reliev
Appearance
RELIEV m.
- 1. gjeogr. Tërësia e të ngriturave dhe e të ulurave në sipërfaqen e tokës, pamja e sipërfaqes së tokës me male, kodra dhe me ultësira e lugina; paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës me të ngriturat dhe të ulurat. Reliev malor. Reliev i thyer (i ngritur, i lartë). Reliev akullnajor. Relievi i Tokës. Relievi i Shqipërisë. Harta e relievit.
- 2. Gdhendje në dru, në gur ose në metal në mënyrë që të spikatë mbi sipërfaqe një figurë; vepër skulpture e gdhendur mbi një sipërfaqe. Relievi i medaljes. Relievet e ndërtesës. Gdhend (vizatoj) në reliev. Zbukuroj me reliev.
- Del në reliev libr. bëhet më i dukshëm, spikat; bie në sy. Nxjerr (vë) në reliev libr. bëj që të spikatë, bëj që të bjerë menjëherë në sy, nxjerr në pah, vë në dukje.