Nijazi Kuqi
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Njazi Kuqi | ||
Datëlindja | 25 mars 1983 | ||
Vendlindja | Vushtrri, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.93 m (6 ft 4 in) | ||
Pozicioni | Sulmuesi (futboll) | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | PK-35 Vantaa | ||
Numri | 99 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1998–1999 | FinnPa | ||
1999–2000 | MP | ||
2001 | Kapa-51 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2005 | FC Lahti | 53 | (16) |
2005–2006 | Birmingham City F.C. | 0 | (0) |
2006 | → Blackpool F.C. (huazim) | 4 | (0) |
2006 | → Peterborough United (huazim) | 1 | (0) |
2006 | FC Groningen | 0 | (0) |
2007–2008 | FC Carl Zeiss Jena | 1 | (0) |
2008–2010 | TuS Koblenz | 52 | (11) |
2010 | Stevenage F.C. | 1 | (0) |
2010 | Dundee F.C. | 3 | (0) |
2011 | Turun Palloseura | 21 | (8) |
2011–2012 | Panionios G.S.S. | 24 | (10) |
2012–2013 | Atromitos F.C. | 24 | (1) |
2014 | F.C. Pro Vercelli 1892 | 8 | (0) |
2014 | Olympiacos Volou 1937 F.C. | 8 | (3) |
2015 | SG Sonnenhof Großaspach | 7 | (0) |
2016– | PK-35 Vantaa | 1 | (2) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2005–2013 | Finlanda | 12 | (5) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Nijazi Kuqi (lindi më 25 mars 1983 në Vushtrri) është futbollist kosovarë, por me nënshtetësi finlandeze i cili luan për skuadrën PK-35 Vantaa si sulmues. Nijazi është vëllai i Shefki Kuqit.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nijazi e filloi karrierën e tij nga viti 2002, duke kaluar tri vite në skuadrë FC Lahti. Në janar 2005, ai nënshkroi për skuadrën Birmingham City F.C.. Në gjysmën e sezonit 2005-2006, Nijazi u dërgua në Blackpool F.C. si huazim. Në mars 2006, ai shkoi edhe një herë si huazim, por këtë herë në skuadrën Petersborough United F.C. deri në fund të sezonit.
Në qershor 2006, ai shkoi si transfer në skuadrën FC Groningen. Ai u largua në gusht 2006, për shkak të një konfliktit. Gjashtë muaj më vonë, Nijazi nënshkroi një kontratë për 18 muaj në skuadrën FC Carl Zeiss Jena. Në vitin 2008, ai nëshkroi një kontratë për tre vjetë në skuadrën TuS Koblenz. Në mars 2010, ai luajti për herë të fundit për këtë skuadër kundër Rot-Weiß Oberhausen.
Në shtator 2010, ai nënshkroi për skuadrën Dundee F.C. me kontratë një vjeçar. Më 28 mars 2011, ai shkoi për të luajtur për skuadrën TPS Turku, ku gjatë sezonit 2011, ai shënoi tetë gola. Në shtator 2011, ai shkoi për të luajtur për skuadrën Panionios G.S.S..