fsheh
FSHEH kal.
1. E vë dikë a diçka në një vend që të mos e shohin a të mos e gjejnë të tjerët, e heq mënjanë për të mos e marrë dikush ose për ta ruajtur nga ndonjë rrezik. Fshehën dokumentet. I fshehu paratë. E fshehu djalin.
2. Mbuloj trupin a një pjesë të tij që të mos duket; mbuloj a prish diçka që të mos e dallojnë dot të tjerët; maskoj. Fsheh fytyrën. I fshehën gjurmët.
3. vet. veta III fig. Mban a ruan në gjirin e vet, ka në brendinë a në përbërjen e vet. Toka fsheh minerale të çmueshme. Nuk i fshehin rezervat.
4. fig. Mbuloj veprimet ose përmbaj ndjenjat a dëshirat që të mos u bien në sy të tjerëve; nuk i tregoj qëllimet dhe mjetet që përdoren për t'ua arritur këtyre; e mbaj diçka përbrenda dhe nuk ua them të tjerëve, nuk e shpreh një mendim a një ndjenjë, e ruaj të fshehtë. E fshehu fajin. Nuk i fshehin të metat (dobësitë, gabimet). Nuk e fsheh të vërtetën. Se ç'fshihte ai! E fsheh zemërimin (hidhërimin, dhembjen, shqetësimin, gëzimin). E fsheh moshën.
- I fsheh brirët keq. shih te BRI,~RI. E fsheh llafin përmbahet, nuk flet menjëherë, nuk ngutet në të folur. I fshehu (i mbuloi, i humbi) gjurmët shih te GJURMË,~A. I fsheh këmbët (nuk i tregon këmbët) punon e vepron fshehurazi; hedh gurin e fsheh dorën; është dinak. I fsheh (i mbulon) letrat i mbulon të fshehtat; nuk flet hapur me dikë. Fsheh (mbart) sëpatën nën gunë shih te GUNË,~A. Hedh gurin e fsheh dorën shih te HEDH.