(Translated by https://www.hiragana.jp/)
udhëkryq - Wiktionary Jump to content

udhëkryq

Nga Wiktionary

UDHËKRYQ m.

  • 1. Vendi ku kryqëzohen dy a më shumë rrugë, kryqëzim rrugësh; pika ku një rrugë pret tjetrën. Udhëkryqi kryesor (i parë). Udhëkryq i rëndësishëm. Udhëkryqet e qytetit. Qarkullimi në udhëkryq. Në mes të udhëkryqit. Kapërceu (kaloi) udhëkryqin. Arriti (ndali) në udhëkryq. Rri (qëndron, pret) në udhëkryq. U takuan (u ndanë) në udhëkryq.
  • 2. fig. Gërshetim rrethanash a ngjarjesh të tilla në historinë e një populli, kur atij i duhet të zgjedhë se ç'rrugë do të ndjekë dhe kjo ka rëndësi jetësore për të. Udhëkryqet e historisë. Ndodhet përpara një udhëkryqi.
  • 3. fig. Gjendje në të cilin nuk dimë si të veprojmë më tej ose cilin drejtim të mundshëm të zgjedhim, mëdyshje. Është (mbeti) në udhëkryq.
  • Çirret (bërtet, flet) në të gjitha udhëkryqet libr. Flet për diçka gjithandej që ta marrin vesh të gjithë, vë tellallin.