(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Librazhdi - Wikipedia Jump to content

Librazhdi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Librazhd)

Stampa:Qytet në Shqipëri Librazhdi është qytet në lindje të Shqipërisë në rrethin e Librazhdit. Kufizohet në veri me rrethet Bulqizë; perëndim nga rrethi i Elbasanit; në jug nga rrethi i Pogradecit dhe në lindje nga Republika e Maqedonisë.Kakici ka një gjatësi kufitare prej 42 km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bën me te larmishëm fushëgropat si ajo e Domosdoves në Përrenjas dhe ajo e Studnes me atë të Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m në majën e Kuqe të malit Shebenik.

Pozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket ne dimrin e ftohte e të lagësht dhe ne vëren e shkurtër, të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore është 13,4 °C,temperatura max. e regjistruar është 40,7 °C me 14 shtator 1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15,7 °C.

1857 lloje bimësh spontane, enezore, te cilat përfaqësojnë 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te florës se Evropës e renditin Librazhdin ne një nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme. gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.

Rrethi i Librazhdit është krijuar si njësi administrative ne vitin 1958. Sot bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti i Librazhdit. Rrethi i Librazhdit përbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit të pushtetit lokal në vitin 1992.

Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Më 1 janar 1998 ajo arriti në 82.411 banorë edhe rreth 18.203 familje. Në qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banore ose 29,7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon ne fshat. Librazhdi ka një moshë mesatare të popullsisë e cila është 48 vjeç.

Shkolla e pare u hap ne Berzheshtë në vitin 1895 dhe konvikti i parë u hap po në Berzështë në vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrire në të gjithë rrethin. Funksionojnë 93 kopshte për fëmijët parashkollorë, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 9-vjeçare, dhe 10 shkolla të mesme ku mësojnë rreth 17.200 nxënës dhe japin mësim rreth 1.142 mësues.

Futbolli është sporti me i përhapur ne rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka disa ekipe futbolli me emrin KF Sopoti. Po kështu edhe qyteti i Prrenjasit ka një ekip futboll me emrin KF Domosdova. Po këto emra kane edhe klubet e tyre.

Rrethi i Librazhdit ka pasuri të shumta minerale dhe në bazë të tyre u ngritën gjaëe sistemit socialist miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Përrenjasit. Sot ekonomia e rrethit është e bazuar më shumë në sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi dhe në shfrytëzimin e pyjeve.

Në Librazhd e Përrenjas dhe ne pjesen me te madhe te fshatrave te tyre ekziston mbulimi me internet nga operatoret telefonike qe operojn ne Shqiperi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]