Paco Vidarte
Francisco “Paco” Javier Vidarte Fernández (lindur në 1 mars 1970- 29 janar 2008 në Madrid) ishte një filozof spanjoll, shkrimtar dhe aktivist LGBT.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi studioi filozofi pranë universitetit Comillas Pontifical University në Madrid, Spanjë, si edhe pas përfundimit të studimeve master në psikoanalizë e pedagogji, Vidarte u emërua Doktor i Filozofisë pranë National University of Distance Education në Madrid me dizertacion rreth Jacques Derrida.
Prej mesit të viteve 90 e më tej Paco, i cili ishte gej,[1] ishte një anëtar aktiv i lëvizjes LGBT në Spanjë, specifikisht në Madrid. Ai ishte pjesë e grupit “Radical Gai” si dhe më vonë u shndërrua në një prej filozofëve e teoricienëve udhëheqës të grupeve spanjolle që lobonin për tëdrejtat LGBT. Vidarte ishte i pari që diskutoi rreth Queer Theory në universitetet spanjolle si dhe publikoi një sërë artikujsh akademikë dhe librash të afirmuar në qarqet ndërkombëtare rreth historisë së lëvizjes LGBT si dhe mbi figurën e Derridës.
Ai ishte profesor pranë universitetit UNED deri sa u nda nga jeta në Madrid në 2008, të shkaktuar prej një forme malinje të kancerit limfatik dhe HIV-it.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ""Doy gracias a Dios por haberme creado gay": José Mantero, sacerdote y escritor", Noticias Trujillo, 12 nëntor 2005, marrë më 2008-03-21
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) (Spanish)