(Translated by https://www.hiragana.jp/)
vdes - Wiktionary Jump to content

vdes

Nga Wiktionary

VDES jokal.

  • 1. Pushoj se jetuari, s'jam më i gjallë, nuk jetoj më, s'kam jetë (për njerëzit). Vdiq plaku. I vdiq fëmija. Vdiq i ri. Vdiq nga sëmundja. Vdes bleta. euf.
  • 2. vet. veta III. Ndërpret shkëmbimin biologjik të lëndëve, pushon veprimtarinë jetësore; thahet, fishket (për organizmat e gjallë ose për pjesët e tyre). Vdes bima. Vdesin qelizat (indet).
  • 3. I jap fund jetës duke luftuar për një çështje të lartë ose duke mbrojtur dikë a diçka; bie dëshmor. Vdiq për atdheun (për popullin). Vdiq si trim. Vdiq me armë në dorë. Më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar. fj.u.
  • 4. vet. veta III fig. Merr fund diçka, mbaron e s'kthehet më; zhduket e harrohet; nuk ka jetë, ndërpret zhvillimin, bie në një gjendje pa jetë e pa gjallëri. Vdiq ajo kohë. Vdiq ajo punë. Ajo gjuhë ka vdekur ajo gjuhë nuk përdoret më. Vepra që nuk vdesin kurrë.
  • 5. Mundohem shumë, sfilitem; s'mbahem dot më, mezi duroj, mbaroj. Vdiqa nga lodhja. Vdiqa nga dhëmballa. Vdiqa së ftohti. Vdiqa nga uria kam shumë uri. Vdiqa nga frika u tremb shumë, u tmerrua. Vdiqëm së qeshuri u gajasëm.
  • 6. Kam shumë nevojë a shumë dëshirë për diçka; e dua shumë dikë a diçka, ma ka ënda shumë, jam shumë i dhënë pas dikujt a pas diçkaje. Vdiqa për ujë (për bukë). Vdiqa për gjumë. Vdes për muzikë. Vdes pas gjahut. Vdiqa pas asaj.
  • 7. kal. E bëj të vdesë, e vras, e mbyt. E vdiqën me tortura. E vdiqën me gaz (me helm).
  • 8. kal. E rrah fort dikë; e mundoj tepër, e lodh a e mërzit shumë. E vdiqën në dru. E vdiqën fëmijët.
  • O rashë o vdiqa shih te BIE I. I ka vdekur mendja mospër. s'është në rregull nga mendtë, mendon e flet gjëra të kota a pa vlerë, ka rrjedhur fare. I ka vdekur nëna diçkaje thjeshtligj. shih te NËN/Ë,~A. I ka vdekur ora dikujt a diçkaje shih tek OR/Ë,~A II.