(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Morena - Wikipedia Jump to content

Morena

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Morena është lëndë e copëzuar (gurë, zall, rërë, lym) mbi akullnajë, në brendësi dhe nën akullnajë (morenë e lëvizshme) ose në mbarim të akullnajës luginore (morenë palëvizshme). Janë krijuar is rrjedhim shkatrrimit fizik të shkëmbinjëve nga gërryerja akullnajore dhe nga shembja e gurëve nga shpatet e shtratit (luginës) akullnajor. Sipas pozitës në akullnajë, dallohen : morenat sipërfaqësore, të brendshme, fundore dhe ballore. Akullnajat kontinentale (inllandajset) kanë vetëm morena fundore. Morenat janë depozitime të materialeve që gjuha e akullnajës i ka bartur me vete;ato mund të jenë frontale ose anësore. Kur akullnaja ngrohet , brigjet mund të mbyllin luginën dhe të sjellin deri në formimin e liqenit akullnajor.