Gjuha lemne
Lemne
| |
---|---|
Flitët në | ishulli Lemnos |
Rënditja | |
Familja gjuhësore |
Gjuha lemne përdorej në lashtësi në ishullin grek Lemnos në Egjeun verior dhe u bë e njohur nga gjetja e një stele varri e njohur si "Stela e Lemnosit", pra rrasa e gurit nga fshati Lemnos.
Interpretimi shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënim . Stela e Lemnos lexohet lirisht. Deri më sot shkrimit të Stelës i janë afruar me mjete gjuhësore të ndryshme por pa arritur të kuptojnë përmbajtjen e atij shkrimi. Përgjithësisht pranohet se shkrimi i Stelës i ngjason shkrimeve etruske, por edhe shkrimet etruske nga ana e tyre nuk është se lexohen dhe kuptohen lehtësisht. Shkrimit të Stelës i janë afruar me gjuhën shqipe këta studjues: Zaharia majani, Nermin Falaski, Niko Stillo dhe Ilir Mati. Gjithsejcili nga këta studjues ka gjetur në Stelë fjalë që janë edhe në shqip. Por gjithashtu, sejcili prej tyre e ka lexuar dhe shpjeguar shkrimin e Stelës, në mënyrë të ndryshme nga të tjerët. Deri më sot nuk kemi ndonjë studim kritik në lidhje me punët e studjuesëve të cituar. Më poshtë jepet transliterimi dhe leximi i shkrimit mbi stelë nxjerrë nga libri :Ilir Mati. "Stela e Lemnos". shtëpia Botuese e Librit Shkollor e Re. Tirane, 2010.
Transliterimi:
HOPAIEZ.NAFThT ZIAZI MARAZ.MAF SIAPKhAFEIS.AFIS EFISThT.SERONAI ZIVAI
FANAPASIAP.SERONAI.MORINAIP AKER.TAVARZI
Leximi:
HOP AI E ZË NA ThOTË ZI MA ZI MARAZ MADh S'I AP Kha FIS E FIS E FIS ThOTË SE RON AI ZIVAI
FANEPSIE S'I AP SE RON AI POR RIN AI PAKËZ TU VAR I ZI
Nga ky lexim i drejt per drejte kuptohet se shkrimi në Stelë i është kushtuar një të rëni, ndoshta një hopliti, këmbësori të kohës, i cili flet e thotë se nuk i jep maraz, hidhërim fisit, gjithë fisit. Fisi nga ana e vet thotë se beson se ai ron i rëni, zivai, i shkreti. Po ashtu thuhet se të rënit nuk i jepet dukje, fanepsie, sepse besojnë se ron ai i rëni, por do të rri ai pakëz te varr i zi.
Literatur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Helmut Rix: Etruscan. In: Roger D. Woodard (Hrsg.): The Cambridge Encyclopedia of the World's Ancient Languages. Cambridge University Press, Cambridge 2004, S. 943–966.
- Dieter H. Steinbauer: Neues Handbuch des Etruskischen. Scripta Mercaturae, St. Katharinen 1999, ISBN 3-89590-080-X.Shenim.
- Ilir Mati. Stela e Lemnos. Shtepia Botuese e Librit Shkollor e Re. Tirane, 2010.ISBN 978-99943-2-262-6.