(Translated by https://www.hiragana.jp/)
Selefi.org - Bazat Themelore të Teuhidit, Fik’hut dhe Akides
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20071016063341/http://www.selefi.org:80/Artikujt/akide/Bazat%20Themelore%20te%20Teuhijdit.html
Selefi.org

Bazat Themelore të Teuhidit, Fik’hut dhe Akides

 

Hyrje


I falenderuar qoftë Allahu me shumë falenderime të dëlira dhe të larta. Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. E më pas:

Allahu thotë në Librin e Tij të Mrekullueshëm: “Apo ishit ju dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja? Kur ai u tha bijve të tij: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” E ata i thanë: “Ne do të adhurojmë AIlahun tënd (atë që adhuron ti, Allahun të vetëm), të Adhuruarin e baballarëve (paraardhërsve të tu), të Ibrahimit, të Ismailit, të Is`hakut, Një të Adhuruar (Ilah), Një e të Vetëm dhe vetëm Atij i nënshtrohemi si Muslimanë në Islam.” [Bekare, 133]


Dhe në një hadith të saktë (sahih), Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka transmetuar: “Isha një ditë mbas Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) kur ai më tha:

“O djalosh! Po të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë ty. Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë para teje. Nëse kërkon diçka, atëherë kërkoja Allahut. Dhe nëse kërkon ndihmë nga dikush, atëherë kërkoji ndihmë Allahut. Dhe dije se sikur të mbildheshin të gjithë njerëzit e botës për të të bërë diçka të mirë, ata kurrë nuk do të kishin mundësi për të bërë mirë përveç asaj që ka caktuar Allahu për ty. Dhe sikur ata të mblidheshin për të të dëmtuar me diçka, atëherë ata nuk do të mund të të dëmtonin përveç se me atë që ka caktuar Allahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”

Ky ajet dhe hadithi (që janë përmendur më lartë) dhe ata që janë të ngjashëm me këta të dy shërbejnë si themel për mësimin e fëmijëve me fjalë të thella rreth temës së Teuhidit të Allahut dhe mësimin e adhurimit të Tij, ruajtjen e kufijve që ka vendosur Ai, mbështetjen tek Ai dhe të qënit gjithmonë në dijeni se Ai na vëzhgon vazhdimisht si dhe besimin e Kaderit (Caktimit Hyjnor) – çdo gjë e mirë apo e keqe që vjen prej tij. Kjo është rruga e saktë fetare e edukimit nëpërmjet së cilës shpresohet se ai që i përmbahet asaj ka për t’u bërë një nga robërit më të mirë të Allahut. E gjithë kjo më shtyu që të shkruaj këto fjalë të shkurtra e të përmbledhura për fëmijët e mi – Allahu i përmirësoftë ata dhe sjelltë përmirësim nëpërmjet tyre – rreth bazave themelore të Teuhidit, Akides dhe Fik’hut duke iu bashkangjitur argumentet e tyre nga Kur'ani dhe Suneti. Shpresoj se Allahu do t’u bëjë dobi atyre si dhe të gjithë fëmijëve Muslimanë nëpërmjet këtij libri dhe tek Allahu është i gjithë suksesi.

Shkruajtur nga:
Ebu Abdi-Rrahman Jahja bin Ali el-Haxhuri
Rexheb, 1425H
Burimi: al-Ibaanah.com
Përktheu:Alban Malaj

Lexo më tepër:

Bazat Themelore të Teuhijdit.pdf