(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Zejnullah Halili - Wikipedia Jump to content

Zejnullah Halili

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zejnullah Halili
U lind në05 nëntor1945
Vdiq24 shkurt 2004
Prishtinë (varroset në Kokaj
Kombësiashqiptar
Profesionishkrimtar

Zejnullah Halili lindi më 5 nëntor 1945 në fshatin KokajGjilanitKosovë dhe vdiq në Prishtinë më 24 shkurt të vitit 2004, ishte shkrimtar shqiptar. Rrjedh nga një familje e varfër nga fshati Kokaj në Malet e Karadakut. [1] fillore e kreu në fshatrat fqinj Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallua me krijimet e tij letrare. Punoi si mësues në shumë shkolla të fshatrave të Gjilanit, ndërsa më vonë u punësua në Radio Prishtinë, ku udhëhoqi emisionet për fëmijë, e më vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe “GEP”. Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publikuar vepra edhe për të rritur. Në manifestimin, tashmë tradicional “Karvani i poetëve për fëmijë” ishte njeri ndër anëtarët më aktiv dhe më i dashur për fëmijë. Zejnullah Halili me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të /Rilindjes/, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., duke lënë pas vetit një opus letrar të pasuruar prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur.

Z. Halili ishte një shkrimtar gjithperfshirese ne fushën Thematiken e letërsise për fëmije. Ai ishte dhe mbetet nje nga shkrimtaret merituar te letërsise për fëmije: Ai shkroi e botoi me shume se çdo shkrimtar tjetër i kësaj letërsisë dhe ne veprën e tij, kapi tema dhe fusha te mbështetura ne motivet e aferta e veçanërisht te vendlindjes se tij kokajt. Zejna gjithmonë sillte diçka te re ne frymen letërsise, si dhe e pasuroi atë me risi, përvoja elemente dhe format te reja artistike. Ai i lindur ishte për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i letrave shqipe dhe iu përkushtua asaj tere jetën, me gjithe qenien, talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte. Zejnullah Halili është përfaqësuar në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë.