Operacioni i Dimrit
Okupatorët, të zemëruar egërsisht nga dështimi i fazës së parë të Operacionit të Dimrit, ndërmorën me ashpërsinë më të madhe disa fazat të këtij operacioni barbar: fazën e dytë (29 janar-6 shkurt), fazën e tretë (6-14 shkurt) dhe fazën e katërt (4-12 prill). Qëllimi final i forcave gjermane ishte asgjësimi i Luftës Nacionalçlirimtare në zonat e lëvizjes. Këtu nuk përjashtohej roli i diversionit të brendshëm dhe propoganda armiqësore. Vetë emërtimet e fazave: “Harridoh” (Thirrja për të çuar gjahun në shteg), “Un dennoch” (Dhe megjithatë), “Wolfschlucht” (Gryka e Ujqërve), krahas atij të fazës së parë “Berkessel” (Kazani malor), tregon qartë se bisha naziste “gjahun” e kapur donte ta përvëlonte të gjallë në “kazanin e maleve”. Në luftimet që zhvilloi Brigada e Pestë Sulmuese kundër forcave gjermane në Brashec të Bratit, mbeti i vrarë, trimi vranishtiot Laze Seferi, i emëruar komandant kompanie në fillimet e krijimit të Brigatës së 5-të Sulmuese. Me gjithë humbjet që pësuan në Urën e Gjormit, në Gumenicë dhe në Brashec të Bratit nga lufta e partizanëve dhe e popullit, forcat naziste mundën të hynin në zonën e Mesaplikut.
Më 20 janar 1944, vranishtiotët, së bashku me banorët e fshatrave të tjerë, festuan me gëzim në Bramyshnje të Tërbaçit rreshtimin luftarak të Brigadës së Pestë Sulmuese, në përbërjen e së cilës ishte inkuadruar edhe çeta e tyre partizane. Midis vranishtiotëve që u inkuadruan në Brigadën e 5-të, qysh në atë kohë, ishte edhe Hysen Çinua, i cili u emërua zëvendëskomandant Batalioni. Okupatorët, të zemëruar egërsisht nga dështimi i fazës së parë të Operacionit të Dimrit, ndërmorën me ashpërsinë më të madhe disa fazat të këtij operacioni barbar: fazën e dytë (29 janar-6 shkurt), fazën e tretë (6-14 shkurt) dhe fazën e katërt (4-12 prill). Qëllimi final i forcave gjermane ishte asgjësimi i Luftës Nacionalçlirimtare në zonat e lëvizjes. Këtu nuk përjashtohej roli i diversionit të brendshëm dhe propoganda armiqësore. Vetë emërtimet e fazave: “Harridoh” (Thirrja për të çuar gjahun në shteg), “Un dennoch” (Dhe megjithatë), “Eolfschucht” (Gryka e Ujqërve), krahas atij të fazës së parë “Berkessel” (Kazani malor), tregon qartë se bisha naziste “gjahun” e kapur donte ta përvëlonte të gjallë në “kazanin e maleve”. Në luftimet që zhvilloi Brigada e Pestë Sulmuese kundër forcave gjermane në Brashec të Bratit, mbeti i vrarë, trimi vranishtiot Laze Seferi, i emëruar komandant kompanie në fillimet e krijimit të Brigatës së 5-të Sulmuese. Me gjithë humbjet që pësuan në Urën e Gjormit, në Gumenicë dhe në Brashec të Bratit nga lufta e partizanëve dhe e popullit, forcat naziste mundën të hynin në zonën e Mesaplikut.
Opercioni PiK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në operacionin e Dimrit (shkurt 1944) në Malësinë e Gjakovës ishin 800 mercenarë të Xhafer Devës bashkë me gjermanët, në Operacionin e qershorit 1944 në Bytyç në përbërje të 1000 ushtarëve gjermanë ishin edhe 350 xhandarë, të komanduar nga Pashk Bibë Mirakaj. Në Lumë forcat e Muharrem bajraktarit vranë partizanët e brigadës V S. Në relacionet e përfaqësuesve të misioneve angleze thuhet : “Në Jug Balli Kombëtar është kthyer thjesht në milici qeveritare... atyre u ka dalë kaq tepër nami si kolaboracionistë... Shumë kontakte të Kupit kanë provuar se si bashkëpunon me qeverinë kuislinge... Partizanët vazhdojnë si më parë të jenë e vetmja forcë që lufton kundër gjermanëve”.[1]
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ (AIH, A-V-144, Operacionet në Shqipëri dhe aktiviteti i misioneve britanike pranë Abaz Kupit, f.4,6).