(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Foto Strakosha - Wikipedia Jump to content

Foto Strakosha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Foto Strakosha (Memaliaj, 29 mars 1965), ka qenë portier dhe kapiten i kombëtares shqiptare të futbollit. Me kombëtaren ka luajtur 72 ndeshje, prej të cilave 29 miqësore, 24 kualifikuese për kupën e botës dhe 28 për kampionatin evropian.

Ndeshjen e tij të parë me ekipin Kombëtar e luajtur në moshën 25 vjeçare e 62 ditë më 30 maj 1990, dhe të fundit në moshën 39 vjeç e 198 ditë, më 13 tetor 2004.

Skuadrat ku ka luajtur: Minatori (Memaliaj), Dinamo, Pas Janina, Ethnikos i Pireut, Olimpiakos, Panionios, Jonikos, Kalithea, Ethnikos Asteras, Prodheftiqi.

Titujt me klubet: Kampion i Shqipërisë me Dinamon '90, fitues i Kupës të Shqipërisë me Dinamon '89, '90, fitues i Superkupës së Shqipërisë me Dinamon '90, kampion i Greqisë me Olimpiakosin '97, fitues i Kupës të Greqisë me Panionios '98.