(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Avdyl Dura - Wikipedia Jump to content

Avdyl Dura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Avdyl Dura

Avdyl (Zejnulla) Zenuni, i njohur në popull në këto anë e më gjerë si Avdyl Dura, ishte djali i Zejnullahut dhe Hatixhes, fëmijë i fundit pas motrës Fatime dhe vëllezërve Hajredinit, Nezirit dhe Metës(Metushit).

U lind më 1893 ne fshatin Duraj, i cili shtrihet në veriperëndim të qytetit të Kaçanikut. I pashkolluar, por i pasisur me dije të shkollës së odës Shqiptare, ku në ballë të oxhakut ligjëronin pleqtë malësorë për trimërinë dhe heroizmin shqiptar, kundër dhunës e padrejtësisë së serbosllavëve gjatë tërë kohës historike, Avdyli me një grup shokësh ndoqi rrugën e të parëve,duke mos iu nënshtruar ndikimeve të tyre.

Nënshkimi i Avdyl Durës në tapitë e tokës kur ishte kryetar i komunës së Sllatinës

Kryetar i Komunës Sllatinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1926 populli i kësaj ane, i përfshirë në 11 fshatra, kishin komunë Sllatinën e Lepencit, të cilët dëshironin të zgjidhnin kryetarin e komunës me vota. Një grup njerzësh i këtyre anëve shkojnë në shtëpinë e të vëllait Metë Durës për të kërkuar pëlqimin e familjes për emërimin e Avdylit për kryetar të komunës së përmendur. Atëherë në rrethin e Kaçanikut egzistonin vetëm katër komuna:

  1. E Kaçanikut
  2. E Kaçannikut të vjetër
  3. Sllatinës së Lepencit dhe
  4. Elezhanit (Hanit të Elezit)
Selia e Komunës së Sllatinës së Lepencit deri më 1945

[1]

  1. ^ Asllani, Ramdan (1998). Avdyl Dura me bashkëluftëtarët për shqipërinë etnike. Prishtinë. fq. 78–81. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)