(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Polinomet - Wikipedia Jump to content

Polinomet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

matematikë, një polinom është një shprehje, e cila përbëhet nga të pacaktuarat (të quajtura ndryshore) dhe koeficientët, që përfshin vetëm veprimet e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe eksponencimit në fuqi jonegative (0 ose pozitive). Një shëmbull i një polinomi me një ndryshore, x, është x2 − 4x + 7. Një shëmbull me tre ndryshore është x3 + 2xyz2yz + 1.

Polinomet hasen në shumë fusha të matematikës dhe shkencës. Për shëmbull, ato përdoren për të formuar ekuacione polinomiale, të cilat modelojnë një gamë të gjerë problemesh, nga problemet elementare deri tek ato të ndërlikuara shkencore; ato përdoren për të përcaktuar funksione polinomiale, të cilat shfaqen në mjedise të tilla që nga kimia elementare dhe fizika deri tek ekonomia dhe shkencat shoqërore; dhe ato përdoren në analizë matematike dhe numerike për të përfafruar funksione të tjera. Në matematikën e avancuar, polinomet përdoren për të ndërtuar unaza polinomiale dhe varietete algjebrike, të cilat janë koncepte qëndrore në algjebër dhe gjeometrinë algjebrike.

Shprehjet të cilat merren duke mledhur dy ose më shumë monome quhen polinome.


Polinomi shumëzohet me polinom në atë mënyrë që çdo term i polinomit të parë i shumëzon me radhë të gjithë termat e polinomit të dytë.