(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Nereu - Wikipedia Jump to content

Nereu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nereu (greqisht: Νηρεύς, Latin: Nereus) - zoti i detit, sipas disave i biri i titanit Oqean dhe gruas së tij Tetis; ndërsa sipas të tjerëve i biri i Pontit, zotit të thellësirave të detit dhe i hyjneshës së tokes, Gea.

Në mite më te ndeshemi tani më si me plakun dhe babain e një numri të madh të bijave që i ka pasur me gruan e vet, Doridën. Jetonte në detin Egje, në mes Samotrakës dhe Imbrit, ka ditur ta ndryshojë pamjen, ka pasur dhantinë e falltorit dhe u bë i famshëm me atë që fliste të vërtetën. Mirëpo, nuk profetizonte me qejf dhe këtë e bënte atëherë kur e detyronin. Sa na është e njohur, kjo i shkoi për dore vetëm Herakliut.Njerëzit i ka dashur,u ofronte here me pejsazhe të mrekullueshme nga deti, veçmas i donte marinarët guximtarë.

Figura e Nereut nga antika na është ruajtur përafërsisht në tetëdhjetë piktura në vaza. Më e lashta është e shek. VI. para e.s. dhe në përgjithsi paraqesin Nereun dhe Nereidet dhe Nereun me hyjni të detit. Në katërmbëdhjetë vaza është skena e Betejës së Nereut me Herakliun. Prej paraqitjeve të shumta skulpturale të figurës së tij s'do mend se më e mira është ajo në frontonin perëndimor të shejtnores së Zeusit në Pergam, ku e gjejmë në shoqëri të Doridës dhe të Oqeanit, në betejë me Gjigantët e vitit 180-160, para e.s., dhe sot gjendet në Muzeun Shtetror në Berlinin Lindor).