Suhejb Rumi
Suhejb صُهَيْب | |
---|---|
| |
Kalifi i parë kujdestar i Rashidunëve | |
Mbretërimi | 3 nëntor 644 – 6 nëntor 644 |
Paraardhës | Omeri |
Pasardhës | Uthmani |
Fisi | Banu Tamimi |
I ati | Sinan ibn Malik |
U lind | 35 para hixhretit Mesopotamia |
Vdiq | 38 pas hixhretit (73 vjet) Hixhazi (sot Arabia Saudite) |
Suhejb ibn Sinani (arabisht: صُهَيْب ٱبْن سِنَان;), i njohur gjithashtu si Suhejb romak (arabisht: صُهَيْب ٱلرُّومِيّ, Ṣuhayb ar-Rūmī), ishte një nga shokët e shquar të Muhamedit. Pas vrasjes së kalifit Omeri Ibn El-Hattab, Suhejbi udhëhoqi të gjithë komunitetin mysliman për tre ditë dhe për këtë arsye nganjëherë quhet 'kalif kujdestar'.
Fillimisht një skllav në Perandorinë Bizantine, Suhejbi ishte një arab etnik nga Banu Nimr bin Kasit, një nën-fis i Rabī'a ibn Nizar. Ai qëndroi skllav për njëzet vjet derisa u takua me Muhamedin dhe u bë musliman. Pasi Omeri u plagos për vdekje, ai e emëroi Suhejbin në krye të myslimanëve deri në zgjedhjen e kalifit të ardhshëm. Periudha e tij e shkurtër e ndërmjetme përfundoi pasi Osman Ibn Affani u zgjodh. Suhejbi vdiq në vitin 38 pas hixhretit dhe është varrosur në Xhenet el-Baki. Ai shihet si pararendësi mysliman i romakëve.