(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Yuna - Wikipedia Jump to content

Yuna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendeni tek artikulli Yuna. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Yuna

Yuna (ユウナ Yūna / sqt. Juna) është një heroinë në të dy Final Fantasy X dhe Final Fantasy X-2 të serisë lojra me role kompjuterike (ose RPG), Final Fantasy nga Square Enix. Ajo e ka bë edhe një paraqitje cameoKingdom Hearts II.

Shkurt rreth personazhit Yuna

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personazhi fiktiv Yuna (Juna) merr pjesë në Final Fantasy X, Final Fantasy X-2 si edhe bën një paraqitje të shkurtër në Kingdom Heart II dhe është padyshim një nga pikturimet më të arrira të Tetsuya Nomuras. Loja ku ajo ka bërë shfaqjen e parë është Final Fantasy X për t’u ndjekur nga Final Fantasy X-2. Zëri i saj në japonisht dublohet nga Mayuko Aoki, ndërsa në anglisht, Hedy Burress ka bërë një punë të mirë me dublimin e saj, edhe pse shumë adhurues nuk e pëlqyen dublimin në anglisht. Në Evropë nuk kishte një përkthim të vetëm për shkak të gjuhëve të ndryshëm dhe dubluesit janë të shumtë si në italisht, spanjisht, gjermanisht e të tjerë, ndërkohë që nuk ka pasur akoma një përkthim në shqip. Personazhi Juna ka fituar famë të madhe ndërmjet adhuruesve. Posterat e saj jo radhë herë përdoren si desktop për PC-të. Ajo është e famshme ndërmjet Cosplayer-ve gjithashtu.

Në lojë, Juna ka titullin Thirrësja e Madhe dhe në FF X përdor një armë të quajtur Staves (shiko figurën për detaje). Ndërsa në FF X-2 ajo përdor dy pistoleta, kalibri ose lloji (shumë adhurues abuzojnë duke u shprehur se pistoletat i përkasin tipit magnum por këto janë thjeshtë opinione të pabazuara) i të cilave është i panjohur. Juna është gjysëm Al-Bhed, një rracë imagjinare në botën e Spirës. Aftësitë e saj kryesore janë thirrja e Aeonve në rast nevoje si edhe magjia e bardhë që e lejon të përdorë magji të tilla si Cure e të tjerë, që kanë aftësi shëruese. Fuqia e saj në lojë me rritjen e livelit, bëhet gjithmonë më e madhe se e Lulusë që përdor magji të zezë. Qyteti i lindjes është Besaid. Besaid është edhe qyteti nga ku fillojnë aventurat e saj si në FF X ashtu edhe në FF X-2. Ndërkoh që klasi i saj në FF X është Thirrëse dhe Magjistricë e Bardhë, në FF X-2 puna e saj është Pistoliere (sitemi i punve ndryshon në këto dy lojra). Kur loja fillon Juna është vetëm 17 vjeç. Në Final Fantasy X-2, me që ngjarjet zhvillohen dy vjet më vonë, kuptohet që është 19 vjeç.

Piktori dhe Hartuesi i personazhit Juna, Tetsuja Nomura shprehet se ai zbukuroi veshjen e Yunës me pamjet e një bime me të njëtin emër. Një gjë e tillë vlen edhe për byrzylykët e saj. Pra fjala ‘Yuna’ është emri i një bime dhe gjithashtu do të thotë ‘hënë’ në dialektin e Okinawas (në japonisht). Ndërkoh që kjo fjalë ka këtë kuptim, fjala ‘Tidus’ (personazhi kryesor në FF X dhe njëkohësisht personi që Juna dashuron), do të thotë diell në të njëjtin dialekt. Në këtë mënyrë produktorët e Square Enix janë përpjekur të vejnë një kontrast midis këtyre dy personazheve. Nomura spiegon se Juna është bërë me qëllim me heterokromi. Në këtë mënyrë sytë e saj marrin dy ngjyra të ndryshme duke i dhënë më shumë nuanca personazhit të saj.

Veshja e Junës gjithashtu është hartuar sipas shembullit të kimonove karakteristike për Krahinën e Okinawa-s. Megjithatë ka pasur modifikime të vogla mbi të pasi Nomura dëshironte që kur Juna të ekzekutonte kërcimin e quajtur ‘dërgimi’, fustani i saj të mund të valvitej. Kjo spiegon zgjatimet e kimonos që ajo vesh.

Juna është influencuar shumë nga shërbyeset në Shinto (një lloj tempulli në Japoni). Kjo ka ndikuar në veshjen dhe sjelljen e saj në lojë. Kjo për sa i përket FF X, sepse po të analizonim FF X-2, do mund të thonim se pamja dhe karakteri i Junës është përshtatur me personazhin fiktiv Tidus. Për shembull modeli i flokëve të saj është shumë e ngjashme me atë të Tidusit. Emblema në veshjen e saj, gjithashtu është simboli i skuadrës së BlitzBallit të Zanarkand Abes. Kjo emblemë shikohet qartë edhe në veshjet e Tidusit si edhe në qytetin e Zanarkand.

Nga FF X në FF X-2

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor: Final Fantasy X dhe Final Fantasy X-2
Personazhi Yuna duke ekzekutuar një kërcim të quajtur "Dërgimi". Piktura është dizenjuar nga Tetsuja Nomura.

Nga Final Fantasy X në Final Fantasy X-2, personazhi fiktiv Juna pëson ndryshime të dukshme, si në pamjen fizike (ndryshimi i modelit të flokëve dhe veshja më provokuese), ashtu edhe në karakter.

Juna është vajza e Thirrësit të Madh, Braska. Si vajza e Braskës, Juna ka të gjitha rekuizitat për t’u bërë Thirrësja më e madhe e botës së Spirës me qëllim për të mposhtur Sin. Ashtu si edhe Braska, Juna i jep qëllim vetes të mposhtë këtë krijesë shkatërruese, edhe pse kjo do t’i kushtonte jetën. Por Juna duket se nuk shqetësohet shumë për këtë gjë për deri sa është në të mirë të Spirës. Gjatë gjithë udhëtimit Juna vlerëson sigurinë e të tjerëve mbi sigurinë e vetes. Lidhja me rojet e saj, është gjithmonë e përkryer. Mbase është kjo arsyeja që Juna shfaqet si një personazh i përkryer në sy të lojtarit. Kur Juna fillon peligrinazhin e saj, ajo është vetëm 17 vjeç. Gjatë rrugës së lodhshme, Juna arrin të bëhet Thirriësja më e madhe e të gjitha kohërave dhe arrin të mposhtë Sin. Ajo bëhet heroina e Spirës pasi arrin të mposhtë atë, dhe për më tepër ajo nuk pati nevojë të sakrifikonte veten e saj. Përkrah Tidusit, Lulusë, Wakkas dhe Ronzos, Sin mposhtet përfundimisht. Por pas mposhtjes së Sin, Tidusi fillon të humbas. Ai fillon të çmaterializohet pasi Sin tashmë ishte mposhtur. Ndarja e Junës me të është shumë e dhimbshme. Ajo nuk dëshiron që Tidus të largohet edhe pse nuk ka asgjë për të bërë. Në fundin e FF X, Juna i mban një fjalim popullit të Spirës dhe kërkon që ata mos të harrojnë kurrë ata që humbën në luftën për të mposhtur Sin. Mënyra se si shprehet, lenë lojtarin të kuptojë se ajo e ka fjalën kryesisht për të dashurin e saj Tidus. Dhe në të vërtetë ajo nuk do ta harrojë kurrë atë. Para se ai të largohej Juna i tregoi atij se ajo e dashuronte por për dy vjet, në mos më shumë ata nuk do të shikoheshin. Një kohë e gjatë kjo që e mërzit shumë Junën.

Personazhi Juna ashtu si shfaqet në Final Fantasy X-2.

Dy vjet do të kalojnë nga ngjarjet e Final Fantasy X. Thirrësit nuk janë më një nevojë për deri sa nuk ka një Sin për të mposhtur. Në Final Fantasy X-2, Juna është 19 vjeç. Me mposhtjen e Sin, ajo kthehet në shtëpinë e saj në Besaid. Gjithçka është e qetë edhe pse Spira do të përfshihet edhe një herë në konflikte. Me ardhjen e paqes, në Spira do të lindnin dy fuqi politike. Juna do të refuzonte kërkesën e tyre për tu bashkuar në ndonjë grup politik. Juna, si heroina e Spirës shikohej si një figurë shumë influenciale. Por për zhgënjimin e këtyre grupeve politike, Juna nuk përfshihet fare në politikë dhe jepet pas muzikës. Muzika që ajo ekzekuton nuk është emëruar zyrtarisht nga Square Enix por nuk është shumë e vështirë për të kuptuar që këngët i përkasin rrymës J-Pop. Ajo përpiqet të bëjë të pamundurën për të dhënë një imazh të gëzuar të saj. Në të vërtetë ajo ndjehet shumë vetëm pas ndarjes me Tidusin.

Në momente të vështira kush mund të ndihmojë më shumë se një mike e mirë. Riku, që njëkohësisht është edhe kushërira e saj, e ndjen zbrastinë që Juna ruante në brendësi dhe e fton atë në udhëtimin e saj për të kërkuar sfera duke shpresuar kështu që ajo do të ndjehet më pak vetëm. Sferat në botën e Spirë kthehet si një hobi dhe një tregti shumë e fuqishme. Të rinj nga të gjithë anët shkojnë në kërkim të këtyre sferave. Këto sfera mund të tregojnë imazhe nga e shkuara dhe duke ditur këtë si edhe duke shpresuar që ajo do e shikojë Tidusin edhe një herë, Juna pranon propozimin e shoqes së saj Rikut. Sfera që Ronzo kishte gjetur, tregonte se Tidus mund të ishte akoma gjallë. Mund të ishte kjo një arsye e fortë për të rinisur ushëtimin ? Kështu Juna bëhet një "Gjuetare Sferash". Në Final Fantasy X-2 vihet re një Juna më e egër. Ajo nuk është më ajo vajza e brishtë. Edhe pse si gjithmonë Juna do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë të tjerët në rast nevoje. Ndershmëria dhe sinqeriteti gjithashtu janë virtytet që nuk shkëputen lehtë nga mëndja e saj.

Në fund të aventurës së saj, që rezulton edhe një herë shpëtimi i Spirës dhe fundi i të gjithë konflikteve në botë, një pyreflies (krijesa të çuditshme por të zakonshme në Spira), do t’i japë të drejtë asaj të bashkohet përsëri me të dashurin e saj. Kuptohet që kjo varet nga lojtari. Në se lojtari përgjigjet ‘Po’ ndaj pyetjes në se Juna dëshiron të shikojë edhe një herë atë (Tidusin), Juna dhe Tidus bashkohen përsëri. Bashkimi i Junës me Tidusin cilsohet si fundi optimal që lojtari mund të arrijë dhe kjo bëhet e mundur nga veprimet që lojtari zgjedh gjatë lojës. Loja përmbushet 100% në këtë mënyrë. Por ky nuk është fundi. Në FF X-2 International + Last Mission, ajo shkëputet nga Tidusi për të përbushur një detyrë të fundit. Detyra e fundit ka të bëjë me perlustrimin e Kullës Yadonoki. Asgjë interesante në këtë detyrë. Në përfundim të misionit Juna ndahet nga Paine dhe Riku duke premtuar se do të mbahej në kontakt me ta.

Në se lojtari nuk e përfundon dot lojën me sukses, ai merr si shpërblim fundin e keq. Juna nuk takohet kurrë me Tidusin. Edhe në se ajo do e takonte, ajo thjeshtë do i kërkonte leje për të rifilluar një jetë të re dhe për të dashuruar përsëri. Pavarsisht, Tidusi do të ishte një kujtim i fortë në mëndjen e saj.

Personazhi Juna në formën e saj chibi (çibi) ashtu si shfaqet në Kingdom Hearts II.

Paraqitje të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juna, Riku dhe Paine bëjnë gjithashtu edhe një paraqitje në Hollow Bastion në Kingdom Hearts II. Ato punojnë për Maleficent si spiune në këmbim të thesareve. Pasi ato braktisen në sulmin e “pamëshirshëm” në Hollow Bastion nga Maleficent, Yuna dhe shoqet e saj ndryshojnë krahun dhe bashkohen me Leon (personazhin kryesor në Kingdom Hearts). Pra ato bëhen aleate me Hollow Bastion Restoration Committee. Historia vazhdon më pas në lojën Kingdom Heart.

Yuna është e vetmja nga personazhet, emri i të cilës përmendet në lojë. Ajo thërritet Juni, një nofkë kjo e vendosur nga kushërira e saj Riku. Kjo vlen vetëm për versionin në anglisht. Gjithashtu të tre personazhët shfaqen në këtë lojë në formën e tyre chibi (Shqiptimi çibi -piktura manga ose anime që ngjasojnë më shumë me karikatura), ku dallohen veshjet më pak provokuese se ato që mbanin në Final Fantasy X-2. Fundi rozë në Kingdom Hearts II, zëvendëson donët e shkurtra që ajo vesh në FF X-2. Ndryshimet gjithashtu janë të dukeshme në zërin e saj, që është një zë më i hodhë dhe më i ëmbël. Bishti i saj gjithashtu është kapur me një lidhëse pak të cuditshme që ngjason si krahë shqiponje (shiko figurën për detaje). Yuna gjithashtu është një personazh që mund të zgjidhet në lojën Itadaki Street Special. Në këtë lojë, Yuna shfaqet në të dyja pamjet e saj të mundshme. Pra paraqitet me pamjen që ka në Final Fantasy X, si edhe në Final Fantasy X-2.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]