(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Abrahami - Wikipedia

Abrahami (hebr. אַבְרָהָם - Avraham, arab. ابراهيم, Ibrahim) është patriarku i parë i judenjve (përmendur në Tanakh), Krishterimit (përmendur në Besëlidhjen e Vjetër), dhe Islamit (në Kuran). Për këtë arsye këto tre fe quhen fe abrahamitike. Abrahami është babai shpirtëror i shumë popujve. Ai ishte biri i Terahut dhe nipi i Nahorit. Abrahami ishte i ati i Isakut (Ishakut) dhe Ismailit (Ishmaelit). Sipas besimit hebraik dhe islamik varri i tij gjendet në Hebron.

Engjëlli ndalon flijimin e Isakut nga Abrahami. Rembrandt van Rijn.

Abrahami në Krishterim

Redakto

Abrahami quhej më parë Abram. Ai është babai i parë legjendar i semitëve. Sipas Biblës, Abrahami ishte një bari që jetonte në qytetin Ur (në lindje të Irakut të sotëm) me familjen e tij, babain Terahun dhe nipin e tij Lotin dhe të shoqen, Saran. Abrahami me të shoqen ishin plakur tashmë dhe nuk kishin arritur të kishin fëmijë. Një ditë Perëndia i foli Abrahamit duke e urdhëruar të linte tokën e tij dhe të drejtohej në vendin që Ai do ti tregonte. Abrahami u bind; mblodhi karvanin e kopeve të tij, familjen dhe shërbëtorët dhe u nis. Kur mbërriti në vendin e Kanaanit (Palestina sot), Perëndia iu shfaq në një vend të quajtur Betel e i dha besën që kjo tokë do ti përkiste pasardhësve të tij.

Për shkak të një zezone, Abrahami u detyrua të merrte rrugën për në Egjipt. Duke pasur frikë se do të plaçkitej dhe do t´i merrej e shoqja nga egjiptianët, tha se ajo ishte e motra në oborrin e faraonit. Për shkak të bukurisë së Sarës, faraoni e priti me nderime Abrahamin, në fakt për t´a vrarë e për t´i marrë "motrën". Kur e vërteta u zbulua, faraoni e dëboi Abrahamin nga Egjipti.

Abrahami në Islam

Redakto

Profeti Ibrahim (Abraham) është një nga figurat më të rëndësishme në Islam. Ai konsiderohet si një nga profetët më të mëdhenj dhe është i njohur për besnikërinë dhe devotshmërinë e tij ndaj Allahut. Ibrahim luan një rol kyç në historinë fetare dhe shpirtërore të Islamit, dhe shumë tradita islame lidhen me jetën dhe veprimtarinë e tij.

1. Monoteizmi. Ibrahimi njihet për promovimin e monoteizmit, adhurimin e një Zoti të vetëm. Ai u përball me popullin e tij dhe babanë e tij, i cili ishte idhujtar (pagan), duke mbrojtur me forcë besimin në Allahun.

2. Sakrifica e madhe. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e Ibrahimit është gatishmëria e tij për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin (Ishmaelin), si provë e besimit të tij ndaj Allahut. Në momentin e fundit, Allahu e ndaloi sakrificën dhe ofroi një dash në vend të Ismailit. Kjo ngjarje përkujtohet çdo vit gjatë festës së Kurban Bajramit.

3. Ndërtimi i Qabesë. Sipas traditës islame, Ibrahim së bashku me djalin e tij Ismail ndërtuan Qabenë në Mekë. Qabeja është drejtimi kah të cilin myslimanët kthehen gjatë lutjeve të tyre (Kibla).

4. Largimi nga idhujtaria. Ibrahimi u njoh për shkatërrimin e idhujve të popullit të tij, duke treguar kështu refuzimin e tij të fortë ndaj idhujtarisë dhe përkushtimin e tij ndaj monoteizmit.

5. Profecia. Ibrahim konsiderohet babai i shumë profetëve, duke përfshirë Ismailin dhe Is'hakun (Isaakun). Trashëgimia e tij përshkon jo vetëm Islamin, por edhe Judaizmin dhe Krishterimin, ku ai gjithashtu respektohet si një patriark i rëndësishëm.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto