(Translated by https://www.hiragana.jp/)
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20080302082317/http://artikuj.4t.com:80/12l_teuhidit_k1.htm
Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Libri i Teuhidit, Hyrja dhe Kaptina: 1
Hutbe Tema Lajme Ajete Hadithe Dua Tekbire Poezi Ilahije Foto Video

Libri i teuhidit

Për Teuhid


Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti. (Dharijat 56-58)

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Që menquria e Allahut (svt) prapa të krijuarit e xhinve dhe të njerzëve është, që ata ta adhurojnë Atë Të Vetmin.

2.Vërtetim për prezencën e xhinëve.

3.Pavarsia e plot e Allahut nga krijesat e Tij.

4.Që burimi i gjithë furnizimit është Allahu, por robi është i urdhëruar që ti bëjë të gjitha në fuqin e tij që ta arrij nevojen e tij.

5. Vërtetimi i dy emrave të Allahut:Ar-Razzaak (Gjithfurnizues), Al-Matiin (I Zoti i Fuqis)

Allahu (svt), thotë:

Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu Tagutave 1 Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve? (Nahl 36)

Dhe kushdo që udhëton nëpër tokë, duke marrë mësim prej asaj, do të sheh argumentet e Denimit të Allahut ndaj disa prej tyre që me kokfotësi e refuzuan Udhëzimin e Allahut dhe të Derguarve të Tij, siq jan Adi, Themudi 2 dhe Faraoni 3

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Fakti se njerzimi nuk është lënë anash dhe të lihet pa udhëzim.

2.Përgjithshmëria e Shpalljes (Porosis) te të gjith popujt, dhe fakti se gjdo Porosi e ardhur prej gjndonjërit prej të Derguarëvë të ri e ka abroguar atë të Të Derguarëve të mëparshëm.

3.Dhe se misioni i Të Derguarve ka qenë që të ju bëjnë thirrje njerëzve që ta adhurojn Allahun (svt) dhe ti refuzojn Tagutat.

4.Dhe se Suksesi i Udhëzimit është nëpërmjet Allahut, Të Vetmit.

5.Fakti se Allahu ka caktu diqka për një person nuk është e domosdoshme që Allahu ta pëlqej atë.

6.Dëshira për të udhëtuar nëpër botë, me qëllim që të marrish mësim nga shembulli i popujve të lashtë, që Allahu i ka shkatrru për shkak të mosbesimit të tyre.

Allahu (svt), thotë:

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".(Isra 23-24)

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Obligimi për ta adhuruar Allahun (svt) Të Vetmin.

2.Obligimi për mbi gjdo musliman që të ketë nderim fëmiju (ndaj prindërve) dhe ti kushtohet që të dy prindërve.

3.Përgjegjesi e komunitetit nga e gjithë shoqëria e Muslimanve që të ia sigurojn prindërve të drejtat për mbi pasardhësit e tyre.

Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. (Nisa 36)

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Obligimi për ta adhuruar Allahun (svt),Të Vetmin.

2.Obligimi për nderim fëmiju dhe ndëgjueshmëri- përderisa nuk qonë kah mosnënshtrimi ndaj Allahut (svt) dhe ndaj Pejgamberit të Tij (saas) dhe as që të lëndohet ai që është urdhëru (në ajet), se i Derguari i Allahut (saas) ka thënë:”Mos i lëndo të tjerët dhe mos iu hakmerr (kur dëmtimi të bëhet ty).”4

3.Obligimi legal për furnizimin e të afërmve simbas afërsis farefisnore.(familjare)

4.Detyra për sjellje të mirë ndaj jetimve që i ke nën kujdes, që ti rritësh dhe të investosh pasurin e tyre.

5.Virtyti i butësis për të varfërit dhe për nevojtarët- dhe llojet e butësis janë të shumënumërta.

6.Oblgimi që ti jipet e drejta fqijut.

7.Të nxiturit për të ndihmuar shokun tënd kur kërkohet ndihma, qoft ai udhëtar, apo vendqëndrues.

8.Detyra për ta ndihmuar udhëtarin e humbur.

9.Obligimi për butësi ndaj robit.

10.Ndalimi i krenimit dhe lavdrimit.

11.Vërtetimi i atributit të Allahut për Dashuri.

Shënim:-Fqiu bie në tri kategori:

1.I pari i ka tri të drejta: (i) E drejta e muslimanit ndaj vëllaut të tij, (ii) E drejta farefisnore, (iii) E drejta e fqiut vendqëndrues.

2.I dyti i ka dy të drejta: (i) E drejta e muslimanit ndaj vëllaut të tij, (ii) e drejta e fqiut vendqëndrues.

3.E drejta ë fqiut vendqëndrues vetëm-dhimi 5

Thuaj(o, Muhamed a.s.): "Ejani t'ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve (prstitucion etj.) të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend (ne pajtim me sheriatin Islam). Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.(En`am 151)

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Që shirku 6 është prej xhunaheve më të mëdhaja dhe asnjë vepër nuk pranohet nga Allahu (svt) nëse përmban shirk në vete, dhe për shkak të rëndësis së tij, Allahu (svt) e ka cekë më së pari.

2.Obligimi që fëmijët të nderojn me devotshmëri prindërit.

3.Ndalimi që të mbyten fëmijët tuaj -dhe kjo përfshin abortimin nëse bëhet pas 40 ditëve prej fillimit të shtatzanis.7

4.Që Allahu (svt) ka marr përgjegjësi që ta furnizoj gjithë njerzimin.

5.Tentimi për të penguar shtatzanin prej frikës nga varfëria është një prej veprave të kohës së xhahiljetit (injorancës).

6.Ndalimi për të bërë mëkate të paturpshme, siq është zinaja (prostitucion) dhe të gjitha që të qojnë tek ato (takime,kalime etj.)

7.Ndalimi që të mbytet gjdo person që është bërë haram nga Allahu (svt), përveq qka është e ligjëshme.

8.Allahu (svt) nuk e ka definu këtu se qka është e ligjëshme, por Pejgamberi (saas) ka cekë diqka për këtë në hadith të vërtet, për zina pas nderit, kufër pas besimit dhe marrjen e jetës për jetë.8

Lidhshmëria e ajetit me qështjen e Tevhidit

Ajeti jep vërejtje kundër shirkut të gjdo forme.

Transmetohet nga Muadh Ibn Xhabal (ra) Qoft Allahu i kënaqur me atë, që ai ka thënë: ”Isha duke kaluru prapa Pejgamberit (saas) në gomar kur ai me tha mua: ”O, Muadh! A e din se qka është e drejta e Allahut (svt) ndaj robit të Tij dhe qka është e drejta e robëve ndaj Allahu (svt)?” Unë thash: ”Allahu (svt) dhe i Dërduari i Tij e din më së mirti. ”Ai (saas) tha: ”E drejta e Allahu (svt) ndaj robëve të Tij është që ata ta adhurojn Atë dhe mos të shoqërojn asgjë me Atë; dhe e drejta e robëve ndaj Allahut (svt) është që ata që nuk shoqërojn askënd me Atë të mos dënohen.” Unë thash: ”O, i Dërguari i Allahut (svt)! A mos duhet që ti njoftoj njerzit (për këtë)?” Ai (saas) tha: ”Mos i njofto ata, me që rast ata do të mbështetën në atë.” (Nga Buhariu dhe Muslimi)

Muadh Ibn Xhabal (ra) na informon se një ditë ai ishte duke kalëru prapa Pejgamerit në gomar, dhe ai dëshiroj që ti bëjë mirë me përgjegjen e disa pytjeve të veqanta: Në mënyr që ta bëjë këtë, ai vendosi që ta pyes Muadhin disa pyetje retorike për ta nxitur kuriozitetin e tij. Muadhi nuk rrezikoj me mendime në atë qështje në të cilën nuk kishte dije, dhe pra ju përgjigj se Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së mirti. Pra Pejgameri i spjegoi dy të Vërteta të rëndësishme: Obligimin që Allahu e ka vu ndaj robëve të Tij, dhe Bujarin dhe Mirësin që e ka bërë detyrë ndaj Vetvetës. Dhe për arsye se Muadhi ishte shumë i kujdesëshëm për mirëqenjën dhe lumturin e Muslimanëve, ai kërkoi lejen e Pejgamberit që ti informoi ata për këtë lajmë të mirë, por Pejgamberi e refuzoj kërkesën e tij se kishte frik se Muslimanët do të mbështetën në këtë premtim dhe do të ndalen prej garimit me njëri tjetërin në vepra të mira që i shlyen veprat e këqija dhe i ngrit ata në pozit. Sidoqoft, eventualisht, Muadhi i informoi ata për këtë, prej frikës se mos po fsheh diqka prej Udhëzimit prej tyre edhe pse arsyeja e vërejtjes së Pejgamberit ndaj popullit të tij që të mos mbështetën përmbi këto fjalë është i qartë.

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Lejushmëria që të kalërosh prapa dikujt, nëse nuk e ngarkon për se tëpërmi shtazën për kalërim.

2.Butësia e Pejgamerit në ndarjen e gomarit me tjetërin.

3.Dhë që djersa e gomarit nuk është papastërti.

4.Virtyti i Muadh Ibn Xhabalit (ra).

5. Që të pyesësh në mënyrë retorike është mënyrë Islamike e mësimit.

6. Ndalimi i njeriut që të rrezikoj në diskutimin e qështjeve në të cilat nuk ka dije.

7. Që obligimi i robit ndaj Allahut është që ta adhuroj Atë të Vetmin.

8. Që ai që vdes duke besu dhe praktiku Tevhidin është i shpëtuar prej dënimit të Zjarrit të xhehenemit përderisa nuk bënë ndonjë prej mëkateve të mëdha që do ta bëjë atë që të dënohet në Zjarr.

9. Sidoqoft është cekë në hadith të vërtet se Pejgameri ka thënë: ”Kushdo që e fsheh diturin, Allahu do ta bëjë të vesh rroba të zjarrit në Ditën e Ringjalljes,”9 këtu nuk ka kundërthënje, sepse ndalimi në fshehjen e dituris në hadithin e më sipërm është i përgjithshëm ndërsa hadithi i parë përmban lejime të të ndaluarit në rrethana të veqanta: E lejon që të fshehet dituria nëse egziston frika se me tregimin e saj do të shkaktoj fitne (qrregullim) ose do të shkaktoj grindje në komunitetin Musliman.

Rëndësia e Tevhidit dhe qfar mëkate largon ai

Allahu, thotë:

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.(En`am 82)

Të mirat që rrjedhin prej këtij Ajeti

1.Kur besimi të përzihet me shirk nuk ka asnjë vlerë.

2. Shirku referohet si zullum (bërje keq, ti bësh shok Allahut etj.) nga Allahu.

3.Kushdo që nuk e ngatrron besimin e tij me shirk i premtohet shpëtim prej dënimit të botës tjetër.

Lidhshmëria e ajetit me qështjen e Tevhidit

Se ajeti vërteton se kushdo që vdes duke praktikuar Tevhidin, duke ju kthyer Allahut me pendim prej mëkateve të mëdha që i ka bërë, do të jetë i shpëtuar prej dënimit me zjarr; dhe kushdo që vdes duke praktiku Tevhidin, duke qenë se ka bërë mëkate të mëdha dhe nuk është pendu, do të jetë i shpëtuar nga të qëndruarit e përjetshëm në Zjarr (sidoqoft ai ka mundësi të dënohet aty, ose të jetë i falur ashtu si Allahu Dëshiron).

Transmetohet nga Ubadah Ibn As-Sami (ra) që ai ka thënë: ”I Dërguari i Allahut ka thënë;

”Kushdo që dëshmon se askush nuk meriton të adhurohet përveq Allahut (svt), Të Vetemit, pa shokë, dhe që Muhamedi është robi i Tij dhe I Derguar dhe që Isa (as) është rob i Tij dhe I Dërguar, dhe Fjala e Tij që është miratu ndaj Merjemit, dhe një Shpirt (i krijuar) nga Ai, dhe që Xheneti dhe Xhehenemi janë realitet, Allahu do ta pranoj atë në Xhenet, qkado që të kenë qenë veprat e tij.”(Buhari)

Ky hadith na tregon se kushdo që e shqipton shehadetin 10 duke e kuptu domethënjen e tij dhe të vepruarit simbas tij në adhurimin e vet, pranimin e të besuarit të tij në statutin e Muhamedit si rob dhe i Dërguar i Allahut dhe gjithashtu të besosh në statutin e Isait si rob dhe i Dërguar i Allahut dhe që është kriju nga Fjala e Allahut: ”Bëhu!” nga Merjemi (as) dhe Ai e mbrojti prej thënjeve kundër saj nga Jehudit e ligë, të pranosh besimin tëndë në Xhenet për besimtarët dhe Xhehenemin për pabesimtarët, dhe ai që vëdes në këtë gjendje do të hyj në Xhenet, përkundër veprave të tij.

Të mirat që rrjedhin nga ky hadith

1 Që shehadeti i Muslimanit është thelb i fesë.

2.Dhe shehadeti nuk vlen përveq nga ai që e kupton domethënjën e tij dhe të veproj simbas tij (shehadetit)

3.Të cekurit së bashku e shkallës së Pejgamerve si rob dhe të Dërguar është refuzim ndaj atyre që e teprojn me pohimet e tyre për Muhamedin .11

4.Vërtetimi i shkallës së Isait (as) si rob i Allahut dhe i Dërguar, dhe kjo është kundërshtim ndaj krishterve që pohojn se Isa (as) është zot.

5.Vërtetimi i atributit të Allahut e të Folurit.

6.Që Isa (as) është kriju nga Merjemi me Fjalën e Tij: ”Bëhu!” pa babë, dhe ky është refuzim kundër thënjeve të Jehudive, që e akuzojn Merjemin për mëkat të zinas.

8.Vërtetim për egzistencën e Xhenetit dhe Xhehenemit.

9.Dhe që Muslimani gjunahqar (mëkatar) nuk do të qëndroj në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë.

Itban (ra) transmeton se Pejgameri ka thënë:

”Në të vërtet, Allahu e ka ndalu prej Xhehenemit një person që dëshmon që askush nuk meriton të adhurohet përveq Allahut, duke mos kërku asgjë me atë përveq Fytyrës së Allahut.”(Buhariu dhe Muslimi)

Ky Hadith na informon se Allahu, do ti shpëton prej dënimit të zjarrit të Xhehenemit të gjithë ata që dëshmojn Njësin e Tij dhe veprojn në pajtim me të (shehadet), duke mos pas për qëllim përveq që ti afrohen Allahut, pa rrija 12 dhe pa sum`ah 13

Të mirat që rrjedhin nga ky hadith

1.Askush që beson sinqerisht në Njësin e Allahut nuk do të hyj në Xhehenem.

2.Që fjalët dhe veprat nuk vlejn po të mos kesh qëllimin që të jesh më afër Allahut.

3.Vërtetimi i Atributit të Allahut të Fytyrës.

Transmetohet nga Abu Said Al-Khudri (ra) prej të Derguarit të Allahut që ai ka thënë: ”Musa tha: ”O, Rabb (Zot)! Më mëso diqka me të cilën do të përkujtoj Ty dhe të bëjë dua Ty” Allahu Tha: ”Thuaj, o, Musa: ”La ilahe ilAllah. 14”Musai tha: ”O, Rab! Të gjith robët e Tu e thonë atë. ”Allahu i tha: ”O, Musa! Edhe nëse shtat qiejt dhe e gjithë ajo që përmbajn përveq Meje 15 dhe gjithashtu shtat tokat, të gjitha veri në një anë të peshojes dhe La ilahe ilAllah vendose në anën tjetër, e fundit (pra La ilahe ilAllah ) është më e rëndë se ato.”16

Të mirat që rrjedhin nga ky hadith

1.Që është e lejuar që ti lutesh Allahut për diqka të veqant për veten tuaj.

2. Që Pejgamberët nuk kan dije për tjetër përveq qka Allahu i ka informu ata.

3.Vërtetimi i Atributit të Allahut i të Folurit.

4.Evidenc se qiejt përmbajn banorë.

5. Fakti se shtat tokat janë, sikurse shtat qiejt, të banuara.

6. Argument për dallimin e disa veprave ndaj të tjerave.

7. Dhe që Hadithi qart tregon për vlerën dhe madhështin e La ilahe ilAllah.

Transmetohet që Anasi (ra) ka thënë: ”E kam ndëgju të Derguarin e Allahut duke thënë: ”Allahu, Tha: ”O, bir i Ademit (as)! Po të vijsh te Unë me tërë botën të mbushur me gjunahe, dhe të më takosh Mua pa më bërë shokë me ndonjë gjë, Unë do të vij te ti me të njëjtën sasi të faljes.”17

Allahu na informon ne këtë hadith Kudësi18 se kushdo që vdes , sinqerisht duke besuar në Njësin e Allahut duke i refuzuar të gjitha mënyrat e Shirkut, Allahu do të ia zavendësoj veprat e këqija me të mira, edhe nëse mëkatet e tij e mbushin tokën apo gati e mbushin.

Të mirat që rrjedhin nga ky hadith

1.Vërtetimi i Atributit të Allahut i të Folurit.

2.Fakt për gjersin e Gjenerozitetit dhe Mëshirës së Allahut.

3.Që të vdesish në gjendje duke besu në Njësin e Allahut është kushtë për të fituar Faljen e Allahut; dhe kjo qështje kërkon sqarim:

a. Kushdo që ka vdek në Shirk Ekber,19 do të jetoj në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë.

b. Kushdo që ka vdek, duke refuzuar që të dyjat Shirk Ekber dhe Shirk Esger,20 do të jetojë në Xhenet përgjithmonë.

c. Kushdo që vdes pa bërë Shirk Ekber, por ka qenë fajtor për një sasi të vogël të Shirkut Esger, nëse veprat e mira vien më rëndë se mëkatet e tij, do të hyj në Xhenet.

d. Kushdo që ka vdek pa bërë Shirk të Madh, por ka qenë fajtor për një sasi të vogël të Shirkut të Vogël, nëse mëkatet janë më të rënda se sa veprat e mira, do të hyjn në Zjarr, por nuk do të qëndroj aty përgjithmonë.

Shënime

1.Tagut: Gjdo gjë që adhurohet ose ti bindesh në kundërshtim me bindshmërin ndaj Allahut (svt) dhe Të Derguarit të Tij (saas). Ka shum lloje të Tagutave: Udhëheqësi i tyre është Iblisi (djalli)-Mallkimi i Allahut qoft përmbi të-dhe të gjith ata që e ndryshojn gjykimin e Allahut (svt); dhe të gjith ata që gjykojnë me diq tjetër përveq asaj që Allahu (svt) e ka shpall; dhe të gjith ata që bëjnë thirrje të adhurohet dikush tjetër pran Allahut (svt); dhe të gjithë ata që adhurohen me Allahun (svt) dhe janë të kënaqur me atë adhurim (pra që po adhurohen nga tjerët)!"

2.Adi dhe Themudi: Bashkësi të lashta, që Allahu (svt) i ka shkatrru, për shkak të kufrit të tyre dhe për refuzimin e të Derguarve.

3.Firaun: Faraoni.

4.Transmetohet nga Ahmedi dhe Ibni Maxhe

5.Dhimi: Jo musliman që jeton nën mbrojtjen e Shtetit Musliman.

6.Shirk: Ti shoqërosh diqka me Allahun (svt).

7.Kjo nuk domethënë se abortimi para 40 ditëvë është i lejuar, por që para 40 ditëve nuk konsiderohet si vrasje, por përsëri është e ndaluar, përveq nëse i kanoset rreziku për jetë nënës.

8.Transmetohet nga Abu Davudi-Rëndësia e këtij hadithi është se nuk është e lejuar të mirret jeta e muslimanit përveq për tri raste(i) Për Prostitucion,(ii) Për Hereti (lanjen e fesë) dhe (iii) Për Vrasje.(Por gjithashtu në këtë hadith nuk cekën të gjitha rastet në të cilat është e lejuara që të mirret jeta simbas Sheriatit-Ligjit të Allahu)

9.Transmetohet nga Abu Davud.

10.Shehadeti: Dëshmia që bëhet nga gjdo musliman: Që askush ska drejt të adhurohet përveq Allahut (svt) dhe që Muhamedi është i Derguar i Tij.

11.Siq janë devijuesit Breilavis të kontinentit të Indis që e kanë ngrit në shkall të zotit- Allahu (svt) na ruajt nga kjo!

12.Rija : Shirk i vogël: Të bësh vepra të mira në mënyrë që të tjerët të shohin.

13. Sum`ah: Të bësh vepra të mira që të fitosh emër të mirë.

14.La ilahe ilAllah: Askush nuk meriton të adhurohet përveq Allahut (svt).

15.Kjo nuk duhet të kuptohet se Allahu (svt) bënë pjesë në krijesat e Tij, ku Allahu (svt) e ka cekë në shumë vende në Kuran se Ai është përmbi krijesat e Tij.

16.Transmetohet nga Ibn Hiban dhe Al-Hakim, që e ka deklaru si të vërtet.

17. Transmetohet nga Tirmidhiu, që e ka deklaru si të vërtet.

18.Hadith Kudsi: Hadith në të cilin Pejgameri thotë: ” Allahu (svt) ka thënë…”

19.Shirk Ekber: Shirk i madh.

20.Shirk Esger: Shirk i vogël.


sheh: Muhamed Abdulvehab rrahimullah



Libri i Teuhdit, Kaptina: 1

Kushdo që e përmbush kërkesën e Teuhidit Do Të Hyjë Në Xhenet Pa Llogari

Allahu, thotë:

"Vërtet, Ibrahimi ka qenë Umet [lider, i mirë dhe i drejt] i ndëgjueshëm ndaj Allahut,Hanifen [nuk e ka adhuru askend përveq Allahut], dhe nuk ka qenë nga idhujtarët." (Kur'an 16:120)


Allahu, na informon në ajetin e Tij se Lajmëruesi i Tij, Ibrahimi (a.s.) ka qenë udhëheqës në fe, mësues i së mirës, gjdoherë i butë dhe i dëgjueshëm ndaj Rabit (Zotit) të tij; dhe e ka refuzuar Shirkun (idhujtarin), në të gjitha manifestimet (format) dhe i është përkushtuar adhurimit ndaj Allahut, Të Vetmit, duke mos rënë në Shirk, qoft në fjalë, vepra apo besim.


Të mirat që rrjedhin nga ky ajet


1.Se Teuhidi është baza e tërë fesë.
2.Të obliguarit në pasimin e Ibrahimit, duke adhuruar Allahun sinqerisht ,Të Vetmin.
3.Eshtë obligim për daiun (davetxhiun) 1 që të jetë shembull i mirë për njerëzit në të gjitha ato që i bënë.
4.Natyra e pandryshuar e adhurimit të vërtet siq është pa në shembullin e Pejgamberve.
5.Teuhidi nuk është i pranueshëm nëse nuk e refuzon Shirkun.
6.Refuzimi i pohimeve të Kurejshëve në ditët e xhahiljetit se praktikimi i Shirkut të tyre ka qenë të pasuarit e fesë së Ibrahimit.


Lidhshmëria e këtij ajeti me temën e Teuhidit


Se ajeti vërteton se kushdo që është shëmbëlltyr e këtyre katër karakteristikave, e ka fitu të drejtën për Xhenet, sikurse që ka bërë Ibrahimi (as), pa llogari apo pa dënim.
Allahu, thot:


"Dhe ata që jetojn në frikrespekt ndaj Rabbit (Zotit) të tyre; Dhe ata të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,Dhe ata, të cilët nuk i bashkangjesin askend [në adhurim] si shok me Zotin e tyre,dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) atë qe e japin me zemrat e tyre plot frikë [se a u është pranuar apo jo sadakaja] sepse ata janë të sigurt se do të kthehen te Zoti i tyre"(Kur'an 23:57-60)


Në këtë ajet, Allahu, i përshkruan Besimtarët me katër atributet e tyre për të cilat meritojn lavdrim dhe rekomendim: Kanë frikë për dënimin e Rabit të tyre, ata besojn në Shenjat e shpallura të Allahut dhe Shenjat e Tij Natyrale (planetet, yjet, stinët, shtazët, zogjët, pemët etj.) që vërtetojn për egzistimin e Tij dhe vërtetësia e Porosis së Muhamedit a.s., dhe ata janë të udhëzuar nga këto Shenja dhe nuk i bëjnë shok Allahut, qoft ajo haptazi, apo fshehurazi; dhe për shkak të besimit të tyre të fortë, kanë frikë se Allahu nuk do të ia pranoj sadakan dhe veprat e mira të tyre; dhe Allahu dëshmon për garimi e tyre ndërmjet veti në kryerjen e veprave të mira, dhe Ai na informon neve se ata i tejkalojn të tjerët duke vepruar ashtu.


Të mirat që rrjedhin nga ky ajet


1. Obligimi për frikë ndaj Allahut.
2. Obligimi për të besuar në shenjat e Allahut.
3. Të ndaluarit e shirkut në të gjitha manifestimet e tij.
4. Merakosja e Besimtarëve se a do të ju pranohen apo jo veprat e tyre.
5.Preferimi për të bërë gara me të tjerët në kryerjën e veprave të mira.


Lidhshmëria e këtij ajeti me temën e Teuhidit


Ajeti vërteton se kushdo që posedon këto katër atribute dhe e pastron vetën nga Shirku i cili i zhduk veprat e mira, do të ketë të drejt të hyjë në Xhenet pa llogari dhe pa dënim për arsye se ai ka arritur Teuhidin më të pastër dhe ky është shpërblimi i tij.
Eshtë transmetuar në autoritet të Husain Ibn `Abdul-Rahmaan se ai ka thënë: "Unë isha me Sa`id Ibn Xhubeirin dhe ai pyeti: "Kush nga ju pa mbrëm yllin godites?" Unë u përgjigja: "Unë e pash atë, dhe i sqarova atij se une nuk isha në namaz, sepse isha therrur (nga skorpioni). Ai pyeti: "Atëherë qbëre ti?" "Unë përdora rukja,"2 ju përgjigja. Ai tha: "Qka të bëri që ta bësh atë?" Unë u përgjigja: "Kam ndëgjuar një hadith prej Ash-Sh`abi." Ai pyeti: "Qfar të tregoi ai ty?" Unë thashë: "Ai transmetoi nga Buraidah Al-Husajibi, që tha se rukja nuk është e lejuar përveq se në dy raste: "Al-`ain 3 dhe kafshime."Ai tha: "Ai që e kufizon vetën se qka ka ndëgjuar, ka bërë mirë; por Ibn Abazi (ra) na ka raportuar neve se Pejgameri a.s. ka thënë: "Të gjithë popujt janë bërë që të kalojn pran meje, dhe unë pash një Pejgamber a.s. me një grup të vogël, dhe Pejgamber a.s. me një apo dy njerëz, dhe Pejgamber a.s. me askend.Pastaj më është treguar një numër i madhë i njerëzve për të cilin mendova se është Umeti 4 im, por më është thënë mua: "Ky është Musa (a.s.) dhe populli i tij."Më pastaj unë shikova dhe pash një grumbull të madhë për të cilin më është thënë:"Këta janë populli yt:Në mesin e tyre janë shtatdhjetmijë që do të hyjn në Xhenet pa llogari apo pa u dënuar."Pastaj ai a.s. u ngrit dhe vajti te shtëpia e tij, dhe njerëzit filluan të diskutojn se kush munden me qenë: Disa prej tyre thanë: "Ndoshta janë Shokët e Lajmëtarit të Alllahut a.s. ; të tjerët thanë: "Ndoshta janë ata që kanë lindë në Islam dhe nuk i kanë bërë shok Allahut asnjëherë.Derisa ata ishin duke biseduar për këtë, Lajmëtari i Alllahut a.s. dual dhe e iformuan atë (për qka kishin biseduar). Ai tha: "Ata janë të cilët nuk mjekojn veten e tyre me rukja, dhe as që përdorin mjekimin me të djegur, dhe as që besojn në shenja të mira apo të këqija - por mbështetën në besën e Zotit të tyre (Vetëm)."Ukkashah Ibn Mihsan (ra) u ngrit lartë dhe tha:"Lute Allahun për mua që të jem njëri prej tyre.: Ai tha:"Ti je njëri prej tyre." Pastaj një njeri tjetër u ngrit dhe tha: "Lute Allahun për mua që unë (gjithashtu) të jem njëri prej tyre." Ai a.s. tha:" Ukkashah ta ka kaluar ty." (Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi)


Husain Ibn `Abdul-Rahman (ra) na informon neve për një diskutim që kishte ndodhur ndërmjet atij dhe nje Tabi`init 5, Sa'id Ibn Xhubairit, në lidhje me përdorimin e rukjas, në bazë të faktit se Husainin e kishte kafshuar nje skorpion, ku ai ju kthy rukjas, në bazë të Sunetit, 6.


Kur Saidi e pyeti atë për fakt për atë, ai e informoi atë për një Hadith të Ash-Sha`bit që e lejon përdorimin e rukjas për mjekim të al-ain dhe kafshimit. Saidi e lavderoi atë për zbatimin e hadithit, por i tregoi një Hadith që flet për refuzimin e rukjes - Hadithin e Ibni Abazit (ra) që gjithashtu cekë djegëjen dhe besimin në shenja (fat), dhe kërkon nga ne që të kemi besim të plot në Allahun, dhe të mbështetetmi në Atë, Vetëm; dhe thotë se kur Ukkashah (ra) kërkoi nga Pejgamberi a.s. që ta lus Allahun që ta bëjë atë njërin prej atyre shtatdhjetmijëve që do të hyjn në Xhenet pa llogari dhe pa u dënuar, Ai a.s. e informoi atë se ai është njëri prej tyre, por kur një njeri tjetër bëri të njëjtën kërkes, Lajmëtari i Allahut butësish, por vendosmërisht mbylli derën e kërkesave të mëtutjeshme duke thënë:" Ukkashah (ra) ta ka kaluar ty."


Të mirat që rrjedhin nga ky hadith


1.Që Selefët7 e kanë pas zakon që të largohen nga rija dhe gjdo gjë që qon kah ajo.
2.Të obliguarit për të pyetur për fakte para se të pranosh diqka në fe.
3.Lejushmëria e përdorimit të rukjas për al -ain dhe për të kafshuarit, me kusht që rukja të jetë nga llojet zbatuar me Sheriat 8 -nga Kurani dhe duat e vërteta të Pejgamberit a.s në gjuhën Arabe.
4. Dituria e thellë e Selefëve.
5. Të vepruarit në pajtueshmëri me Kuranin dhe Sunetin vije para të gjitha opinioneve.
6. Virtyti i Selefëve dhe sjellja e mirë e tyre dhe butësia gjatë dhënjes së dituris Islame.
7. Dallimi në numrin e pasuesve të një Pejgameri ndaj tjetrit, dhe që disa Pejgamer nuk kanë pasues fare.
8. Numri i pasuesve që një person mund ti ket nuk është e domosdoshme të kuptohet vërtetësia apo gënjeshtria e porosis.
9. Virtyti i Musait (a.s.) dhe popullit të tije.
10. Epërsia e Umetit të Muhamedit a.s. në krahasim me popujt tjerë.
11.Dashuria e Sahabëve për të gjitha veprat e mira.
12. Lejushmëria e pjesmarrjes në debate në qështje fetare.
13. Kushdo që i posedon katër atributet e cekura në Hadith, e ka përsosur Teuhidin dhe do të hyjë në Xhenet.
14. Lejueshmëria e të kërkuarit ndaj personit të vyrtytëshëm që ta lus Allahun për neve.
15. Se nuk ka kundërthënje ndërmjet Hadithit të Ash-Sha`bit - i cili lejon rukjan kur kushtet e pranimit të saja përmbushen - dhe Hadithit te Ibni Abazit (ra) - i cili ndalon rukjan kur ato kushte nuk përmbushen.
Lidhshmëria e këtij Hadithi në lidhje me Temën e Teuhidit
Kushdo që i posedon katër atributet e cekura në Hadith, e ka përsosur Teuhidin dhe do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari apo pa u denuar.


Shënime


1. Daija: Ai që i thirr njerëzit për në Islam.
2. Rukja: Të recitosh pjes nga Kur`ani (p.sh. Kuran Al-Fatiha), ose ta lutësh Allahun (svt), duke përdorur fjal të përshkruara nga lajmëtari i Allahut a.s. në Hadith të vërtet, në mënyrë që të lirohesh nga smundja.
3.Al-'ain: Syri i keq.
4.Umeti: Komuniteti
5. Taabi'i: Muslimani i cili i ka takuar dhe ka raportuar nga një apo më shumë Shokë të Pejgamerit a.s.
6. Sunet: Fjalët dhe veprat e Pejgamerit a.s. dhe atyre që ai i ka pëlqyer.
7.Selef: Gjeneratë ë më herëshme e devotëshme e Muslimanëve.
8. Shariati: Ligji Islamik.

nga : Sheik Muhamed Abdulvehabi

dhe inshAllah do të përkthejm edhe kaptinat tjera