(Translated by https://www.hiragana.jp/)
hu - Wiktionary Jump to content

hu

Nga Wiktionary

HU m. vjet.

  • 1. Masë drithi, që në krahina të ndryshme ka qenë e barabartë me 80-150 kg., barrë; vet. nj. shpërblim në drithë që i jepej një njeriu, të cilit i ishte marrë me hak a me qira një kafshë pune, një shtëpi, një dyqan etj. Dy hu drithë. Tre hu misër (grurë). Një hu miell. I dha qetë me hu. E dha dyqanin me hu. Mori një shtëpi me hu.
  • 2. fig. Sasi e madhe, shumicë, një numër i madh. Një hu njerëz.

HU m.

  • 1. Dru i fortë, i gjatë e me majë, që ngulet në tokë dhe shërben për të mbajtur gardhin ose që të mbështetet diçka në të; shkop i trashë e i gjatë, dajak. Hu i trashë. Hu gardhi. Hunjtë e domateve (e fasuleve). Hu ahu (pishe, dëllinje). Është i gjatë si hu. E qëlloi (e goditi, e rrahu) me hu. I ra me hu kokës. Nuk mbahet gardhi me një hu. fj. u.
  • 2. fig. Njeri i trashë nga mendja e i pagdhendur, njeri që s'merr vesh, budalla, gdhe. Hu gardhi. Hyri hu e doli dru.
  • 3. përd. mb. fig. I trashë e i pagdhendur, budalla. Është hu (nga mendja). E ka mendjen hu.
  • Bredh hu më hu keq.
  • a) bredh lart e poshtë, shkon ku të mundë;
  • b) bredh kot më kot, pa një qëllim të caktuar. I hurit e i litarit kriminel, mizor; keqbërës i papërmbajtur. Nuk lidhet në një hu është i lëkundshëm, merr herë një anë e herë anën tjetër, është i paqëndrueshëm. Rri (mbeti) si hu (gardhi) u shastis krejt nga që s'kuptonte se ç'thuhej a ç'bëhej; s'dinte të thoshte një fjalë a si të vepronte. Ose hu ose thupër fj. u. ose i mirë, i fortë e me vlerë ose i keq, i dobët e pa vlerë. I doli huri në majë të kokës është njeri i paturpshëm, nuk ka fare cipë. Ngul hunj e shkul hunj
  • a) bën një punë të kotë, pa vlerë;
  • b) tallet me të gjithë, thumbon shumë. Sot i bën hunjtë, nesër i djeg nuk e mban fjalën, e ha fjalën, është i paqëndrueshëm; të ha në fjalë. Tre hunj e një thupër keq. shkel e shko. Më sa rri sorra më dy hunj shih te SORR/Ë,~A.