halë
Appearance
HALË f.
- 1. Secila nga eshtrat e gjata dhe të holla si gjilpërë, që kanë peshqit në të dyja anët e boshtit të kurrizit ose nëpër mish. Halë peshku. Peshk pa hala. E shpoi (i ngeci) një halë. I heq halat (peshkut).
- 2. Fije e hollë dhe e mprehtë te kalliri i të lashtave. Halat e grurit (e thekrës). Grurë me (pa) hala.
- 3. Gjethja e drurëve halorë, e cila është e hollë dhe e gjatë. Halë pishe (bredhi).
- 4. bot. Pisha e zezë; pishë. Dru hale. Pyll hale. Si hala në bjeshkë.
- 5. Spicë, thumb (edhe fig.). Halë guri. Halë bari. Halë këpucësh. Flet me hala.
- 6. përd. mb. Shumë i mprehtë (edhe fig.). I ka dhëmbët halë. E mprehu briskun e bëri halë. E ka gjuhën halë.
- Fjalë e halë thashetheme. Iu bëftë halë në grykë! mallk. i ngectë në grykë! E bën halën (qimen) tra shih te QIM/E,~JA. E kishte halën në grykë ishte në gjendje të vështirë, e kishte litarin në grykë. E ka halë (ferrë, gjemb, shushull) në sy e urren shumë, nuk e sheh dot me sy, s'e duron dot. Kërkon halën në përpeq shih te PËRPEQ,~I.