Paracaktimi në Islam
Appearance
Kaderi (Arabisht: قدر do të thotë “fati” ose “paracaktimi”)[1] është koncept i fatit hyjnor në Islam.[2] Është një nga gjashtë kushtet e besimit, së bashku me besimin në Njëshmërinë e Allahut, Librat e Zbritura, Profetët, Ditën e Gjykimit dhe Engjëjt.
Besimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besimi në Kader ngërthen në katër gjëra:
- Besimi se Allahu ka dituri në çdo gjë, qoftë dituri në veprat e Tija ose në veprat e robërve të Tij.
- Besimi se Allahu ka shkruar atë në një pllakë të quajtur Lehvi Mahfudh.
- Besimi se nuk ndodh përveç se me dëshirën e Allahut, qoftë që ka të bëjë me punët e Allahut ose në veprat e krijesave të Tij.
- Besimi se çdo gjë është krijesë e Allahut duke përfshirë cilësitë ose lëvizjet e Tij,