(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Vedat Muriqi - Wikipedia Jump to content

Vedat Muriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vedat Muriqi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëVedat Muriqi
Datëlindja (1994-04-24) 24 prill 1994 (30 vjeç)
VendlindjaPrizren, Kosovë
Gjatësia1.94
PozicioniSulmues qendror
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Fenerbahçe
Numri94
Karriera me të rinjtë
2005–2010KF Liria
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2013Liria10(3)
2013–2014Teuta18(1)
2014Besa (huazim)13(3)
2014–2016Giresunspor57(21)
2016–2018Gençlerbirliği46(5)
2018–2019Çaykur Rizespor50(25)
2019–2020Fenerbahçe32(15)
2020–Lazio38(1)
2022–Mallorca (huazim)11(3)
Karriera ndërkombëtare
2013Kosova U211(1)
2013-2014Shqipëria U214(1)
2016–Kosova18(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Vedat Muriqi (lindur më 24 prill 1994) është futbollist profesionist kosovar i cili luan si sulmues për klubin turk Fenerbahçe dhe përfaqësuesen kosovare.

Muriqi ka lindur në Prizren, Kosovë nga prindër shqiptarë. Ai posedon pasaportë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Turqisë.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 janar 2013, pasi la mbresa në një ndeshje miqësore, Muriqit ju ofrua një kontratë 18 mujore nga klubi shqiptar i [[Kategoria Superiore|Kategorisë Superiore Teuta, të cilën lojtari e pranoi.[2] Muriqi bëri debutimin e tij zyrtar me Teutën më 23 shkurt në barazimin 1–1 kundër Tiranës në ndeshjen e javës së 16të të kampionatit; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë.[3]

Më 4 janar 2014, Muriqi u huazua për pesë muaj te klubi tjetër i Kategorisë Supreiore, Besa. Ai debutoi më 1 shkurt duke luajtur 45 minuta në ndeshjen kundër Laçit; ai i dhuroi ekipit të tij një barazim 2–2 duke shënuar në minutën e fundit.[4]

Më 18 gusht 2014, Muriqi firmosi në Turqi me Giresunspor.[5] Më 14 shtator 2014, ai bëri debutimin e tij në humbjen 0–1 në shtëpi kundër Adana Demirspor, duke u aktivizuar në minutën e 78të në vend të David Solomon Abwo.

Më 31 maj 2016, Muriqi u transferua te klubi i elitës turke Gençlerbirliği.[6] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin e tij të ri më 21 gusht në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Gaziantepspor.

Më 11 janar 2018, Muriqi u rikthye në Ligën e Parë të Turqisë duke ju bashkuar Çaykur Rizespor.[7][8] Ai shënoi dy gola në debutimin e tij më 21 janar në fitoren komode 3–0 në transfertë kundër Manisaspor.[9]

Më 7 korrik 2019, Muriqi firmosi një kontratë katër-vjeçare me gjigandët e Fenerbahçes.[10] Një ditë më vonë, klubi konfirmoi që Muriqi ishte bashkuar në një transferim përfundimtar.[11]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 tetor 2013, Muriqi bëri debutimin e tij me Shqipërinë U21 në një ndeshje kualifikimi të Kampionatit Evropian nën 21 vjeçar të UEFA-s 2015 kundër Bosnjë e Hercegovinës U21, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Herolind Shala.

  1. ^ "Vedat Muriqi artık Türk vatandaşı" (në turqisht). NTV Spor. 2 korrik 2015.
  2. ^ "Muriqi premton: Do ju bind të gjithëve te Teuta". Panorama Sport. 15 janar 2013. Marrë më 20 korrik 2020.
  3. ^ "Tirana e Dedes e nis me "X" kundër Teutës. Bardheblutë zbresin të pestët në renditje…". Panorama Sport. 24 shkurt 2013. Marrë më 24 korrik 2020.
  4. ^ "Besa Kavajë vs. Laçi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 1 shkurt 2014. Marrë më 24 korrik 2020.
  5. ^ "Giresunspor, Vedat Muriqi ile anlaştı" (në turqisht). Milliyet. 18 gusht 2014. Marrë më 24 korrik 2020.
  6. ^ "Vedat Muriqi resmen Gençlerbirliği'nde" (në turqisht). Goal.com. 31 maj 2016. Marrë më 24 korrik 2020.
  7. ^ "Vedat Muriç Çaykur Rizespor'da" (në turqisht). Çaykur Rizespor. 11 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  8. ^ "Vedat Muriqi Çaykur Rizespor'da" (në turqisht). Milliyet. 11 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  9. ^ "Debutim ëndrrash për Muriqin, shënon dy gola të bukur për katër minuta te Rizespori (Video)". Telegrafi. 22 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  10. ^ "Vedat Muriqi Türkiye'nin En Büyük Ailesine Katıldı" [Vedat Muriqi bashkohet me familjen më të madhe në Turqi] (në turqisht). Fenerbahçe S.K. 7 korrik 2019. Marrë më 25 korrik 2020.
  11. ^ "Welcome Vedat Muriqi" [Mirëseerdhe Vedat Muriqi] (në anglisht). Fenerbahçe S.K. Marrë më 25 korrik 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]