Departamenti “Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural”,
është një departament unik në arsimin e lartë në Shqipëri me programe studimi
që i paraprijnë zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Ai ofron programe dhe
kryen kërkim shkencor në fusha si Politikat agrare dhe të zhvillimit rural, në
ekonomiksin e aplikuar në bujqësi, në administrimin e burimeve natyrore dhe
ambjentit, në administrimin e territoreve rurale etj. Ky departament ka
programe studimi në nivelin e parë të studimeve Bachelor, në nivelin e dytë të
studimeve në master dhe në nivelin e tretë të studimeve në Master Ekzekutiv.
Departamenti përbëhet nga një staf akademik prej 19
profesorësh, lektorësh dhe asistent lektorësh midis personaliteteve më në zë në
këto fusha në nivel kombëtar me një eksperiencë të gjerë në fushën e
mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
1.
Programet e ciklit të parë Bachelor
Programet e studimeve të ciklit
të parë “Ekonomi dhe Politikat e zhvillimit rural” si edhe
“Ekonomiksi i Aplikuar” synojnë pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, mbi
metodat dhe parimet e shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të
veçanta në:
·
fushën
e ekonomisë lokale në zonat rurale,
·
politikave
publike dhe hartimit të tyre,
·
strategjitë ekonomike të zhvillimit të zonave rurale dhe rajonale ne nivel mikro dhe makro ekonomike etj.
Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180
kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja e tyre është 3 vite akademike.
Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor” përkatësisht në “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural” si edhe “Ekonomiksi i Aplikuar”.
2.
Programet
e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”
Programi e studimit të ciklit të dytë “Master i shkencave” në “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit të
Qëndrueshëm (Ekonomi Cirkulare)” i pajis të diplomuarit që
zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara teorike dhe
praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor të pavarur në fushat e :
·
ekonomisë së qëndrueshme dhe asaj cirkulare
·
ndërtimit të politikave dhe planeve të zhvillimit rural, lokal dhe rajonal,
·
politikave të burimeve natyrore dhe përdorimit të tyre në nivel optimal,
·
politikave të organizimit të territorit dhe harmonizimit të zhvillimit të integruar lokal etj.
Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 18 kredite për projektin kërkimor (mikrotezën) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Për tu pranuar në këtë cikël studimi në departamentin “Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural”, studentët duhet të kenë dhënë edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të këtij programi të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Ekonomi dhe politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Ekonomi Cirkulare) ”. Ky program studimi ofrohet si diplome dyfishe me Universitetit e Studimeve të Tuscias në Itali, ku ne i japim mundësi studentëve tanë që të zhvillojnë një pjesë të studimeve në universitetin italian dhe të pajisen me diplomë nga të dy universitetet.
3.
Programet
e studimeve “Master Profesional”
Programi i ciklit
të dytë të studimit “Master
profesional” në “Ekonomi dhe Politika Agrare” u ofron të
diplomuarve, me një diplomë universitare “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë
profesional. Programi i studimit “Master profesional” realizohen me 120 kredite
dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Në këtë program studimi
synohet rritja e aftësive praktike të studentëve për të qenë më pranë kërkesave
të tregut të punës, me njohuritë dhe kompetencat e kërkuara. Në përfundim të
këtij cikli studimesh lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në “Ekonomi
dhe Politika agrare”.
4.
Cikli
i tretë
Programet e studimeve të ciklit të tretë
është masteri ekzekutiv në “Planifikim dhe zhvillim ekonomik territorial i
zonave rurale” i cili u hap për herë të parë në vitin akademik 2020-2021, duke e
shndërruar kështu departamentin, një ndër të vetmit që ofron një program të
tillë studimi në të gjithë arsimin e lartë në vend. Ky program i drejtohen
profesionistëve të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre dhe të kontribuojnë
në kërkimin shkencor në fushën e Politikave të zhvillimit rural dhe organizimit
të territorit.
Masteri ekzekutiv “Planifikim dhe zhvillim ekonomik
territorial i zonave rurale” i drejtohet politik bërësve të cilët duan të
rrisin njohuritë e tyre me informacione dhe metodologji të reja ne fushën e
organizimit dhe zhvillimit ekonomik të territoreve. Ky program studimi i
hartuar me mbështetjen e universiteteve evropiane gjermane, franceze, dhe
greke, lider në këto fusha, është një program studimi unik në Shqipëri si për
sa i përket tematikës që ofron ashtu edhe për sa i përket publikut të cilit i
drejtohet. Ky program studimi ka 120 kredite dhe zgjat të paktën 2 vjet. Ne
fund të studimeve jepet Diploma Master Ekzekutiv.
Në studimet e ciklit të tretë të ofruara nga departamenti
i “Ekonomisë dhe politikave të zhvillimit Rural”, do të pranohen kandidatë që
kanë fituar diplomë universitare “Master i Shkencave” dhe që plotësojnë kritere
të tjera të përcaktuara në Rregulloren e programit të studimit.
FUSHAT E KËRKIMIT TE DEPARTAMENTIT
1.
Analiza ekonomike
dhe vlerësimi i impaktit të politikave publike me fokus të veçantë në politikat
e zhvillimit bujqësor dhe rural
2.
Analiza dhe
vleresimi i faktorëve të rritjes së prodhimit bujqësor
3.
Hartimi dhe
propozimi i politikave te zhvillimit bujqësor dhe rural
4.
Vleresimi i
efekteve qe nuk kalojne nga tregu
5.
Vlerësimi i
efektivitetit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së sistemeve dhe teknologjive
bujqësore
6.
Veprimi kolektiv ne
bujqësi
7.
Analiza e filierës
agroushqimore
8.
Të drejtat mbi
burimet lokale, reformat e tyre dhe aksesi sipas ndasive gjinore
9.
Zhvillimi
territorial, ekonomia e territorit dhe produktet e tij
10.
Prognozimi ekonomik
11.
Tregtia ndërkombëtare
dhe integrimi i tregjeve bujqësore
12.
Probleme te
zhvillimit te bashkërenduar të prodhimit dhe infrastrukturave ne bujqësi.
13.
Bujqësia
superintensive si alternative e domosdoshme prodhuese në rajonet e ultësirës
perëndimore të vendit.
14.
Vlerësimi i
efektivitetit të përdorimit të burimeve natyrore dhe të ambjentit
15.
Identifikim dhe
vlerësimi i problemeve social-ekonomike të grupeve vunerabel të shoqërisë
16.
Probleme te
planifikimit hapësinor
17.
Diagnostikimi dhe
analiza e potencialeve të zhvillimit të komuniteteve rurale.
18.
Pengesat dhe
politikat e promovimit të eksporteve të produkteve bujqësore
19.
Probleme të
zhvillimit të tregut të produkteve bujqësore
20.
Analiza e sjelljes
konsumatore
21.
Segmentimi i tregut
të produkteve bujqësore dhe vleresimi i impaktit të politikave të ndryshme të
marketingut
22.
Tregu i tokes,
probleme dhe politika e zhvillimit të tij
23.
Siguria ushqimore
dhe
modelet e konsumit ushqimor
24.
Zhillimi i tregut
të kapitaleve në Shqipëri
25.
Probleme të politikës
monetare dhe fiskale