Shkolla joniane
Appearance
![](https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/70/Map_Ciudades_Antiguas_Asia_Menor.svg/220px-Map_Ciudades_Antiguas_Asia_Menor.svg.png)
Shkolla joniane është një shkollë filozofike greke (e shekullit VI para Krishtit) që përfaqësohet nga Talesi i Miletit, Herakliti i Efesit, Anaksimandri, Anaksimeni dhe Anaksagora që qenë të parët që kërkuan një shpjegim racional të botës. Ata shënojnë pikënisjen e shkencës perëndimore. Asokohe shkolla joniane dallohej nga filozofia italike, e themeluar nga Pitagora, që i drejtohej shpjegimit mitik të botës, të shprehur nga fetë dhe poetët.