(Translated by https://www.hiragana.jp/)
prag - Wiktionary Jump to content

prag

Nga Wiktionary

PRAG m.

1. Brez i trashë prej guri, prej betoni a prej druri, që vihet për së gjeri në pjesën e poshtme të derës dhe që shërben si mbështetje për këtë. Pragu i derës. Pragu i shtëpisë. Prag prej guri. Kaloi (kapërceu, hodhi) pragun. Doli (rri) te pragu. U ul në prag. U rrëzua (u pengua) fëmija te pragu.

2. Brez prej guri, prej betoni a prej druri, që vendoset në pjesën e poshtme të dritareve; rrasë e gjatë dhe e trashë katërkëndëshe prej guri që vihet mbi këmbët e oxhakut, buhari. Pragje dritaresh. Pragu i oxhakut.

3. fig. Vendi i banimit, shtëpia; familja; atdheu. Pragu im. Prag më prag shtëpi më shtëpi, në çdo shtëpi. Miq na pastë pragu! S'ka dalë nga pragu sot ka ndenjur brenda në shtëpi, s'ka dalë fare jashtë. S'do të lejojmë kurrë të na shkelë armiku pragun (pragjet tona). S'ia kam shkelur (s'ia kam parë) pragun s'kam qenë asnjëherë në shtëpinë e tij, s'ia kam shkelur derën. Iu shua pragu mbeti pa njeri, u shkretua. Rri në prag nuk largohet nga shtëpia a nga fshati i tij, nuk shkon për të punuar në një vend tjetër.

4. Pllakë e trashë guri, aq e madhe sa mund të rroket me duar. Mori një prag.

5. Dru i gdhendur me katër faqe, që vendoset zakonisht në pjesën e përparme të shtratit të qerres, të sajës, të lesës etj., ku mbërthehen pjesët e tjera. Pragu i qerres (i lesës, i sharrës).

6. Pjesë e ngritur e me pjerrësi të vogël në shtratin e një lumi; brez guri që ndërtohet në shtratin e lumit për ta bërë rrjedhjen më të qetë; diçka që ka trajtën e një shkallareje ose të trarit. Pragje bore. Ka pragje lumi. Ndërtuan disa pragje.

7. Copë prej druri; ose prej ndonjë lënde tjetër të fortë, që vendoset për trupin e një vegle muzikore e mbi të cilën mbështeten telat, urë.

8. fig. Pengesë. Iu bë (i doli) prag dikujt. E kaloi pragun. S'ka prag që s'kapërcehet.

9. fig. Kohë që i paraprin një ngjarjeje të caktuar; koha para fillimit të diçkaje (zakonisht me parafjalën në). Në pragun e revolucionit (e çlirimit, e fitores). Në prag të zgjedhjeve (të festes). Në prag të martesës (të pleqërisë). Në prag të pranverës. Në pragun e jetës i ri në moshë, që sapo ka hyrë në moshën madhore.

10. spec. Madhësia më e vogël e diçkaje; kufiri, caku më i lartë i shfaqjes së diçkaje; shkalla a forca e shfaqjes së diçkaje. Pragu absolut i ndijimi. psikol. madhësia më e vogël e një ngacmuesi që shkakton lindjen e ndijimit. Pragu i dëgjimit. psikol. Intensiteti më i vogël i një tingulli që mund të shkaktojë ndijimin e të dëgjuarit. Pragu i dhembjes kufiri më i lartë i intensitetit, përtej të cilit ndijimi shkakton dhembje.

  • E kapërceu pragun dikush a diçka shih te KAPËRCEJ. Puthe pragun (po dole që këtej)! shih te PUTH. Është (ka ardhur, e kam) në prag të derës (në derë, te dera, prapa derës) shih te DER/Ë,~A. I bie pragut të dëgjojë dera nuk e thotë drejtpërdrejt atë që kërkohet, i drejtohet dikujt tjetër që ta kuptojë vetë ai që duhet, flet tërthorazi, i bie dritares të dëgjojë dera. I la një qime ujku te pragu (te dera) dikujt shih tek UJK,~U I.