(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Ashrami - Wikipedia Jump to content

Ashrami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Ashrami Kalna Pagal Baba

Tradicionalisht, një ashram (ose ashramam) është një manastir fetar i besimeve indiane.[1][2] Sot termi ashram shpesh nënkupton një vend të veprimtarisë kulturore indiane si studimi i yogës, muzikës ose mësimit fetar, të ngjashme me një studio, iʿtikāf ose dojo.

Etimologjia

Fjala ashram (gjithashtu edhe ashrama, ose ashramam e shkruar आश्रम në gjuhën sanskrite) vjen nga rrënja sanskrite srama (श्रम) që do të thotë "mundim, stërlodhje", prefiksi "a" tregon mohim, kështu që ashram nënkupton "të mos mundohesh".[3]

Përmbledhje

Ashrami Kailash, Muni Ki Reti, Rishikeshi, krijuar nga Dhanraj Giri

Një ashram tradicionalisht gjendej larg vendbanimeve njerëzore, në pyje ose rajone malore, mes natyrës së freskët të mjedisit që nxit mësimin shpirtëror dhe meditimin, por në kohët e sotme jo domosdoshmërisht. Banuesit e një ashrami kryejnë rregullisht ushtrime shpirtërore dhe fizike, si forma të ndryshme yoge. Kryhen gjithashtu edhe vetmohime ose pendime të të tjera si yajnat.[4] Shumë ashramë shërbejnë gjithashtu si gurukula, dmth. shkolla konviktore për fëmijët nën traditën guru-shishya.

Ashrami Sadani darbar, Rajpuri i Ri, Çatisgar.

Ndonjëherë, qëllimi i një pelgrinazhi në një ashram nuk është qetësia, por mësimi i disa arteve, veçanërisht luftimi. Në eposin Ramayana, pricërit protagonistë të Ayodhyas së lashtë, Rama dhe Lakshmana, shkojnë te Ashrami i Vishvamitras për të mbrojtur yajnat e tyre nga njollosja demonët e dërguar të Ravanas. Pasi ata provojnë guximin e tyre, pricët marin mësime marciale nga i dituri, veçanërisht në përdorimin e armëve hyjnore. Në eposin Mahabharata, Krishna, në rininë e tij, shkon te ashrami i Sandipanit të marr dituri si në çështjet shpirtërore ashtu dhe në ato profane.

Shkollat në Maharashtra

Shkollat konviktore, veçanërisht në zonat tribale të Maharashtras dhe gjetkë në Indi, quhen ashram shala ose shkolla ashram. Një shkollë e tillë është Ashram Shala e Lok Biradari Prakalpit.[5][6]

Ashramët Sikhist

Ka gjithashtu edhe ashramë sikhistë, si Ashrami Dashmesh Sadan në Anandpur Sahib të Indisë dhe Ashrami Guru Ram Das në Los Angeles, ShBA.

Ashramët e krishterë

Ashrami Santhigiri në distriktin Thiruvananthapuram, Kerala

Në Indi ka gjithashtu edhe manastire të krishtera që quhen ashramë dhe drejtohen nga të krishterët e urdhërit të Shën Thomait.

Ashramë në perëndim

Në vitet e fundit, një numër ashramësh janë vendosur jashtë Indisë. Tipikisht, këta ashramë janë të lidhur me ata indianë. Ndonjëherë ata drejtohen nga mësues shpirtëror indianë dhe herë të tjera nga mësues shpirtëror perëndimorë. Yoga ëshë një nga veprimtaritë kryesore të ashramëve në Perëndim.

Ashramët hindu

ShBA dhe Kanada ka një numër ashramësh hindu. Në Kanada ata quhen Qendra Vend-tërheqjeje. Një nga ashramët më të mirë-njohur është ashrami në Ontario, që është Ashram Vedik i vendosur në Ingersoll.

Shiko edhe

Referime

  1. ^ Swami Swahananda (1 janar 1990). Monasteries in South Asia. Vedanta Press. fq. 92–. ISBN 978-0-87481-047-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Mayeul de Dreuille (1999). "1 Hindu mansticism". From East to West: A History of Monasticism. Gracewing Publishing. fq. 3–27. ISBN 978-0-85244-464-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ S.S. Chandra; S.S. Chandra & Rajendra Kumar Sharma (1996). Philosophy of Education. Atlantic Publishers & Dist. fq. 173–. ISBN 978-81-7156-637-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India. fq. 70. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hetal Vyas (31 janar 2009). "Shocked HC files suo-motu PIL over ashram rape and deaths". PuneMirror. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2011. Marrë më 17 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Lok Biradari Prakalp" (në anglisht). Lok Biradari Prakalp. 2009. Marrë më 17 mars 2009.

Bibliografia