Denzel Washington
Denzel Washington | |
---|---|
U lind në | Denzel Hayes Washington Jr. 28 dhjetor 1954 Mount Vernon, New York, SHBA |
Arsimi | Fordham University (BA) American Conservatory Theater |
Profesioni |
|
Vite aktiviteti | 1975–tani |
Bashkëshorti/ja | Pauletta Pearson (m. 1983) |
Fëmijë | 4, përfshirë John David dhe Olivia |
Çmimet | Lista e plotë |
Nderimet | Medalja Presidenciale e Lirisë (2022) |
Denzel Hayes Washington Jr. (lindi më 28 dhjetor 1954) është një aktor, producent dhe regjisor amerikan. I njohur për punën e tij të gjithanshme që përfshin mbi katër dekada në ekran dhe skenë, Washington është konsideruar si një nga aktorët më të mirë të brezit të tij, me The New York Times që e quajti atë aktorin më të madh të shekullit të 21-të në vitin 2020.[1] Washington ka marrë një sërë nderimesh, duke përfshirë dy Academy Awards, një Tony Award, dy Golden Globe Awards, si dhe Cecil B. DeMille Award dhe AFI Life Achievement Award, dhe nominime për dy Primetime Emmy Awards.
Pas trajnimit në American Conservatory Theater, Washington filloi karrierën e tij në teatër, duke aktruar në shfaqje off-Broadway. Ai u bë i njohur për herë të parë në serinë e dramës mjekësore të NBC St. Elsewhere (1982–1988), dhe në filmin e luftës A Soldier's Story (1984). I nominuar për 10 Academy Awards, Washington fitoi Aktorin më të Mirë Dytësor për rolin e një ushtari të Luftës Civile Amerikane në filmin Glory (1989) dhe Aktorin më të Mirë për rolin e një polic të korruptuar në Training Day (2001). Një protagonist i shquar, ai ka luajtur gjithashtu në një sërë filmash të tjerë, duke përfshirë Mo' Better Blues (1990), Mississippi Masala (1991), Philadelphia (1993), Courage Under Fire (1996), Remember the Titans (2000), Man on Fire (2004), Inside Man (2006), dhe American Gangster (2007). Ai luajti në trilogjinë The Equalizer (2014–2023) dhe drejtoi dhe luajti në filmat Antwone Fisher (2002), The Great Debaters (2007), dhe Fences (2016).
Washington bëri debutimin e tij në Broadway në Checkmates (1988). Ai fitoi Tony Award për Aktorin më të Mirë në një Shfaqje për luajtjen në dranën e August Wilson Fences (2010). Washington më vonë drejtoi, prodhoi dhe luajti në përshtatjen e filmit më 2016. Ai është kthyer që atëherë në Broadway në ringjalljet e shfaqjes së Lorraine Hansberry A Raisin in the Sun (2014) dhe shfaqjes së Eugene O'Neill The Iceman Cometh (2018).
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fituesi i shumë çmimeve, aktori Denzel Washington është një nga më të suksesshmit në Hollivud. Ai ka inteligjencë dhe ekuilibër, cilësi që i sjell në të gjitha rolet e tij.
Nga roli i tij i skllavit të zemëruar megjithatë kurajoz në dramën e luftës civile Glory, në atë të aktivistit Maclom X me të njëjtin titull, rolet e Denzel Washington janë shpesh emocional duke i dhënë audiencës ndjeshmërinë e madhështisë. Ai ndërron pa problem nga filmat me veprime në ato role që eksplorojnë shpirtin e madh njerëzor dhe kurajon.
Djali i një pastori dhe një stilisteje, Denzel lindi në Mount Vernon, Nju Jork më 28 dhjetor të vitit 1954. Denzel mori diplomën në gazetarinë artistike nga Universiteti Fordham në vitin 1977 por përsëri gjeti kohën të ndiqte dëshirën e tij të interpretimit dhe fitoi një bursë për në Konversevatorin Teatral Amerikan.
Pasi tërhoqi vëmendjen e Hollivudit për rolet e tij si Dr. Phillip Chandler në serialin televiziv St Elsewhere, Denzel fitoi rolin në filmin Cry Freedom, film rreth aktivistit kundër aparteidit, Steve Biko. Interpretimi i paharuar dhe i fuqishëm i Denzel i dha atij kandidaturën për Oscar në kategorinë e aktorit në rolin e dytë.
Kandidatura e dytë me filmin Glory, e vuri atë në listën e më të mirëve në Hollivud dhe kjo u çimentua në fitoren e Oskarit si dhe në cilësimin e tij si Aktori më i mirë nga Kritikët e Filmit në Nju Jork për rolin e tij në filmin Malcom X. Denzel ka mundur të qëndroi në krye falë llojshmërisë së karrierës së tij të aktrimit.
Të qënurit familjar është prioritet për Denzel. Ai është baba krenar i katër fëmijëve me gruan e tij Paulette Pearson me të cilën është martuar në vitin 83.
Denzel u shfaq për herë të parë në komedinë Carbon Copy përkundrejt George Segal, megjithatë roli i aktivistit kundër aparteidit i hapi dyert e Hollivudit. Interpretimet e tij të arrira e lejojnë atë të nxjerr në pah talentin e tij të madh.
Denzel ka fituar respektin e kolegëve të tij dhe ka një bazë të gjerë admiruesish në mbarë globin. Ai është një aktor që i reziston kohës me elegancën dhe ëmbëlsinë e pamjes së tij.
“Të punosh me Denzel është si të luash, është si atletika vetëm se stërvitesh me më të mirët në botë. Të bën më të mirë në skenë...dhe kam pasur fatin të luaj me të. Ka qënë një konkurrencë e frymëzuar, gjithmonë një lojë me ritëm. Jam aktor më i mirë ngaqë kam punuar me të”.
Denzel ka luajtur mjaft role në karrierën e tij nga portretizimi i një avokati homofob në Filadelfia në thrillerin Pelican Brief. Denzel luanti rolin bazuar në ngjarje reale në Hurricane duke demonstruar kapacitetin e tij të rrallë për të treguar një histori të mirë dhe duke e mbajtur audiencën të gozhduar para ekranit.
Interpretimet i kanë dhënë çmime nderi përfshi Globin e Artë dhe Oscarin. Në filmin Training Day ka rolin e policit të kompromentuar së bashku me Ethan Hawke që i tha oskarin në vitin 2001.
Falë talentit të aktori ka menaxhuar të tërheqë audiencën dhe të garantojë suksese në kinema për filmat pothuajse të gjithë filmat e tij./al/
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
1981 | Carbon Copy | Roger Porter | |
1984 | A Soldier's Story | Private First Class Melvin Peterson | |
1986 | Power | Arnold Billings | |
1987 | Cry Freedom | Steve Biko | |
1988 | For Queen and Country | Reuben James | |
1989 | The Mighty Quinn | Xavier Quinn | |
Glory | Private Silas Trip | ||
1990 | Heart Condition | Napoleon Stone | |
Mo' Better Blues | Bleek Gilliam | ||
1991 | Mississippi Masala | Demetrius Williams | |
Ricochet | Nick Styles | ||
1992 | Malcolm X | Malcolm X | |
1993 | Much Ado About Nothing | Don Pedro of Aragon | |
The Pelican Brief | Gray Grantham | ||
Philadelphia | Joe Miller | ||
1995 | Crimson Tide | Lt. Commander Ron Hunter | |
Virtuosity | Lt. Parker Barnes | ||
Devil in a Blue Dress | Easy Rawlins | ||
1996 | Courage Under Fire | Lt. Colonel Nathaniel Serling | |
The Preacher's Wife | Dudley | ||
1998 | Fallen | Detective John Hobbes | |
He Got Game | Jake Shuttlesworth | ||
The Siege | Anthony Hubbard | ||
1999 | The Bone Collector | Lincoln Rhyme | |
The Hurricane | Rubin Carter | ||
2000 | Remember the Titans | Herman Boone | |
2001 | Training Day | Alonzo Harris | |
2002 | John Q. | John Quincy Archibald | |
Antwone Fisher | Dr. Jerome Davenport | Also director and producer | |
2003 | Out of Time | Matt Lee Whitlock | |
2004 | Man on Fire | John W. Creasy | |
The Manchurian Candidate | Maj. Ben Marco | ||
2006 | Inside Man | Keith Frazier | |
Déjà Vu | Doug Carlin | ||
2007 | American Gangster | Frank Lucas | |
The Great Debaters | Melvin B. Tolson | Gjithashtu regjisor | |
2009 | The Taking of Pelham 123 | Walter Garber | |
2010 | The Book of Eli | Eli | Also producer |
Unstoppable | Frank Barnes | ||
2012 | Safe House | Tobin Frost | |
Flight | William "Whip" Whitaker Sr. | ||
2013 | 2 Guns | Robert "Bobby" Trench | |
2014 | The Equalizer | Robert McCall | Gjithashtu producent |
2016 | The Magnificent Seven | Sam Chisolm | |
Fences | Troy Maxson | Gjithashtu regjisor dhe producent | |
2017 | Roman J. Israel, Esq. | Roman J. Israel | Gjithashtu producent |
2018 | The Equalizer 2 | Robert McCall | Gjithashtu producent |
2020 | Ma Rainey's Black Bottom | Vetëm producent | |
2021 | The Little Things | Deputy Sheriff Joe "Deke" Deacon | |
The Tragedy of Macbeth | Lord Macbeth | ||
A Journal for Jordan | Vetëm regjisor dhe producent | ||
2023 | The Equalizer 3 | Robert McCall | Gjithashtu producent |
2024 | Gladiator II | Macrinus | Post-production |
TBA | High and Low | Do të njoftohet | Filming |
The Piano Lesson | Producer only; post-production |
Tregon filma që nuk janë shfaqur ende |
Television
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
1977 | The Wilma Rudolph Story | Robert Eldridge – age 18 | Television film |
1979 | Flesh & Blood | Kirk | Film televiziv |
1982–1988 | St. Elsewhere | Dr. Philip Chandler | 118 epizoda |
1984 | License to Kill | Martin Sawyer | Film televiziv |
1986 | The George McKenna Story | George McKenna | Gjithashtu i njohur si Hard Lessons; Film televiziv |
1992 | Great Performances | Narrator | Epizodi: "Jammin': Jelly Roll Morton on Broadway" |
Liberators: Fighting on Two Fronts in World War II | Narrator | Dokumentar | |
1995, 1997 | Happily Ever After: Fairy Tales for Every Child | King Omar / Humpty Dumpty / Crooked Man | Zëri, 2 epizoda |
2013 | The March | Narrator | Dokumentar |
2016 | Grey's Anatomy | — | Regjisor i epizodit: "The Sound of Silence" |
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Prodhimi | Roli | Teatri | Shënime |
---|---|---|---|---|
1979 | Coriolanus | Aediles / Roman Citizen / Voscian Citizen Roman Soldier / Voscian Soldier |
Joseph Papp Public Theater | 22 qershor - 22 korrik |
1981 | When the Chickens Came Home to Roost | Malcolm X | New Federal Theatre | |
1981–1983 | A Soldier's Play | Private First Class Melvin Peterson | Theatre Four | 20 nëntor 1981 - 2 janar 1983 |
1988 | Checkmates | Sylvester Williams | 46th Street Theatre | 4 gusht - 31 dhjetor |
1990 | The Tragedy of Richard III | Richard III i Anglisë | Joseph Papp Public Theater | 3 gusht - 2 shtator |
2005 | Julius Caesar | Marcus Brutus | Belasco Theatre | 3 prill - 12 qershor |
2010 | Fences | Troy Maxson | Cort Theatre | 26 prill - 11 korrik |
2014 | A Raisin in the Sun | Walter Lee Younger | Ethel Barrymore Theatre | 3 prill - 15 qershor |
2018 | The Iceman Cometh | Theodore "Hickey" Hickman | Bernard B. Jacobs Theatre | 26 prill - 1 korrik |
2025 | Othello | Othello | TBA | Pranverë 2025 |
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 3 nominime dhe 2 çmime Academy Awards, USA, (çmimet i fitoi në vitin 1990 dhe 2002)
- 1 çmim AFI Awards, USA, (2002)
- 2 çmime dhe 1 nominim BET Awards, (çmimet i fitoi në vitin 2001 dhe 2004)
- 2 çmime Berlin International Film Festival, (1993 dhe 2000)
- 4 çmime dhe 3 nominime Black Reel Awards, (çmimet i fitoi në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2003)
- 1 çmim Boston Society of Film Critics Awards, (2001)
- 3 nominime dhe 1 çmim Chicago Film Critics Association Awards, (çmimin e fitoi në vitin 1993)
- 1 çmim Christopher Awards, (2008)
- 1 çmim Cognac Festival du Film Policier, (1989)
- 1 çmim Golden Apple Awards, (1995)
- 4 nominime dhe 2 çmime Golden Globes, USA, (çmimet i fitoi në vitin 1990 dhe 2000)
- 11 çmime dhe 5 nominime Image Awards, (çmimet i fitoi në vitin 1988, 1992, 1995, 1996, 1997, 1998, 2000, 2001, 2002, 2003, 2008)
- 3 çmime Kansas City Film Critics Circle Awards, (1990, 1993, 2002)
- 1 çmim Lone Star Film & Television Awards, (1997)
- 1 çmim Los Angeles Film Critics Association Awards, (2001)
- 4 nominime dhe 2 çmime MTV Movie Awards, (çmimet i fitoi në vitin 1993 dhe 2002)
- 1 çmim New York Film Critics Circle Awards, (1992)
- 1 çmim PGA Awards, (2003)
- 2 çmime Southeastern Film Critics Association Awards, (1993 dhe 1997)
- 1 çmim Washington DC Area Film Critics Association Awards, (2002)
- 1 çmim Women in Film Crystal Awards, (2000)
Gjithësej 50 çmime ka fituar dhe për 45 çmime ka qenë i nominime
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Longmire, Becca (26 nëntor 2020). "Denzel Washington Tops 'New York Times' '25 Greatest Actors of the 21st Century (So Far)' List". ET Canada (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2020. Marrë më 26 nëntor 2020.