(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Jarosllav Hashek - Wikipedia Jump to content

Jarosllav Hashek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jarosllav Hashek

Jarosllav Hashek, (30 prill, 1883 - 3 janar, 1923) ishte shkrimtar satirik çek i njohur për romanin e tij "Ushtari i mirë Shvejk", një koleksion i papërfunduar i incidenteve absurde për një ushtari në Luftën e Parë Botërore, e cila është përkthyer në mbi gjashtëdhjetë gjuhë. Gjithashtu Hashek ka shkruar rreth 1500 tregime. Ishte një gazetar bohemian dhe tip praktik.

Jarosllav Hashek lindi në Pragë, Bohemi (më pas pjesë e Austrohungarisë, Çekosllovakisë dhe së fundmi Çekisë), i biri i Jozef Hashek, mësues matematike i shkollës së mesme, dhe gruas së tij Katerina. Varfëria e detyroi familjen me tre fëmijë të lëvizë shpesh, më shumë se dhjetë herë gjatë fëmijërisë së tij. Ai kurrë nuk njohu një shtëpi të vërtetë, dhe kjo “mungesë rrënjësh” ndikoi në mënyrë të qartë jetën e tij të shfrenuar plot bredhje.Ishte trembëdhjetë vjeç kur babai vdiq nga konsumi i tepërt i alkoolit, dhe nëna e tij nuk ishte në gjendje ta rritte në mënyrë të qëndrueshme. Djali adoleshent braktis shkollën e mesme në moshën 15 për t'u bërë farmacist, por në fund u diplomua në një shkollë biznesi. Punoi për pak kohë si oficer i bankës dhe si një shitës qensh (profesion që i atribuon edhe heroit të tij shvejk prej nga dhe kanë rrjedhur shumë anekdota të veçanta të shvejk). Megjithatë ai preferonte profesionin e shkrimtarit dhe gazetar të lirë, edhe pse kishte hyrë në qarqet e romëve dhe endacakëve, duke huazuar shumë zakone të këqija dhe duke u bërë i çrregullt dhe e vështirë për t'u gjetur.

Në 1906 bashkohet me Lëvizjen Anarkiste, duke marrë pjesë në trazirat anti-gjermane të 1897 në Pragë si nxënës shkolle. I jepte leksione të rregullta grupeve të punëtorëve proletarë dhe, në 1907, u bë redaktor i revistës anarkiste “Komuna”. Meqenëse ishte haptas anarkist, lëvizjet e tij monitoroheshin nga afër nga policia. Arrestohej dhe burgosej rregullisht. Veprat e tij përfshijnë raste të shumta vandalizmi dhe të paktën një rast të sulmi ndaj një polici, vepër kjo e fundit për të cilën kaloi një muaj në burg.

Në 1907 Hashek takon Jarmila Mayerová dhe dashurohet me të. Mirëpo për shkak të jetës së tij të shthurur, prindërit e saj nuk e vlerësojnë të përshtatshëm për vajzën e tyre. Për rrjedhojë Hashek përpiqet të largohet nga anarkizmi dhe të gjejë një punë fikse si shkrimtar. Kur e arrestuan për çnderim të flamurit në Pragë, prindërit e Mayerovás e morën të bijën në fshat, me shpresën se kjo do të ndërpriste lidhjen e tyre. Ky veprim rezultoi i pasuksesshëm për mbylljen e lidhjes së tyre, por shkaktoi tërheqjen përfundimtare të Hashek nga anarkizmit dhe një përqëndrim të ri mbi shkrimin. Në1909 kishte botuar gjashtëdhjetëekatër tregime të shkurtra, mëse dyfishi i një viti më parë. U emërua gjithashtu redaktor i revistës “Bota e Kafshëve”. Megjithatë kjo punë nuk zgjati shumë, pasi u shkarkua shpejt për botimin e disa artikujve mbi kafshë imagjinare që kishte ëndërruar (mendohet se edhe ky episod i ka dhënë material për Shvejkun).

Në 1910, ai u martua me Jarmila Mayerová, por martesa ishte e palumtur dhe zgjati pak më shumë se tre vjet. Mayerová u kthye të jetojë me prindërit e saj në 1913, pasi e zbuloi Hashekun duke u përpjekur të inskenojë një vdekje të rreme. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Hashek jetoi gjallërisht me karikaturistin Jozef Lada, i cili më vonë ilustroi Ushtarin e mirë Shvejk. Përfundimisht e thirrën nën armë. Shumë nga personazhet e Shvejkut janë të bazuara në njerëz takuar gjatë luftës. Nuk kaloi shumë kohë në vijën e parë duke luftuar, pasi u kap rob nga rusët në 1915. Në kampin për robër lufte rus kaloi një kohë relativisht të lehtë, ku u caktua si sekretar te komandant i kampit. Iu lejua të largohet nga kampi në 1916 për t'u bashkuar me të sapo-formuarin Legjion çek si shkrimtar propagande.

Pas Revolucionit të tetorit 1917, ai mbeti në Rusi si anëtar i Partisë Bolshevike. Gjatë kësaj kohe ai u rimartua (edhe pse ai ishte ende i martuar me Jarmilan). Më në fund u kthye përsëri në Pragë në 1920 me shpresën për të përfunduar Ushtarin e mirë Shvejk. Megjithatë nuk ishte një figurë popullore pas kthimit, i konsideruar quajtur tradhtar dhe bigam. Pati vështirësi për të gjetur një botues për veprat e tij.

Statuja e Jarosllav Hashek pranë klubeve ku shkroi veprat e tij (Žižkov, Praga).

Para luftës, në 1912, ai botoi librin Ushtari i mirë Shvejk dhe tregime të tjera të çuditshme (Dobrý voják Švejk a jiné podivné historky ), ku figura e Shvejkut u shfaq për herë të parë, por ishte vetëm pas luftës, në romanin e tij të famshëm, që Shvejk u shndërrua në një ikonë të thjeshtësisë, një idiot i gëzueshëm që tallej me luftën sikur të ishte një muhabet klubi. Në këtë kohë, Hashek ishte sëmurur seriozisht dhe rrezikshmërisht mbipeshë. Ai nuk shkroi më, por diktoi kapitujt e Shvejkut nga dhoma e gjumit në fshatin Lipnice, ku vdiq papritur në 1923, në moshën 39 vjet, për shkak të tuberkulozit marrë gjatë luftës.

  • Pas vdekjes së tij, të gjithë tregimet e shkurtra të Hashek janë mbledhur dhe botuar në gjuhën çeke.
  • Për dekada (deri në vitin 2000), Festivali i humorit dhe satirës "Haškova Lipnice" u mbajt në Lipnice.
  • Asteroidi 2734 Hašek u emërua pas Jarosllav Hashek.
  • Asteroidi 7896 Švejk u emërua pas personazhi kryesor i romanit të tij më të famshëm.
  • Ushtari i mirë Shvejk dhe fati i tij në Luftën së Parë Botërore, me ilustrime origjinale nga Josef Lada
  • [1] Aventurat fatlume të ushtarit të mirë Shvejk gjatë Luftës së Parë Botërore
  • Komisari i Kuq: Përfshirja e aventurave të mëtejshme të ushtarit të mirë Shvejk dhe tregime të tjera
  • Bachura Skandal Tregime dhe skica të tjera dhe
  • Biografia nga Parrott Cecil, "Bohemiani i keq" (ISBN 0-349-12698-4).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]