(Translated by https://www.hiragana.jp/)
skelet - Wiktionary Jump to content

skelet

Nga Wiktionary

SKELET m.

  • 1. anat. Tërësia e eshtrave që përbëjnë mbështetjen e fortë në trupin e njeriut dhe të kërbishtorëve të tjerë; eshtrat e një pjese të trupit. Skeleti i njeriut. Skeleti i kalit (i qenit). Skeleti i kokës (i gjymtyrëve). Gjeti (zbuloi) një skelet.
  • 2. Shtyllat, harqet dhe pjesët e tjera më të forta e më të qëndrueshme, në të cilat mbahen e mbështeten pjesët e tjera të një ndërtese, të një mjeti a të një pajisjeje tjetër dhe që përcaktojnë trajtën e përgjithshme. Skelet metalik (betonarmeje, gize). Skeleti i anijes (i aeroplanit, i makinës).
  • 3. Mbeturinat e një ndërtese, të një mjeti ose të diçkaje tjetër që është prishur a djegur, duke ruajtur vetëm tiparet kryesore. Skeletet e makinave të djegura. Skeleti i aeroplanit të rrëzuar. Kishte mbetur vetëm skeleti.
  • 4. Kornizë, rreth. Skeleti i dritares. Skeleti i syzave.
  • 5. fig. Ajo që shërben si pikënisje a si mbështetje për të ndërtuar diçka; vijat kryesore, sipas të cilave hartohet një vepër letrare, një studim etj. Skeleti i ushtrisë së ardhshme. Skeleti i romanit (i tregimit, i artikullit).
  • 6. fig. Njeri që është dobësuar së tepërmi. Një skelet i gjallë.
  • 7. përd. mb. Shumë i dobët; kockë e lëkurë. Ishte bërë skelet. Ka mbetur skelet.
  • Skeleti i tokës bujq. pjesa e tokës që përbëhet nga gurët, zalli dhe rëra e trashë.