(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit - Wikipedia Jump to content

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  Vendet anëtare të BE-së
  Vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit

Marrëveshja e Stabilizim - Asocimit është një praktikë e Bashkimit Evropian, e cila lidhet me ato shtete të cilat angazhohen për tu futur ne BE. Në bisedime me vendet që kanë shprehur dëshirën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, BE zakonisht përfundon marrëveshjet e tilla në këmbim të angazhimeve për reformën politike, ekonomike, tregtare ose të të drejtave të njeriut në atë vend. Në këmbim, vendit mund t'i ofrohet qasje pa tarifa në disa ose të gjitha tregjet e BE-së (mallra industriale, produkte bujqësore, etj.), si dhe ndihmë financiare ose teknike. Me anë të kësaj lidhet ekonomia e vendit që synon anëtarësimin, me atë të Bashkimit Evropian, si rrjedhojë ka shpresa të shumta për një stabilitet më të lartë përpara se të fillojnë bisedimet konkrete për anëtarësim në BE. Por jo vetëm që duhet të arrihet të forcohet ana ekonomike e shtetit që kërkon të anëtarësohet, por dhe ajo politike. Marrëveshja synon mënjanimin e të papriturave jo të këndshme ekonomike përfshi këtu integrimin në të ardhmen në tregun e lirë me BE-në, si dhe mënjanimin e hapave prapa të çfarëdo lloji qofshin ato në vendet të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Nën kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit parashtrohen kërkesa të cilat kandidatët për në BE duhet ti përmbushin brenda një afati të caktuar. Kandidatët e ardhshëm mund të vendosin dhe kuota ose lehtësime për prodhimet e eksportit për në BE si dhe prej BE-së. Zakonisht krijohet menjëherë një bashkim doganor me BE-në.

Aktualisht, vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia) janë në fokusin e Procesit të Stabilizim Asocimit (PSA). Marrëveshje Specifike të Stabilizim Asociimit (MSA) janë zbatuar me vende të ndryshme të Ballkanit, e të cilat në mënyrë të qartë përfshijnë dispozita për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE. MSA-të janë të ngjashme në parim me Marrëveshjet e Evropës të nënshkruara me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në vitet 1990 dhe me Marrëveshjen e Asociimit me Turqinë.

Shqipëria nga ana e saj firmosi në fillim të qershorit 2006 në Luksemburg Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Evropian.

Guri kilometrik i Procesit të Stabilizim Asocimit (PSA) është Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. MSA-ja hedh bazat e një marrëdhëniejeje të ngritur në një shkallë më të lartë, tashmë të konceptuar si partneritet, kontratë, bashkëpunim gjithëpërfshirës, midis vendit tonë dhe BE-së. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pakthyeshme.

MSA-ja legjitimon dhe artikulon në mënyrë konkrete qëllimet dhe angazhimet e ndërsjellta të palëve nënshkruese (BE- Shqipëri), në lidhje me :

  • bazat e dialogut politik midis tyre ;
  • bazat e thellimit të bashkëpunimit rajonal, përfshirë perspektivën e vendosjes së një zone të tregtisë së lirë rajonale ;
  • perspektivën e vendosjes së një zone të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Shqipërisë brenda 10 vjetësh, që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes ;
  • angazhimin e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Unionit ;
  • bazat e bashkëpunimit mes palëve në fusha si drejtësia, liria dhe siguria, etj.

Në këtë mënyrë, MSA-ja, ndryshon statusin e vendit tonë si në kuadrin e ngushtë rajonal, ashtu edhe në atë më të gjerë evropian e ndërkombëtar. Tashmë Shqipëria paraqitet si një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE që radhitet përkrahë shteteve më të suksesshme të BP-së, duke pasur një perspektivë të pakthyeshme evropiane para vetes. MSA-ja është fillesa e konkretizimit të kësaj perspektive.

Ecuria e nënshkrimit të MSA-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht, rekomandimi për hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së BE-Shqipëri, erdhi nga Komisioni Evropian në 7 qershor 2001, kur u paraqit dhe raporti mbi konkluzionet e tre takimeve të HLSG-së. Këshilli Evropian i katër ditëve më vonë dhe më pas Samitit i Goteborgut, e miratuan këtë raport dhe vendosën krijimin e Grupit të Përbashkët Konsultativ Task Force Shqipëri- BE (Joint Consultative Task Force) i cili do të bënte vlerësimin e ecurisë së procesit të reformave në vendin tonë.

Në 21 tetor 2002, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE-së, autorizoi Komisionin Evropian për fillimin e negociatave me Shqipërinë për nënshkrimin e MSA-së.

Hapja zyrtare e e bisedimeve për këtë marrëveshje u bë gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit në Tiranë (Prodit), më 31 janar 2003.

Raundi i parë i negociatave u zhvillua më 13 shkurt 2003, dhe u pasua nga takime periodike.

Në shkurt 2006, u siglua në Tiranë MSA-ja dhe më 12 qershor 2006, kjo marrëveshje bashkë me Marrëveshjen Interim u nënshkruan në Bruksel, nga Kryeministri Berisha dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Ecuria e ratifikimit të MSA-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendi i parë (dhe i vetëm për vitin 2006) që e ratifikoi MSA-në BE-Shqipëri ishte Letonia (19 dhjetor 2006).

Gjatë vitit 2007, vijuan ratifikimet nga plot 14 vende të tjera (Slloveni, Spanjë, Hungari, Suedi, Irlandë, Sllovaki, Lituani, Poloni, Luksemburg, Mbretëri e Bashkuar, Itali, Estoni, Holandë dhe Finlandë).

Vendet e tjera anëtare (Danimarkë, Maltë, Austri, Republika Çeke, Qipro, Portugali, Belgjikë, Francë dhe Gjermani) e përmbyllën procesin e ratifikimit brenda vitit 2008.

Me mbylljen e ratifikimit nga Greqia në janar 2009, dhe pas dorëzimit të pritshëm të instrumenteve të ratifikimit në KE, përfundon dhe procesi i ratifikimit të MSA-së, i cili së bashku me nënshkrimin Protokolleve të Zgjerimit me dy vendet e reja anëtare (Rumania dhe Bullgaria), i hapi udhë hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

Dialogu politik nën ombrellën e MSA-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dialogu politik ndërmjet Palëve do të zhvillohet më tej brenda kontekstit të kësaj Marrëveshjeje. Ai do të shoqërojë dhe konsolidojë marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe kontribuojë në vendosjen e lidhjeve të ngushta të solidaritetit dhe formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet Palëve.

Titulli X i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit parashikon se menjëherë pas hyrjes së saj në fuqi, ngrihet Këshilli i Stabilizim-Asocimit dhe Komiteti i Stabilizim-Asocimit.

Këshilli i Stabilizim-Asocimit mbikëqyr zbatimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje madhore që del në kuadër të saj. Në të marrin pjesë anëtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit nga njëra anë, dhe anëtarë të Qeverisë shqiptare nga ana tjetër (nivel ministror). Këshilli do të drejtohet me rradhë, për periudha 12 mujore, nga një përfaqësues i Këshillit, në emër të Komunitetit dhe vendeve anëtare, dhe një përfaqësues i Qeverisë shqiptare. Periudha e parë fillon në datën e mbledhjes së parë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe mbaron më 31 dhjetor 2009.

Këshilli mblidhet në nivel të përshtatshëm në intervale të rregullta kohe dhe ndihmohet nga Komiteti i Stabilizim-Asocimit.

Komiteti i Stabilizim-Asocimit, krijohet me qëllim që të ndihmojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit në kryerjen e detyrave të tij. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe nga përfaqësues të Komisionit të Komuniteteve Evropiane nga njëra anë, si dhe nga përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër. Përfaqësimi duhet të jetë me nëpunës të shërbimit publik të nivelit të lartë.

Komiteti i Stabilizim-Asociimit përgatit mbledhjet dhe diskutimet e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, zbaton vendimet e Këshillit të Stabilizim-Asociimit kur është e përshtatshme dhe në përgjithësi garanton vazhdimësi të marrëdhënies së asocimit dhe funksionimin e duhur të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Komiteti merr në konsideratë çdo çështje që i drejtohet nga Këshilli i Stabilizim-Asocimit si dhe çdo çështje që mund të ngrihet gjatë zbatimit të përditshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Komiteti i dorëzon për miratim Këshillit të Stabilizim-Asocimit propozime ose projekt vendimet/rekomandime.

Me kërkesë të palëve, dialogu politik mund të zhvillohet edhe në formatet e mëposhtme: takime, kur është e nevojshme, të zyrtarëve të lartë që përfaqësojnë Shqipërinë, nga njëra anë, dhe Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit, nga ana tjetër ; shfrytëzimi i plotë i të gjithë kanaleve diplomatikë ndërmjet Palëve, përfshirë këtu me vendet e treta dhe brenda Kombeve të Bashkuara, OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe forumeve të tjera ndërkombëtare; çdo mjet tjetër që do të jepte një kontribut të vlefshëm për konsolidimin, zhvillimin dhe thellimin e këtij dialogu.


Ngjarje
Kroacia Maqedonia Shqipëria Mali i Zi Serbia Bosnja dhe Hercegovina Kosova [1] [2]
MSA-Negociatat fillojnë 24.11.2000. 5.4.2000. 31.1.2003. 10.10.2005. 10.10.2005. 25.11.2005. 28.10.2013. [3] [4]
MSA fillojnë 14.5.2001 24.11.2000 28.2.2006. 15.3.2007 7.11.2007. 4.12.2007. 25.07.2014. [5]
MSA-nënshkruar 29.10.2001. 9.4.2001. 12.06.2006. 15.10.2007. 29.4.2008. 16.6.2008. 27.10.2015. [6]
Të ratifikuara nga
Shteti Palë 30.01.2002. 27.04.2001. 09.11.2006. 13.11.2007. 22.09.2008 26.02.2009 26.02.2016.
Bashkimi Evropian 21.12.2004. 25.2.2004. 26.2.2009. 29.3.2010. (20??) (2010) 24.02.2016 [7] [8]
Austria 15.3.2002. 6.9.2002. 21.5.2008. 4.7.2008. 13.1.2011. 4.9.2009. NA
Belgjika 17.12.2003. 29.12.2003. 22.3.2007. 29.3.2010. (20??) 29.3.2010. NA
Bullgaria më vonë u bashkua me BE 30.5.2008. 12.8.2010. 13.3.2009. NA
Qipro më vonë u bashkua me BE 30.5.2008. 20.11.2008 26.11.2010. 2.7.2009. NA
Republika Çeke më vonë u bashkua me BE 7.5.2008. 19.2.2009 28.1.2011. 23.7.2009. NA
Gjermania 18.10.2002. 20.6.2002. 19.2.2009. 16.11.2009 10.2.2011. 14.8.2009. NA
Danimarka 8.5.2002. 10.4.2002. 24.4.2008. 25.6.2008 (20??) 26.5.2009. NA
Estonia më vonë u bashkua me BE 17.10.2007. 22.11.2007. 19.8.2010 11.9.2008. NA
Spanja 4.10.2002. 4.10.2002. 3.5.2007. 12.3.2009. 21.6.2010. 15.6.2010. NA
Franca 4.6.2003. 4.6.2003. 12.2.2009. 30.7.2009. (20??) 10.2.2011 NA
Britania e Madhe 3.9.2004. 17.12.2002. 16.10.2007. 12.1.2010. (20??) 20.4.2010. NA
Greqia 27.8.2003. 27.8.2003. 26.2.2009. 4.3.2010. 26.1.2011. 20.9.2010. NA
Hungaria më vonë u bashkua me BE 23.4.2007. 14.5.2008. 16.11.2010. 22.10.2008. NA
Italia 6.10.2004. 30.10.2003. 7.1.2008. 13.10.2009. 6.1.2011 29.8.2010 NA
Irlanda 6.5.2002. 6.5.2002. 11.6.2007. 4.6.2009. (20??) 4.6.2009. NA
Lituania më vonë u bashkua me BE 17.5.2007. 4.3.2009. (20??) 4.5.2009. NA
Luksemburgu 1.8.2003. 28.7.2003. 4.7.2007. 11.6.2009. 21.1.2011. 22.12.2010 NA
Letonia më vonë u bashkua me BE 19.12.2006. 17.10.2008. (20??) 12.11.2009. NA
Malta më vonë u bashkua me BE 21.4.2008. 11.12.2008. 6.7.2010. 7.1.2010. NA
Holanda 30.4.2004. 9.9.2002. 10.12.2007. 29.1.2009. (20??) 30.9.2009. NA
Portugalia 14.7.2003. 14.7.2003. 11.7.2008. 23.9.2008. (20??) 29.6.2009. NA
Polonia më vonë u bashkua me BE 14.4.2007. 6.2.2009. (20??) 7.4.2010. NA
Rumania më vonë u bashkua me BE 15.1.2009. (20??) 8.1.2010. NA
Suedia 27.3.2003. 25.6.2002. 21.3.2007. 11.3.2009 (20??) 14.9.2009. NA
Finlanda 6.1.2004. 6.1.2004. 29.11.2007. 18.3.2009. (20??) 7.4.2009. NA
Sllovenia më vonë u bashkua me BE 18.1.2007. 7.2.2008. 7.12.2010 10.3.2009. NA
Sllovakia më vonë u bashkua me BE 20.7.2007. 29.7.2008 11.11.2010 17.3.2009. NA
Marrëveshja hyri në fuqi : 1.2.2005. 1.4.2004. 1.4.2009. 1.5.2010 (20??) (2010) 01.04.2016. [9]
  1. ^ "SAA Agreement with Kosovo*". Council of the European Union. Marrë më 2016-12-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Feasibility Study for a Stabilisation and Association Agreement between the European Union and Kosovo" (PDF). European Commission. 10 tetor 2012. Marrë më 24 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kosovo to negotiate on Stabilisation and Association Agreement". 2013-10-27. Marrë më 2013-10-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "EU starts the Stabilisation and Association Agreement negotiations with Kosovo". European Commission. 2013-10-28. Marrë më 2013-10-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Stabilization and Association Agreement is initialled". Ministry of European Integration of the Republic of Kosovo. 2014-07-25. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2016. Marrë më 2014-07-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Stabilisation and Association Agreement between the European Union and Kosovo signed". European Commission. 2015-10-27. Marrë më 2015-10-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Stabilisation and Association Agreement negotiations successfully completed". European External Action Service. 2014-05-02. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 2014-05-02. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kosovo Launches Crucial SAA Talks With EU". Balkan Insight. 2013-10-28. Marrë më 2013-10-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Kosovo's SAA was the first signed after the entry into force of the Lisbon treaty, which conferred a legal personality to the EU. As a result, unlike previous SAAs Kosovo's is exclusively between it and the EU and Euratom, and the member states are not parties independently. "Information relating to the entry into force of the Stabilisation and Association Agreement between the European Union and the European Atomic Energy Community, of the one part, and Kosovo (*), of the other part". EUR-Lex. 2016-03-24. Marrë më 2016-03-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)