(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Komuna e Podujevës - Wikipedia Jump to content

Komuna e Podujevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna e Besianës)

Ky artikull merret me Komunën e Podujevës. Për qytetin e Podujevës shiko në faqen përkatëse.

Komuna e Podujevës
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej88.499
{{{postal_code_type}}}
11000
Faqja zyrtarehttps://kk.rks-gov.net/podujeve

Komuna e Podujevës (ose shqip Komuna e Besianës) është njësi administrative në pjesën veri-lindore të Kosovës. Komuna e Podujevës i takon si njësi administrative Rajonit të Prishtinës. Qendra administrative e Komunës së Podujevës është Podujeva.

Mergim halitii nga Kerpimehu i Besianës, i humbur nga shkurti viti 1946, baba i gjashtë fëmijëve, i akuzuar si "kulak" dhe për këtë epitet i internuar në Bor të Serbisë, për të cilin as sot e kësaj ditë familja e saj nuk din as për eshtrat e tije. Pas luftës së dyte botërore Isufi me katër kushëri dhe mikun e tij Ali Feta, pushteti i atëhershëm komunist i akuzojnë për mosbindje ndaj pushtetit dhe si mase dënimi të pestit i dërgojnë në Serbi për pune të dhunshme. Në bazë të dhënave jo zyrtare këta burra janë pushkatuar pas një viti në minierat e Borit. Për shkak të kësaj historie edhe familjaret e tjerë të këtyre burrave kanë pësuar në vazhdimësi torturat e pushtetit, duke i burgose, plaçkitur dhe duke iu pamundësuar djemve dhe nipave të tyre shkollim dhe punësim.

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Podujevës kishte një popullsi prej 88.499, prej të cilëve 87.523 ishin shqiptarë, 680 ashkali, 74 romë, 33 bosnjanë, 12 serbë, 5 turqë dhe 2 egjiptianë.

Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorë[1] 41.834 46.317 51.516 60.349 75.437 92.946 88.499
Etnia shqiptar serb turqë bosnjanë romë ashkali egjiptian të tjerë të panjohur
Banorë[2] 87.523 12 5 33 74 680 2.282 43 120

Menjëherë pas themelimit të PUKSH "Unikomb", edhe në Besianë u themelua dega e kësaj partie. Grupi i përbërë nga Bajrush Behrami, Agron Rrahmani Hakif Mehmeti, Bashkim Jashari Salih Salihu, Jusuf Ejupi dhe shumë atdhetare të tjerë. Kështu me 21 mars të vitit 1991 filloj aktivitetin e saj dhe shumë shpejt kjo parti u rrit dhe u shtri në gjithë territorin e Llapit. Unikombi në Besianë zhvilloj aktivitetin e vet deri në vitin 1997, ku pas gjenocidit të ushtruar në Prekaz të Drenicës, kjo parti e pushoj aktivitetin e saje në rrafshin politik për t`u inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit. Pas lufte është riaktivizue dhe kjo parti ka dhëne kontributin e vet në jetën politike të komunës së Besianës.

Vrojtimet hidrometeorologjike në Llap kryesisht janë të periudhës të viteve 1960. Elementet e vrojtuara nuk kanë seri të plotë dhe vetëm për stacionin meteorologjik të Besianës ka të dhëna të plota. Rrjeti i stacioneve shimatese kanë një shpërndarje me të mirë, por mungojnë të dhëna për zonat malore. Fushëgropa e Llapit për shkak të pozitës së vet gjeografike, lartësitë mbidetare, reliefit dhe paradispozitave për kohet e rrëmimeve të ajrit cilësohet me disa veçori karakteristike lokale. Analiza e elementeve klimatik, sidomos regjimeve termike dhe të reshjeve, tregojnë në rritjen e shkalles kontalitetit klimatik të këtë trevë.

Fushëgropa e Llapit gjendet në kufi klimatik të regjimeve pluviometrike kontinentale dhe atje maritime. Edhe pse sasia me e madhe e reshjeve bie në periudhën e vegjetacionit (IV-IX) ajo nuk është dominante (Podujevë 54 %). Edhe pse gjate vitit paraqiten dy maksimale mujore (nëntor dhe maj), shpërndarja e reshjeve nëpër muaj gjatë vitit nuk tregon ndryshime të mëdha kure është fjala për vlerat mesatare mujore shumëvjeçare. Mirëpo, lëkundjet e sasisë së reshjeve prej vitit në vit janë mjaft të dalluar. Në pjesët e ulëta të fushëgropën së Llapit bie me pak reshje (Besianë 680 ml) se sa në pjesët periferike kodrinore malore (Pollate 756 ml)

  1. ^ "Kosovo censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.
  2. ^ "Ethnic composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj