(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Shimonoseki - Wikipedia Jump to content

Shimonoseki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shimonoseki
下関しものせき
Qytet
Udhëkryq përballë zyrës së qytetit
Udhëkryq përballë zyrës së qytetit
Popullsia
 • Gjithsej260.661
Faqja zyrtarewww.city,shimonoseki.lg.jp

Shimonoseki (japonisht: 下関しものせき) është qyteti më i madh në prefekturën Yamaguchi në ishullin Honshū, Japoni.

Sipas 1 prill 2018, qyteti 260,661 banorë dhe dendësi të popullsisë prej 364 per km2. Sipërfaqja e qytetit ishte 716,10 km2.

Para vitit 1902, qyteti ishte i njohur si Bakan (うませき) dhe zyrtarisht Akamagaseki (あかあいだせき).

Shimonoseki ishte vendi ku Kina dhe Japonia nënshkruan Marrëveshjen e Shimonosekit më 17 prill 1895.

Më 13 shkurt 2005, Shimonoseki morri qytezat e Hōhoku, Kikugawa, Toyota dhe Toyoura (të gjitha prej distriktit Toyoura) për të zgjeruar qytetin e Shimonosekit. Që nga 1 tetori 2005, qyteti u caktua si qytet kryesor nga qeveria japoneze.

Shimonoseki ka klimë subtropikale me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Reshjet janë të rëndësishme gjatë gjithë vitit, por janë më të rënda gjatë verës.