(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Bajram Tusha - Wikipedia Jump to content

Bajram Tusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bajram Tusha (Vermik, 1922 - Vlorë, 18 tetor 1942) ka qenë veprimtar i LANÇ-it, qe një ndër katër dëshmorët e Topanasë së bashku me Hajredin Bylyshin, Hyqmet Buzin dhe Mumin Selamin. U nderua mbas vdekjes me titullin Hero i popullit dhe me titullin Nderi i Kombit.

Për nder te kontributit të dhënë, nje rrugë në qytetin e Durrësit mban emrin e tij.

Bajram Tusha lindi në Vërmik në maj 1924. Pas përfundimit të shkollës fillore vijoi studimet në shkollën tregtare në vitin 1936. Këtu nisi veprimtarinë revolucionare dhe ra në kontakt me ide të komunizmit. Pikërisht në këtë shkollë u njoh me të 3 shokët e ti që ranë dëshmor në betejën e Topanasë.

Beteja e Topanasë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katër kundër 400 karabinierëve dhe mercenarëve


Lufta midis katër të rinjve dhe 400 karabinierëve e mercenarëve u zhvillua në natën e tetorit të vitit 1942. Qyteti i Vlorës ishte në errësirë. Nëpër rrugë patrullonin karabinierë, hapat e të cilëve prishnin heshtjen e plotë. Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes Topana, në shtëpinë përdhese të Murat Lamçes, katër të rinj antifashistë, katër bij të popullit, Mumin Selami | Hiqmet Buzi | Barjam Tusha, ishin mbledhur për detyrën që kishin marrë, të nesërmen do të shkonin në Myzeqenë e Vlorës për propagandë dhe agjitacion në radhët e rinisë dhe të popullit. Hiqmeti ishte më i vogli dhe Hajredini më i madhi. Të gjithë e donin dhe e respektonin, njeri-tjetrin. Në natën e errët, kishte dhe të tjerë që përgjonin, hafije që kishin parë diçka atë natë. Në heshtjen e natës 400 karabinierë rrethuan Toponanë, lagjen e varfër të popullit. Për katër trima ishin angazhuar rreth 400 ushtar dhe mercenarë. Në rrugët e ngushta të lagjes kishte lëvizje… Një e trokitur e fortë u dëgjua në derë. Hapeni se jemi shokë… Hajredini e kuptoi se ishin të rrethuar, pasi në këtë orë të vonë nuk prisnin shokë… E kuptuan dhe Barjami | Hiqmeti. Të katër në heshtje i dhanë dorën njeri-tjetrit dhe me vullnet te plotë, vendosën të luftonin dhe te mos dorëzoheshin te gjallë. Filloi beteja. Lagjjia u zgjua nga të shtënat e armëve. Mumini sulet pas Hajredinit për të çarë rrethimin. Barjami dhe Hiqmeti i vogël i mbështesin me zjarr sulmin e shokëve, duke qëlluar nga dritaret e shtëpisë. Fashistët kishin kujtuar se do të dorëzoheshin, por shtëpia e thjeshtë me kallama, katër trimat e kthyen në kështjellë. Ra Hajredini, më pas dhe Mumini. Mbetën dy. U sul Bajrami me bomba e revolver, por pasi i mbaruar municionet, bie në fushën e nderit. Mbeti vetëm Hiqmeti i vogël. Edhe ky nuk u dha i gjallë. Plumbi e goditi në gjoksin, duke rënë dëshmor dhe duke shkruar histori.

Ndodhitë pas betejës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Vlorës e mori vesh për katër trimat që ranë duke luftuar heroikisht. Lufta për hakmarrje filloi… Marshalli italian Lombardo më 16 janar 1943 u ekzekutua nga njësitë guerilse të Vlorës.

Trimat thotë populli lindin po kurrë nuk vdesin, në gjoks plumbat i presin dhe vatanin nuk e shesin, ndaj në histori për jete mbesin. Bajram Tusha Hajredin Bylyshi | Mumin Selami mbetën etalon të heroizmit. 

Më 16/04/2021 presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dekoron 4 heronjtë të betejës së Topanasë duke i vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” katër heronjtë, të cilët dhanë jetën e tyre të re për lirinë dhe sovranitetin e Atdheut.

"Për kontributin e shquar deri në flijimin e jetës në mbrojtje të lirisë, interesit kombëtar dhe pavarësinë së vendit, Bajram Tusha një ndër heronjtë dhe luftëtarët më të shquar në betejën e Topanasë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, shembull frymëzimi për shqiptarët e gjithë brezave.”


  

      

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.balkanweb.com/meta-dekoron-kater-heronjte-e-betejes-se-topanase-qytetaret-e-vlores-te-marrin-pjese-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-tregoni-fuqi-permes-votes/