(Translated by https://www.hiragana.jp/)
kërcej - Wiktionary Jump to content

kërcej

Nga Wiktionary

KËRCEJ jokal.

  • 1. Hidhem përpjetë, përpara, prapa ose anash; lëviz duke u hedhur në një drejtim të caktuar. Kërceu i pari. Kërcen me një këmbë (pupthi). Kërcej së larti (së gjati). Kërceu tre hapa larg. Kërceu nga shtrati. Kërcen karkaleci. Kërcen topi. Kërcen kandari. Kërceu mbi kalë.
  • 2. Vërsulem me shpejtësi në një drejtim të caktuar, zbres poshtë me shpejtësi; i sulem dikujt, i hidhem. I kërceu armikut në fyt.
  • 3. kal. Kapërcej diçka duke u hedhur. Kërcej kanalin. Kërcej kaluçin.
  • 4. edhe kal. Vallëzoj bashkë me një tjetër ose me të tjerë; di të vallëzoj, hedh valle. Kërcen mirë (lehtë). Kërcejnë pas daulles. Kërcej, një vals (një tango).
  • 5. vet. veta III. Del befas sipër ose mbi sipërfaqe; duket a shfaqet menjëherë; ngjitet përpjetë, hipën, ngrihet menjëherë (niveli, temperatura etj.). I kërceu një bullungë. I kërceu kurrizi. I kërceu temperatura. Kërceu niveli (i lumit).
  • 6. vet. veta III fig. I lind dikujt menjëherë e papritur një ndjenjë, një dëshirë etj., i hipën në kokë, i teket për diçka. I kërceu dëshira për diçka. I kërceu inati u inatos. I kërceu trilli. I kërcyen në kokë i hipi një trill etj.
  • 7. Përgjigjem menjëherë dhe papritur, shpreh menjëherë, pa u përmbajtur kundërshtimin tim për diçka, hidhem përpjetë. Kërceu përpjetë. Kërceu nga inati. Kërceu si gjel. Pse kërcen?
  • 8. kal. bised. Hedh brenda diçka me të tepër a me të shpejtë. I kërceu gjellës ca kripë. E kërceu në shishe.
  • I kërceu (i hipi, iu ndez, iu ngrit, e zuri) damari shih te DAMAR,~I. E kërceu (e hodhi, e kapërceu) gardhin shih te GARDH,~I. I kërceu kandari dikujt shih te KANDAR,~I. I kërceu në shpinë dikujt shih te SHPIN/Ë,~A. I kërcyen (i hipën, e zunë, e kapën) xhindet (qipujt) shih te XHIND,~I. I ka kërcyer (i ka hyrë, i ka hipur) zekthi (miza) shih te ZEKTH,~I. E bëri të kërcejë (të luajë, të hedhë valle) në tepsi shih tek TEPSI,~A. Kërcen (hedh vallen, hedh këmbët, luan këmbët) siç bie daullja (siç bie lodra, sipas daulles) keq. shih te DAULL/E,~JA. I kërceu (i hipi, iu ngrit) delli i ballit shih te DELL,~I. I kërcen (i hipi) gjaku në tru (në kokë) shih te GJAK,~U. Sa kërcen gjeli tra me tra shih tek TRA,~RI. I kërcen gjuha në fyt shih te GJUH/Ë,~A. Kërcen prifti nga belaja tall. shih te PRIFT,~I. I kërcyen trutë në kokë keq. shih te KOK/Ë,~A. Kur kërcente (luante, bënte dasmë) fukarai, çahej daullja shih te DAULL/E,~JA. Po hyre në valle, duhet të kërcesh fj. u. shih te VALL/E, ~JA.