(Translated by https://www.hiragana.jp/)
mjeshtër - Wiktionary Jump to content

mjeshtër

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

MJESHTËR m.

  • 1. Punëtor i përgatitur që ushtron një zeje të caktuar, zejtar. Mjeshtër marangoz. Mjeshtër murator. Mjeshtër rrobaqepës.
  • 2. Murator, usta. E kishte babanë mjeshtër.
  • 3. Punëtor i përgatitur e me përvojë, që bën punë me cilësi të lartë, që u jep përvojën e njohuritë e veta më të rinjve dhe që drejton një repart a një sektor prodhimi. Mjeshtër prodhimi. Mjeshtri i repartit. Mjeshtër i shpimit. Këshillohej me mjeshtrin.
  • 4. vjet. Zejtar që kishte një punishte të vogël dhe u mësonte zanatin çirakëve. Mjeshtri dhe çirakët.
  • 5. Njeri që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet, njeri i zoti dhe i aftë për punën e tij. Mjeshtër i mbaruar. Dorë mjeshtri. Mjeshtër në përdorimin e armës. Mjeshtër i tregimit. Mjeshtër i fjalës. Mjeshtër i valleve. Është mjeshtër për çdo punë.
  • 6. bised. Njeri i shkathët e i regjur, që i kryen punët zakonisht me dredhi ose në rrugë jo të rregullt, usta. Është mjeshtër për të tilla punë.
  • 7. Titull që u jepet sportistëve të shquar, të cilët kanë arritur rezultate të larta në një lloj sporti; titull nderi që u jepet punonjësve më të mirë a më të shquar në një profesion. Mjeshtër sporti. Mjeshtër shahu. «Mjeshtër i shquar në profesion».