshin ata qe e krijuan te majten e socializmin

  16. Nuk eshte normale qe pas 70 vjetesh socialist, pra i majte, te kthehesh djathtas. Nuk eshte bindese.

  17. O Tempora,o mores!

    Kur përmendë Ali babën me 40 hajdutët,seç më kujtove Ra-Metën & Co…I vetmi korrigjim që ia vlen të theksohet është,se ata mund të jenë më shumë se 40.Urime për shkrimin!Shpresojmë që kësaj qeverrie t’i mbarojnë shpejt paratë dhe të dalë në diell e të nxehet me barkun bosh.

  18. Lexuesi shqiptar duhet te kuptoje se si duhet te jete e djathta.Per fatin tone jo te mire,asnjeher nuk kemi patur nje te djathe te tille,por gjithnje nje klase politike qe nuk e ka ditur kurre se ku do te mberije,pra gjithnje e majte,e cila e ka shkaterruar gati cdo resur tonin ose duke e shfrytezuar barbarisht ose duke i lene te degradoje.Artikull eshte shume i vlefshem per ate qe di te lexoje.

  19. Falemonderit Prof Mejdani, artikull brilant.
    Gjynah qe nje potencial i tille intelektual te jete shperdoruar nga e majta ekstreme shqiptare.

  20. Kur Saliu i vuri ne pune djalin e zotit Meidani , ky i fundit e mbylli ”sqepin,, ! Tash qe socialistet ia hoqen nga puna per ”inapt,, na doli me ”theorine ,, e
    ”inaptocracise ,, O tempora o more !
    Nje filosof i madh, emrin e te cilit nuk po e permend per te mos ”zgjuar,, pole-
    mike, ka thene : ” sikur aksiomat gjeometrike te preknin interesat e njerzve,
    me siguri keta te fundit do t’i pergenjeshtronin ,, ! Kjo i shkon shume per shtat
    profesorit tone te nderuar ! Apo te ish-presidentit te Shqiperise !

  21. Denion Meidani

    Te kurosh krizen e Shqiperise me kete Rilindje eshte njesoj si te mundohesh te
    kurosh leucemine me shushunja…

  22. Haha, profesori e ka lexuar aq mire kete autorin, sa nuk i paska marre vesh as emrin !

    Gjithe familja Meidani, e paska marre shume personalisht kete punen e pushimit te aguridhes “junior” – aq sa dhe “patriarku” paska vendosur te kerceje djathtas. Gjynah, dukej nga ata qe kishin mundesine te gjykonin…

    Jam me tirken – sa turp

  23. O koli , cfare ”zbulese,, na ke bere ? Definicioni se e djathta eshte akumuluese
    e pasurise dhe e majta antipodi i saj tregon thjeshte injorancen tende ne sis-
    temin ku po jetojme qe ”for excellance,, eshte sistemi i kapitalit te akumuluar
    mbi punen e papaguar te punetore ,mbi vleren dhe mbi kohen . Nuk kam as kohe as durim per ta argumentuar me tej . Thjeshte sistemi kapitalist eshte sis-
    tem shfrytezues……!!!!!!

  24. Ne ate kohe nuk ishte kthyer Edvini nga Franca per t’u pleksur ne anen e majte.

Beni nje Koment


+ 1 = 4

Social Network

AMC
Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Arkiva

Janar 2014
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Dhj    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept