(Translated by https://www.hiragana.jp/)
degë - Wiktionary Jump to content

degë

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Shqip

Emër

degë f.

  1. Pjesë anësore që del si krah nga trungu i drurëve a i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve barishtore, zgjerohet me filiza e vishet me gjethe e me lule. Degë e madhe (e vogël, e hollë, e trashë). Degë e njomë (e thatë). Degë kryesore (anësore). Degë molle (dardhe, kumbulle). Degë lisi (ahu, plepi, dafine, thane, lajthie). Degë ulliri. Degë karafili (borziloku, mëllage, laboti). Degë plot kokrra. Maja (sqetulla) e degës. Me degë të varura (të mbledhura). Lëshon degë. I shtriu degët. Pres (këput, thyej) një degë. I pres degët. Ra nga dega.
  2. bised. Kërcelli i disa bimëve së bashku me gjethet, rrënjë. Degë misri (duhani, domatesh). I ujitin degë për degë.
  3. Rrymë më e vogël uji (lumë, kanal etj.) që derdhet në një tjetër më të madhe ose ndahet prej saj, mëngë, krah; rrugë e vogël automobilistike, hekurudhore etj. që lidhet me një rrugë kryesore a më të madhe. Degë lumi. Degë e Drinit (e kanalit të Myzeqesë). Degë rruge. Degë hekurudhe. Degët e galerisë.
  4. anat. Zgjatimi i një ene gjaku, i një nervi a i një indi; rremb. Dega e aortës. Dega e nervit.
  5. Nënndarje e gjerë administrative në një dikaster, në një ndërmarrje a në një institucion, që ka një detyrë të veçantë; pjesë e një organizate kulturore a e një institucioni që vepron në një rreth a qytet të caktuar. Dega ushtarake. Dega politike. Dega mësimore (metodike). Dega e kuadrit (e financës, e planit, e administratës). Dega e botimeve. Dega e shpërndarjes (e furnizimit, e shitjes). Dega e bankës. Dega e punëve të brendshme. Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve. Kryetar dege.
  6. fig. Fushë e veçantë e diturisë, e artit, e shkencës etj.; pjesë a nënndarje e një veprimtarie shoqërore, e një shkence etj.; lëmë; fushë e veçantë a drejtim i ngushtë studimi në një shkollë profesionale a të lartë. Degët e shkencave. Degë e artit. Degët e ekonomisë. Degë sporti. Dega e gjuhës (e historisë, e fizikës, e biologjisë, e kimisë). Dega e pikturës (e muzikës, e pianos). Është i degës është specialist në një fushë të caktuar të shkencës a të teknikës.
  7. Vijë gjenealogjike, pjesë a nënndarje e një fisi, familjeje etj. Degë të fisit (të familjes).
  8. Secila nga fletët anësore të enëve të mëdha prej dërrase (të fuçisë, të kades etj.). Degë voze. Degët e kades.
  9. përd. ndajf. Drejt, qiri; si i ngrirë, akull. Rrinte degë në këmbë. I rrinë rrobat degë.
  • Ka rënë nga dega i ka rënë autoriteti, nuk është më ai i pari, ka rënë nga pozita që kishte; nuk i shkon më fjala. Ka rënë nga shtatë degët ka shumë përvojë nga jeta, është i rrahur me jetën, ka kaluar në prova të vështira. Të hedh (të shpie, të çon) degë më degë e sjell fjalën rrotull e rrotull, sa andej-këtej, pa u përqendruar aty ku duhet e pa e sqaruar deri në fund një çështje; nuk të jep përgjigje të qartë, nuk të jep rrugë. I mbushur degë me degë i mbushur plot e përplot, buzë me buzë, rrafsh. E shqyrtuan (e panë) degë më degë e shqyrtuan me rrënjë, me themel; e zbërthyen hollësisht, fije e për pe. Kapet pas degëve (e jo pas trungut) niset jo nga hallka kryesore, por nga gjërat e dorës së dytë. E kap për degësh e kap diçka jo atje ku duhet e si duhet; merret me gjëra të vogla e anësore, duke lënë mënjanë ato kryesoret e të rëndësishmet; e kap diçka për flokësh. Mbeti lis pa degë (si pika në lis) shih te LIS,~I. Ka mbetur (është bërë) si qyqja në degë shih te QYQ/E,~JA. E njoh (e di) me rrënjë e me degë shih te RRËNJ/Ë,~A I. E shkulën (e ngritën) me rrënjë e me degë shih te RRËNJ/Ë,~A I. E shau me rrënjë e me degë (rrënjë me rrënjë) shih te RRËNJ/Ë,~A I. I shartuar në degë shih te SHARTUAR (i, e). Si torba (si trasta) në degë në hava, pezull, varur; pa ndonjë siguri. Thekë e degë shih te THEK,~U I. Dega e ullirit libr. shih tek ULLI,~RI. Tund degën e ullirit iron. shih tek ULLI,~RI. Vret degë më degë e mban veten për të madh, mburret shumë, është mendjemadh. Është tri në degë e dy në majë dikush është i papjekur, është i lehtë nga mendja; është leshko; nuk e ka mendjen të mbledhur. Është lis me shumë degë shih te LIS,~I. Nuk hipën në degë të hollë shih te HOLLË (i, e). Nuk ka degë pa rrënjë fj. u. shih te RRËNJ/Ë, ~A I. E kap për rrënjësh e jo për degësh shih te RRËNJ/Ë,~A I. Mos mburr degët pa parë rrënjët fj. u. shih te RRËNJ/Ë,~A I.