Aldo Zadrima
Aldo Zadrima lindi më 15 janar të vitit 1948 në Tiranë, është shahist shqiptar, një ndër figurat e njohura të shahut ndër shqiptarët.
Që në vitet 60 Zadrima u aktivizua në sportin e shahut ku pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme. Në vitin 1994 fitoi titullin kampion i Shqipërisë në shah.
Edhe në rrethin ndërkombetare ka qenë një ndër shahistët me kompetitivë ku ka zhvilluar takime me shahistë të rangut botëror. Në rrethet shahiste ai është cilësuar si një teoricent i këtij sporti.
Që prej vitit 2000 ai është tërhequr nga sporti aktiv. Bën pjesë në renditjen ndërkombëtarë të FIDE-s. Aktualisht eshte trajner i Kombetares shqiptare te shahut per femra.
Zadrima sikundër dhe një jurist/avokat i njohur në Shqipëri është njëkohësisht gjyqtar në KOKSH (Komiteti Olimpik), shkalla më e larte e gjykimit sportiv në Shqipëri.