Dropbox
Dropbox është një software i krijuar nga Dropbox, Inc., me zyrë në San Francisco, Californi që ofron ruajtje të dhënave në cloud, sinkronizim të dhënave, hapësirë personale në cloud, dhe software të ndryshëm. Dropbox u mundëson përdoruesve të krijojnë një dosje në kompjuterin e tyre personal, të cilin Dropbox në vijim e sinkronizon dhe kudo që hapet përmes dropbox dosja në fjalë ka të njejtën përmbajtje. Të dhënat e vendosura në këtë dosje elektronike janë të qasshme edhe përmes webfaqes të Dropbox dhe aplikacioneve mobile. Dropbox përdor një model të biznesit i cili quhet freemium[1], ku përdoruesve u ofrohet një llogari dhe një hapësirë në memorie cloud pa pagesë, me mundësi të zgjerimit të kësaj memorie duke e paguar. Dropbox u themelua në vitin 2007 nga dy student të MIT Drew Houston dhe Arash Ferdowsi. Dropbox ofron programe që përkrahen nga Microsoft Windows, Mac OS X, Linux, Android, iOS, Blacberry OS, Windows Phone dhe shfletuesit e ndryshëm.
Financat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dropbox është themeluar nga Sequoia Capital, Accel Partners dhe Amidzad.[2] Në mesin e vitit 2009 filloi të plasonte në treg pjesët startuese të programit për të zgjuar interesin e konsumatorëve potencial. Në vitin 2011 vlerësimet fillestare për vlerën e kësaj kompanie ishin 1 milion dollarë.Më pas kompanitë e vlerësimit të pasuris si TechCrunch, VentureBeat, Business Insider, dhe Financial Post than se vlera e Dropbox ishte nga 5 deri në 10 milion dollarë. Me 3 prill 2012,Dropbox deklaroi se Bono dhe The Edge,pjestarë të grupit irlandez të rokut U2,ishin tashmë investitor në këtë kompani.
Teknologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dropbox ofron shërbimet të ndryshme si ruajtje të të dhënave, identitetit, administrimit, ndërfaqeve. Përdoruesi i Dropbox e lejon që të dhënat e tij të ruhen në cloud, dhe këto të dhëna të shihen në cilindo kompjuterë në të cilin kyqemi me emrin e perdoruesit dhe fjalkalimin e tij. Serveri i Dropbox (i cili vepron në cloud) dhe softweri të cilin e merr përdoruesi në desktop janë të shkruara në gjuhën programuese Python. Nga mesi i vitit 2013 Dropbox ka filluar që pjesën e klientit ta ndryshoj në gjuhën programuese Go. Ndërsa shfletuesi i Dropbox është i shkruar në CoffeScript në vend të JavaScript. Përdoruesi i Dropbox mund të sinkronizojë të dhënat në Dropbox dhe pastaj ti fshij ato nga kompjuteri apo telefoni. Nëse të dhënat fshihen nga Dropbox ato mund të kthehen pasi që ekziston pjesa e historis që zgjat për 30 ditë pas fshirjes. Nëse një përdorues i shërbimit dëshiron që kjo të zgjasë më shumë atëherë Dropbox e mundëson këtë me pagesë, ku koha rritet nga 30 ditë në 12 muaj. Versioni aktual i Dropbox përdor A3 nga Amazon për të ruajtur të dhënat, por mendohet që në të ardhmen kjo të ndryshojë duke u zhvendosur të ndonjë ofrues tjetër i memories. Për transferimin e të dhënave përdoret SSL ku enkriptimi i të dhënave bëhet me AES-256, celësin e enkriptimit e ka Dropbox dhe nuk përdoret celësi i përdoruesit. Dropbox mundëson teknologjinë e cila quhet LANsync, e cila lejon që kompjuterët e lidhur në të njëjtin rrjet lokal të shkëmbejnë të dhëna nga njëri tjetri në mënyrë të sigurtë, duke mos pasur nevojë që gjithmonë të bëhet konektimi me serverët në qendër. LANSync u zhvillua nga inxhinieri Paul Bohm.
Shërbimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdoruesit e Dropbox kanë mundësi që materiali muntimedial i ruajtur në Dropbox të dërgohet përmes shërbimit Gmail, historinë e chat-it IM ta ruajnë në Dropbox, të administrojnë BitTorrent, dhe këto të dhëna ti mbrojnë me fjalëkalim.
Shto në mënyre automatike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë shumë mënyra për të shtuar në mënyrë automatike të dhënat në Dropbox. Shumica e tyre janë të krijuara nga komuniteti i Dropbox. Njëra ndër to është në formë të web serverit me komandën SendToDropbox (e cila mundëson të gjitha emailet e përdoruesit të shkojnë në Dropbox), pastaj komanda Mover (e cila mundëson backup për FTP, Git, MySQL, dhe programe të tjera në Dropbox), dhe programe për desktop si MacDropAny (e cila përdoruesit i mundëson të gjitha materialet multimediale në kompjuter të sinkronizohen me ata në Dropbox). Janë një numër i sistemeve operative të cilat nuk i përkrah Dropbox si:Maemo,Symbian dhe webOS.Për të cilat është mundësuar një vegël e cila quhet Dropship e cila mundëson qasjen në Dropbox. Në korrik të 2014 Dropbox duke parë rritjen e kërkesës për sinkorizim të të dhënave,e shtoi në program një funksion të ri për të sinkronizuar një sasi të madhe të dhënave në një kohë të shkurtër. Që e bëri shpejtësinë e upload-imit 2 herë më të madhe se sa në versionin paraprak.
Dropbox për biznes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dropbox për biznes është një shërbim që ka për qëllim të këtë si klient organizatat e ndryshme. Dy Dropbox vijnë me dy fjalëkalime të ndryshme, përdoruesit mund të përdorin Dropbox për punë të ndryshme në të njëjtën kohë, dhe mund të shohin punën e njëri tjetrit. As administrata e Dropbox për Biznes nuk mund të shikojë llogaritë personale të tyre po vetëm ato të cilat janë brenda kësaj organizate.
Mbrojtja e të dhënave personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në maj të vitit 2011 Dropbox u akuzua nga një agjent i pavarur i sigurisë i cili tha se Dropbox i ruan të dhënat e klientëve (përvec fjalëkalimeve) si tekst burimor, dhe se thënja e famshme e kompanisë "Punëtorët e Dropbox nuk mund të shikojnë të dhënat tuaja" ishte një gënjeshtër. Cdo njeri duke marrur edhe punëtorët e Dropbox që kishte qelësin e enkriptimit të AES-256 mund të shikonin të dhenat.Nëse një e dhënë ishte vendosur në sistem më parë nga ndonjë përdorues Dropbox nuk e vendoste prap,por vetëm merrte adresën e memories ku ishte ruajtur e dhëna.
Në qershor të vitit 2011 një gabim teknik u detektua në të gjitha llogaritë e Dropbox, dhe qasja në cdo llogari mund të bëhej pa fjalkalim. Kjo zgjati për katër orë, derisa Dropbox e gjeti gabimin dhe e rregulli. Të gjitha qasjet në llogari u detektuan dhe pronarët e tyre u lajmëruan përmes emailit. Pas kësaj u krijua një gjendje kaotike dhe besimi në teknologjin Cloud u lëkund.[3] Në janar 2013 një grup i hakerëve i quajtur The 1775 Sec postoi në Twitter një listë me email-e duke deklaruar se e kishin thyer sistemin e sigurisë së Dropbox për ndër të programuesit Aaron Swartz. Dropbox deklaroi se ato email-e nuk i takonin përdoruesve të tyre. Në 2014 gjatë një intervistë Edward Snowden e quajti Dropbox-in si "armik i privatësisë".[4] Kjo për shkak të modelit të enkriptimit të të dhënave që i mundëson kompanisë ti dërgojë këto të dhëna në qeveri apo në ndonjë kompani tjetër.
Zyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zyrat kryesore të Dropbox ishin të vendosura në 760 Market Strees në San Francisko deri në korrik të vitit 2011 ku pastaj u zhvendosën në zyra më të mëdha. Që nga kjo datë zyrat qëndrore të kompanisë janë të vendosura në Suite 4000 në katin e katërt të ndërtesës China Basin Landing në San Francisko. Kompania tani ka të gjithë katin e katërt, gjithësej 8000 m2 dhe me opsionin e zgjerimit të mëtutjeshem. Në shkurt të vitit 2014 Dropbox u zgjerua dhe hapi një zyrë në Austin, Texas. Shteti i Texasit dhe qyteti Austin i dhuruan 1.7 milion dollare Dropbox në shkëmbim që të hapeshin zyret e Dropbox në Austin. Ky investim solli deri te 170 të punësuar me një pagë mesatare prej 59,000 dollarë.[5]
Referancat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2016. Marrë më 18 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://techcrunch.com/2014/01/18/dropbox-grows-up/
- ^ http://techcrunch.com/2011/06/20/dropbox-security-bug-made-passwords-optional-for-four-hours/
- ^ http://www.pcworld.com/article/2455215/edward-snowden-dropbox-is-hostile-to-privacy.html
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2015. Marrë më 18 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)