ne
Appearance
NE vetor.
(NEVE, tr. e shkurt. NA; NE, tr. e shkurt. NA; NESH).
- 1. Përdoret nga ai që flet, duke përfshirë veten së bashku me një tjetër ose me njerëzit e tjerë të grupit ku bën pjesë. Ne mësojmë (punojmë). Varet nga ne (prej nesh). Vjen pas nesh. Punon me ne. Banon te ne.
- 2. Përdoret i ndjekur nga një emër për të dalluar folësin së bashku në gjë grup njerëzish që janë nga i njëjti vend ose që kanë prejardhje të përbashkët, moshë të afërt, pikëpamje, interesa etj. të njëjta. Ne shqiptarët. Ne korçarët (vlonjatët, shpatarakët...). Ne punëtorët. Ne të rinjtë. Ne pleqtë. Ne të ndërmarrjes (të kooperativës).
- 3. zyrt. Përdoret për të treguar përfaqësuesit e një organi drejtues të një institucioni. Ne, si këshill popullor (si komitet ekzekutiv...).
- 4. Përdoret në vend të përemrit unë, në shenjë thjeshtësie, nga autori i një vepre ose për ta bërë pjesëmarrës në mendim e në parashtrim dëgjuesin e lexuesin. Ne kemi thënë (kemi theksuar, jemi përpjekur, mendojmë se...). Ne pamë se... Ne do të shohim më poshtë...
- 5. Përdoret si shumës madhërie nga mbretër, perandorë etj. kur shprehen në vetën e parë. Larg nesh! shih te LARG. Le të mbesë ndërmjet (midis) nesh! shih te MBES.