ekran
Appearance
EKRAN m.
1. kinem. Pëlhurë zakonisht e bardhë, e shtrirë a e varur në një mur, mbi të cilën shfaqen filma. Ekran i gjerë. Ekran i kinemasë. Film me ekran të gjerë. Shfaqet (del) në ekran.
2. tek. Pllakë prej lënde të posaçme (prej xhami, prej argjendi etj.), e vendosur në aparate të ndryshme, ku riprodhohen me anë të dritës figura, sinjale etj. Ekrani i televizorit. Ekrani i radarit.