(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Hvitramanaland - Wikipedia Jump to content

Hvitramanaland

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtigje të ndryshme lundrimi të vikingëve për në Grenlandë dhe bregdetin e Amerikës Veriore. Mes tyre shihet edhe Vinlanda. Sipas sagave nordike, përballë Vinlandës ndodhej Hibernia major ose Albania.

Hvitramanaland ose Irlanda e Madhe (Në gjuhën e vjetër nodike: Írland hið mikla ose Írland it mikla), e njohur edhe si Vendi i Njerëzve të Bardhë (Hvítramannaland), dhe në gjuhën latine si Hibernia major dhe Albania, është një vend i cili sipas fiseve nordike ndodhej pranë lokalitetit bregdetar kanadez Vinlandë.[1]

Hibernia major dhe Albania

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një raport, në Sagën e Erikut të Kuq, disa skrælingez (nordikët grenlandezë) të kapur në Markland i kanë përshkruar njerëzit e asaj të cilën ata e quanin Vendi i Njerëzve të Bardhë, ose Albania, e të cilët "visheshin në rroba të bardha ...." Një tjetër raport i identifikon ata me emrin njerëzit Albani (Albanët), njerëzit, me "flokë dhe lëkurë të bardhë si bora."[2]

Studiuesit dhe shkrimtarët nuk pajtohen lidhur me natyrën e atij vendi, ose nga të qenit të trajtuar si një mit i venitur i mbështetur vetëm në njohuritë e vendeve në perëndim të oqeanit, e deri tek teoritë të cilat e lokalizojnë atë diku në Amerikën e Veriut.

Sir Erlend Thordson kishte siguruar nga jashtë vendit tabelën gjeografike të asaj Albanie, ose siç quhej ndryshe Vendi i Njerëzve të Bardhë, i cili ndodhej përballë Vinlandës së mirë, e cila përmendet disa herë në këtë libër të vogël, dhe të cilën tregtarët dikur e kishin quajtur Hibernia major ose Great Irlanda, dhe jo, siç është thënë, në perëndim të Irlandës. Kjo tabelë kishte mbajtur me saktësi të gjitha ato traktet e tokës, dhe kufijtë e Marklandit, Einfœtingialandit, dhe Hellulandës së vogël, së bashku me Grenlandën, në perëndim të saj, ku me sa duket fillon Terra Florida e mirë.[3]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Barnes, Geraldine (2001). Viking America: the first millennium. Boydell & Brewer. ISBN 978-0-85991-608-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Pálsson, Hermann; Edwards, Paul (1989). Eyrbyggja saga. Penguin. ISBN 978-0-14-044530-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Pálsson, Hermann; Edwards, Paul (2007). The Book of Settlements: Landnamabok. Univ. of Manitoba Press. ISBN 978-0-88755-698-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sephton, John (1880). Eirik the Red's saga: a translation. D. Marples. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Arthur Middleton Reeves & North Ludlow Beamish & Rasmus B. Anderson:The Norse Discovery of America, Forgotten Books, First published: 1906, 2008, ISBN 978-1-60506-443-7
  1. ^ Barnes, 2001, fq. 31.
  2. ^ Jerald Fritzinger: Pre-Columbian Trans-Oceanic Contact, Lulu.com, Mar 14, 2016, fq, 89 - 90. ISBN 1-329-97216-3, 9781329972162
  3. ^ Reeves etj. 1906, fq. 278-279.