Huang Xing
Huang Xing (Kinezisht:
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Huang lindi në Changsha, Kinë. Ai ishte pasardhës i Huang Tingjian, poet i dinastisë Song.[1] Huang Xing filloi studimet e tij në Akademinë prestigjoze Changsha Jugore më 1893 dhe mori shkallën e tij të Jinshi kur ishte vetëm 22 vjeç. Në vitin 1898 Huang u zgjodh për të përfunduar studimet e mëtejshme në Kolegjin Wuchang Lianghu, nga e cila Huang u diplomua në vitin 1901. Në vitin 1902 Huang u zgjodh nga Zhang Zhidong për të studiuar jashtë vendit në Japoni dhe u regjistrua në Universitetin Hongwen në Tokjo.
Ndërsa në Japoni, Huang zhvilloi një vlerësim për studimin e çështjeve ushtarake dhe studioi luftën moderne nën një oficer japonez në kohën e tij të lirë. Ndërkohë që jetonte në Japoni, Huang praktikoi kalërimin dhe gjuajtjen çdo mëngjes. Trajnimi ushtarak i Huang në Japoni e përgatiti atë për rolin e tij të mëvonshëm si revolucionar kinez.
Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fëmijët e Huangit:
- Huang Yiou (
黄 一 欧 ), anëtari më i ri i Tongmenghui dhe udhëheqës në Republikën e Kinës - Huang Yizhong (
黄 一 中 ), ishte këshilltar i Ministrisë së Hekurudhës, Ministrisë të Punëve të Brendshme në Republikën e Kinës - Huang Zhenhua (
黄 振 华), anëtar i asamblesë gjyqësore - Huang Yihuan (
黄 一 寰), i njohur "Baba i të verbërve të Kinës" për kontributin e tij ndaj personave të verbër - Huang Teh-Hua, (Cordelia Teh-Hua Hsueh), fëmija më e re e Huangit. Ajo jetoi në Bregdetin Lindor të Shteteve të Bashkuara deri në vdekjen e saj më 2002.
Në kulturën popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Huang u portrerizua nga Jackie Chan në filmin 1911, film që flet për revolucionin e 1911.
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ odern China: An Encyclopedia of History, Culture, and Nationalism