(Translated by https://www.hiragana.jp/)
përvojë - Wiktionary Jump to content

përvojë

Nga Wiktionary

PËRVOJË f.

1. Tërësia e njohurive, e shprehive, e aftësive etj., që fitohen në jetë e në punë; eksperiencë. Përvojë e madhe (e gjatë, e pasur, e çmuar, e mirë). Përvojë jetësore (në jetë, në punë). Përvoja e luftës revolucionare (e ndërtimit të socializmit). Njeri (punëtor, mësues) me përvojë. I ri pa përvojë. Ka fituar përvojë. Nuk u mungon përvoja. S ka përvojë në këtë punë. Shkëmbejnë përvojën. Përhapin përvojën e të përparuarve (e më të mirëve).

2. Diçka që na ka ndodhur më parë, që e kemi provuar ose e kemi jetuar dhe prej së cilës kemi nxjerrë mësime; mësimi që kemi nxjerrë prej saj. Përvojë e hidhur. Flet (e di) nga përvoja.

3. filoz. Tërësia e perceptimeve shqisore që fiton njeriu gjatë ndërveprimit të vet me botën e jashtme dhe që bëhen burim i dijeve për këtë.