Libani
33°30′N 35°30′E / 33.50°N 35.50°E
Republika Libaneze
الجمهوريّة البنانيّة Al Jumhuriyah al Lubnaniyah | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: Per atdhe e per flamur | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Libani (ˈlɛbənɒn arabisht: لبنان Lubnān), zyrtarisht Republika e Libanit[1] ose Republika libaneze[2] (الجمهورية اللبنانية), është shtet në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të Oqeanit Mesdhetar. Kufizohet me Sirinë në veri dhe lindje dhe me Izraelin në jug. Është afër Qipros përtej Oqeanit Mesdhetar. Për shkakë të dallimeve në sekte Libani rregulloi sistem unik politik në vitin 1943, i njohur si konfesionalizëm, bazuar në mekanizmin e ndarjes së fuqisë.[3]
Historia
Redakto- Artikulli kryesor : Historia
Gjatë viteve 1859-61, në pjesë të Libanit të sotshëm shpërthen revola antiturke. Si rezulltat i kësaj, Libani fitonë një shkallë të autonomisë dhe më 1863, Sulltani bënë një marrëveshje me Fuqit e Mëdha të kohës me të cilën ai në pajtim me ta, kishte të drejtë të zgjidhte mytesarifin (qeveritarin e përgjithëshem) e Libanit. Ky Qeveritar nuk mund të rrëzohej, veç në qoftë se ënte krime të dëshmuara. Rregullimi në fjalë i vitit 1863 cakton për një kohë mjaftë të gjatë, organizimin e brendëshem të këtij vendi.
Në këtë kohë, Libani kishte një popullsi prej 684,000 banorësh arabë, një pjesë e të cilëve i përkisnin besimit mysliman dhe një pjesë besimit të krishter maronit, ("iddibis") që e njihte papën e Romës për udhëheqës të ultit. Elementi mysliman përbente pjesën më të varfër dhe më të prapambetur, kurse elemnti i krishterë maronit pesën më të pasur dhe më të zhvilluar, sidomos në qytete. Gjatë kësaj periudhe libani ishte i ndarë në shtatë rrethe ose kajmekamahe. Në krye të secilit kajmekamah qëndronte një kajmekam, pushteti i të cilit i ngjante me atë të mudirit në Egjipt ose atë të prefektit të kohës. Po ashtu në atë kohë si Liban merrej vendi malor, që shtrihej në veri të Sirisë deri në Tripoli, mbi një gjatësi rej 80 deri 200 km dhe që nga bregdei i Bejrutit deri tek rrafshina e Bekaasë, që dikur është quajtur Celesiri.[4]
Libani i Vasës, Venediku i thatë
RedaktoMë 18 qershor 1883, në postin e mytesarifit të Libanit, sulltan Abdyl Hamiti e sjellë Pashko Vasën[5] . Në këtë kohë dominonte gjendje kritike e ekonomisë së vendit. Me të vendosur të Vasës ati ju paraqiten disa lajkatarë vendas dhe njëri prej tyre, Nazif efendi Rajesi u bë sekretar i qeveritarit. Dhëndri i Vasës afron në qeverisje Ibrahim E Asuad beun, një nëpunës i ulët i cili arrin të bëhet bashkëpunëtorë i ngushtë i qeveritarit. Sipas thënieve rreth qeveritarit u krijua një rreth që pasqyronte qeverisje në qeverisje dhe që e avanconte të paligjshmen si privilegjet, bakshishin, akraballëkun etj. me fjalë tjera korrupsioni. Ky rreth sipas këtyre të thënave përbëhej nga Kupelianim Rajesim Asuadi dhe një Nasib bej Xhamblati. Edhe përkundër kësaj në vitin 1887, sipas rregullores Pashko Vasa emërohet për 5 vite tjera në po të njëjtën pozitë. Në mandatin e dytë ai mënjanon disa kajmekamë që nuk i kishin qëndruar besnik dhe fillon të toleron korrupsionin. Pas reagimeve të shtypit kundërshtarë jashtë Libanit, ai vendosi që më 1891 të themeloi një fletore politike në gjuhën libaneze. Me këtë ai u bë themeluesi i shtypshkronjës dhe fletores së parë politike libaneze në gjuhën kombëtare. Drejtues i kësaj fletore ishte Ibrahim Asuadi. Gjatë kësaj kohe vije edhe deri tek përparimi në ndërtimtarinë e Libanit. Ndërtohet salla ministrore në pallatin e Bejtedinit në Bejrut, sarajet qeveritare në Xhumieh dhe ato të Zahlës, spitali më i madh i Bejrutit, themelet e pallatit presidencial në Baabda, 117 urat në viset malore, duke i lidhur këto pjesë me ato të qytetëruara, rrugët Bejrut-Zahale dhe Bejrut - Brumaba. Kë përparim e bëri që në atë kohë Libani nga populli për rreth të quhej Venediku i thatë. Po në këtë kohë u ngritën shkolla të shumta e, sidomos në pjesët rurale. U bënë tentime nga vetë qeveritari për themelimin e teatrit kombëtar libanez. Për këtë qëllim qeveritari vetë kishte shkruar disa pjesë teatrale edukative për fëmijë të cilat u shfaqën në Bejrut.
Gjatë kësaj kohe Libanin e përfshinë kolera. Për shërimin e popullsisë pos metodave shkencore u futen në përdorim edhe barërat popullore që i njihte qeveritari vetë nga mjekësia empirike e vendlindjes.
Po në këtë periudhë nga qeveritari thirren arkeolog të njohur evropian. Nga gropimet e tyre dalin zbulime të nivelit të gjithë botës arabe, objektet u vendosën në Muzeun Shtetërorë të Stambollit.
Tentimet e shteteve të krishtera si Italia, Rusia, Austro-Hungaria, Franca apo Anglia, për joshur atë në anën e tyre për qëllime jetëshkurtra, qeveritari u qëndroi në distancë. Përgjatë dy mandateve gjendej nën presionin e klerit dhe të shteteve evropiane.
Si do që të jetë kënë për Libanin e Vasës apo Venedikun e thatë dhe për ndërtuesin e tij edhe kundërshtarët e tij politikë nuk mundën të mos shprehin mendimin se vendi ishte favorizuar nga kujdesi mirëdashës i Qeveritarit të Përgjithëshëm, shqiptarit Pashko Vasa[6]
Politika
Redakto- Artikulli kryesor : Sistemi shtetror
Njësit administrative
Redakto- Artikulli kryesor : Njësit administrative
- Artikulli kryesor : Gjeografia
Ekonomia
Redakto- Artikulli kryesor : Ekonomia
Demografia
Redakto- Artikulli kryesor : Demografia
Kultura
Redakto- Artikulli kryesor : Kultura
Kultura e Libanit është e pasur me elemete nga shumë popuj dhe besimet e tyre. Në fillet e zhvillimit institucional të kulturës së Libanit, paraqiten emra të njohur të kulturës shqiptare të mërgatës si Pashko Vasa, Filip Shiroka, etj.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Sipas faqes së Abasadës libaneze të ShBA-ve dhe faqes së internetit të presidencës libaneze.
- ^ Sipas burimeve qeveritare amerikane si CIA dhe Departamenti Shtetërorë Amerikan.
- ^ Countries Quest. Jonathan Trumbull was born here "Lebanon, Government" Arkivuar 9 maj 2011 tek Wayback Machine. Retrieved 14 December 2006.
- ^ Vehbi Bala, PASHKO VASA - portret-monografi botuar në Pashko Vasa, VEPRA 4. Rilindja Prishtinë, 1989
- ^ Nehat Islami Mytesarifi i katërt në Liban E përditshmja "Rilindja", 4. IX. 1975 fq.9
- ^ G.Berthaut, H Farés. Les mystéres du Liban sous Wassa Paschiá, et Kupélian le Caire, 1891.
Lidhje të jashtme
Redakto- Qeveria :Official Governmental site of Lebanon
- Kryetari :Official Presidential site of Lebanon Arkivuar 28 shkurt 2009 tek Wayback Machine
- Parlamenti :
- Ministria :
- Open Directory Project - Lebanon Amzë e fletave
- French-Lebanese relations cultural në gjuhën Frënge
- LebWeb.com
- Libani Harta
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |