(Translated by https://www.hiragana.jp/)
kep - Wiktionary Jump to content

kep

Nga Wiktionary

KEP m.

  • 1. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta; pjesa me majë e një guri, maja e një shkëmbi ose e një mali shkëmbor; thep, cep. Kep më kep. Në majë të kepit. Gurë (shkëmbinj) me kepa. Ra nga kepi.
  • 2. gjeogr. Breg shkëmbor që zgjatet në det, hundë toke në det. Kepi i Rodonit. Kepi i Gjelbër.
  • 3. Vegël bujqësore, me të cilën prashitin a capitin; shatë, capë; ana me majë e pjesës prej hekuri të kësaj vegle, të kazmës ose të një çekiçi. Prashit me kep. U thye kepi.
  • 4. Çekiç i veçantë, majth për të kalitur gurin e mullirit, kosën etj.; çekiç me majë për të gdhendur gurë. Kalit gurin me kep.
  • 5. përd. mb. fig. I zgjuar, i shkathët e thumbues. Djalë kep.

KEP kal.

  • 1. Kalit gurin e mullirit; kalit kosën etj. Kep gurin e mullirit (mokrën). Kep kosën.
  • 2. Prashit; çapit. Kep me çapë.
  • 3. vet. veta III. Çukit me sqep, quk (për shpendët). E kepi pula (gjeli).
  • 4. Ha pak e nga pak, duke këputur diçka pjesë-pjesë me majat e gishtave, ashtu sikurse ha zogu me sqep; quk. Kepte byrekun (lakrorin, bukën).